Biseda fetare-1

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=475 

Shkruan: Hamdi NUHIJU



3



Edhe sikur ti ktheheshim jetës në qenësinë e saj e të kërkonim
pandryshueshmërinë e devotshmërisë mesiguri se do të fitonim fjalën e
cila nuk do të bind as thneglat në sinqeritetin e falsifikuar. Por,
jeta e kalitur dhe e molisur në mesin e shkronjave të cilat shkrihen si
të ishin akullnaja në zenitin e dashurisë harmonizon dëshirën e flakt
për tu lidhur ngusht në karavanin e thirrjes. Këtij karavani i
përgjigjen ndjenjat të cilat ende nuk janë sterilizuar nga stuhitë e
djallit të mallkuar. Por, me përgjigjen e ndjenjave nuk fiton jeta, por
erosi mbyllet në qoshet e të vërtetës dhe kufizohet nga budallakia e
shfrenimi, në natyrshmërinë e njerëzimit. Është normale dhe e natyrshme
që njeriu të jetë i prirur seksualisht drejtë gjinisë së kundërt, por
jo të njejtë. Por, nuk është në natyrshmërinë e tij dhe në normalitetin
e ndjenjave që kjo prirje të mos kufizohet dhe të shfaqet edhe në meset
ku gjendja kritike e shpirtit jehonë në thellësinë e shpirtit. Në
natyrën e njeriut nuk është vjedhja, krimi, dhuna, por në natyrën e tij
është dashuria, lumturia, bukuria, fshehtësia e jetës private!!! E kur
del njeriu prej natyrës së tij të pastërt, harron ndjenjat dhe
Krijuesin e hudhet pas guackave të pafundme të djallit të afatizuar
deri në ditën e llogarisë. Prandaj bota rënkon thellë prej devijimeve
dhe vesveseve të ndryshme të cilat pasqyrojnë anën e kundërt të
realitetit të jetës. Poqese do kuptonim porosinë e Muhammedit a.s. se
feja është këshillë, mesiguri se nuk do të ekzistonte qosh ose model në
rruzullin tokësor i cili nuk do të ishte pjesë e karavanit të mjekëve
musliman që shërojnë rruzullin tokësor prej sëmundjeve të ndryshme
morale dhe të të pavërtetës. Në fakt, e pavërteta i nxitë njerëzit në
këto sëmundje morale të cilat sëmundje janë të përhapura në të katër
anët e rruzullit tokësor dhe po e shfrytëzojnë mendjen e njeriut që të
ngjizet karshi propagandave të djallit të mallkuar.

Njeriu në esencë lind e lirë, ndërsa robërohet e orientohet në drejtime
të cilat i sjellë prindi i tij. Nëse prindi është i krishtër edhe fëmiu
kalon në fenë e tij, nëse prindi është jehud edhe fëmiu bëhet jehud.
Por, është e pamundur që natyra e njeriut e pastërt të njolloset
përgjithmonë dhe të zhdukë qenien e tij si pjesë të urtësisë së
Krijuesit të botëve. Unë nuk e besoj se njerëzit janë të këqij. Të
gjithë njerëzit janë të mirë. Thoshte prof.Sejjid Kutubi. Por, me
rëndësi është se si të arrijmë deri tek mirësia e njerëzve. Kjo mirësi
është e pakushtëzume dhe e lidhur direkt me veten tonë. Nëse nuk e
lidhim veten për mirësinë ne duhet që të zhdukemi nga rrënjët e jetës
sepse nuk kemi çka kërkojmë në rruzullin tokësor si njerëz që bëjmë
krime ndaj vetvetes, shokëve e shoqërisë. Nuk e di a ju kujtohet
qortimi që i bënte nefsit Seid Nursi. Ai i drejtohej nefsit dhe e
qortonte gjithmonë kur kishte nevojë për një gjë të këtillë. Nëse dalim
në gjuetinë e fjalëve mesiguri se do të arrinim edhe në diçka plus
fjalës dhe besës. Por, turbullirat e kohëpaskohshme që gjenerojnë frikë
në sinqeritetin tonë e nxisin dashurinë në molisje vlerash.

Ka thënë Mevlana Xhelaludin Rrumi:” Erdhëm të zhveshur, u veshëm, u
zhveshëm dhe ja shkojmë.”( Bisedë e urtë me Mevlanan, Tetovë,2008 fq.29)



4.



Muhammed Gazali tha:” Liria nga frika është një prej objektivave
kryesore të Islamit, sepse mjedisi ku ekziston një klimë mirëbesimi dhe
mirëkuptimi të ndërsjelltë, është mjedisi në të cilin jeton dhe lulëzon
feja.”( Feja jonë, Tiranë, 2003, fq.66)

Pasi ky qenka objektivi kryesor i cili ngjitet lart si lapidar i
vetmuar i historisë së zhurmshme të njerëzimit, mesiguri se pjesë e
urtësisë dhe e begatisë është jetesa me krijesat tjera në harmoni të
plotë. Si mund të jetojmë në harmoni dhe dashuri me krijesat tjera, kur
nuk kemi shembull mundësi me e kuptu natyrën e një qeni, ose një ujku
të cilët ashtu si i ka krijuar Krijuesi kryejnë funksionin dhe rrolin e
tyre në këtë botë? Ne duhet që ti kuptojmë natyrat e tyre e jo ti
gjykojmë në bazë të natyrës dhe ti nxjerrim jashtë sistemit të
krijesave në rruzullin tokësor. Përderisa ekzistojnë si popull, ata nuk
guxojnë që të vritën, kështu na porosiste shpesh i dashuri ynë
Muhammedi s.a.v.s.

Në këtë kohë të zhurshme ku teknologjia ka hapur shtigjet e saj dhe
është thelluar nëpër të gjitha qoshet e qenies njerëzore dhe
mentalitetit historik, është bërë frikë shprehja e mendimit të lirë.
Islami si objektiv kryesor ka lirinë nga frika e shprehjes dhe frika e
jetës në këtë botë. Por, me lirinë nuk nënkuptojmë manipulimin, e as
degradimin moral dhe devijimin e shoqërisë në rrugët të cilat janë në
kundërshtim me natyrën njerëzore. Me lirinë nënkuptojmë bashkëjetesën
dhe mirëkuptimin midis popujve dhe krijesave të ndryshme në rruzullin
tokësor. Sot, nuk mund ta paramendojmë një shoqëri të shumëngjyrshme e
cila jeton me frikë dhe mllef ndërmjet njëri-tjetrit. Por, duhet që kjo
shoqëri të lirohet prej paragjykimeve që ka ndaj njëri-tjetrit dhe të
gjejë pikat që bashkojnë e jo ato që përçajnë. A harruat o njerëz, se
Zoti në shumë ajete në Kur`an na urdhëron bashkimin e jo përçarjen?

Në emër të izmave të ndryshme në shoqëri , bota është shëndërruar në
një çerdhe vlimi të gjakut të njerëzve për hir të interesave të
ndryshme ideologjike, fetare ose kombëtare. Sot, vetëmse shohim dikë me
mjekërr pak më të gjatë se tonën, komplet mllefin tonë e drejtojmë
drejtë atij dhe nëpër gojët tona mirret dinjiteti dhe krenaria e
shumicës së muslimanëve si rezultat i këtij imazhi i cili na krijohet
në kokën tonë. E në vendet e tubimet e tyre nëse nuk je prej tyre që
nuk mban mjekërr si të tyren bëhesh pjesë e përqeshjeve dhe bisedave të
tyre të cilët tërë natën e ditën të japin mësime e fetva se si duhesh
të udhëzohesh në mjekërr e jo në Islam. Nuk mund ta mohoj askush këtë
konstatim të cilin e kam fituar si rezultat i praktikës time vetjake në
këtë shoqëri të shumëngjyrshme. Kemi një kible, një fe, një Kur`an, një
Allah, një Pejgamber, por na dallon vetëm gjatësia e mjekrrës dhe për
këtë arsye gjithë mllefin që duhet t`ia drejtojmë shejtanit ne duhet
t`ia drejtojmë njëri-tjetrit?

Në Ramazanin e fundit isha pjesëmarrës në një ligjërate në qytetin tim
ku hoxha i nderuar fliste për mesatarinë në Islam. Ai vërtet kishte
shumë njohuri dhe dituri rreth temës të cilën e shtjellonte, por mua
filloi që të më dhimbte koka prej të bërtitmëve sikur të ishim ne
xhemati i thjeshtë para bankës së të akuzuarve e jo si xhemmat i cili
vrapon pas dijes së pastërt. Edhe pse tema ishte mesataria në Islam,
hoxha i nderuar me metodën e tij më shumë më dëmtoi sesa më ndihmoi që
ta kuptojë këtë mesatari të cilën e ka Islami dhe në të cilën thërret.
Pse kemi metoda të ndryshme kjo nuk do të thotë që duhet ta urrejmë
njëri-tjetrin, ta shajmë e ta akuzojmë për shirk, mbyllje, ose dalalet.

Të gjithë ne jemi të njejtë në esencë, por dallojmë në metoda,
karaktere, dhe në formën e thirrjes së njerëzimit në rrugën e drejtë.
Allahu na bashkoft në esencën tonë, ndërsa na faltë gabimet që bëjmë
ndaj njëri-tjetrit.

___________________________________________________________________  And do not 
follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. 
(Using your faculties of perception and conception, you must verify it for 
yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your 
hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan