Biseda fetare-2

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=478 

Shkruan: Hamdi NUHIJU



5



Në fillim ishte fjala. Kështu na rrëfehet në shkrimet e hershme të
Krishterimit të cilat shkrime nëpër shekuj janë devijuar dhe kanë
kaluar prej kahjes së vërtet në të pavërtetën. 

Fjala e thënë në rruzullin tokësor si formë e përmbajtjes së
degjenerimit të shoqërisë njerëzore dhe inflitrimit të asaj shoqërie
thellë në rrugicat e ngushta të identitetit të djallit të mallkuar,
është e destinuar që të vdes. Por, fjala e cila thuhet nga burimi i saj
që është zemra dhe që depërton në burimin e saj në zemër, e që mbjellet
aty dhe lëshon fryte, e degë lartë deri në qiell, që të mos mund asnjë
stuhi ta lëkunde, është fjalë e mbështetur në burimin e botëve,
Kur`anin Famëlart.

Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” Ka ndonjë nga njerëzit që fjala
e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai
që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet
All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë.”(
Kur`an, 2:204)

Qëllimi i fjalës nuk duhet të jetë mahnitja, e as krekosja e krenimi
para të tjerëve se sa të lartë jemi. Ne, në fakt fundosemi në
fundërrinat e errësirës së zemrës sonë, shpirtit e gjenezës poqese
realizojmë jetën dhe e orientojmë fjalën në këtë drejtim. Nëse nuk e
kemi frenuar fjalën dhe nëse nuk e kemi kontrolluar atë, padyshim që do
të shijojmë dënimet e dynjas dhe të ahiretit. Të vulosur në këto dënime
hapërojmë drejtë botës së djallit të mallkuar me kokën lartë. Të
tillët, e përdorin fjalën e tyre në lavdërimin dhe ngritjen e idhujve
në mesin e zemrave të njerëzve, i përdorin fjalët në kreirimin e
politikave përçarësve në mesin e njerëzve dhe si rezultat i atyre
fjalëve ata vulosin fatin e tyre në ushtrinë e djallit të mallkuar.
Fjala, është çeliku i cili ndërton raportet ndërnjerëzore dhe i lidhë
ato fort deri ditën e Mbrame. Por, duhet të jetë i ndërtuar dhe i
lidhur ngusht prej besimit në Allahun e Plotëfuqishëm. Duhet të jetë i
ngjyrosur me këto ngjyra të cilat e ripërtrijnë dashurinë dhe frikën në
këtë rrugë të gjatë e cila vetëmse po zgjërohet dhe po zgjatet. Të mos
bëhemi shembull i keq në shoqërinë njerëzore përmes fjalës tonë, por
edhe të mos kemi synim bërjen shembull i mirë në shoqëri njerëzore.
Synimi ose qëllimi në këtë botë duhet të jetë arritja e kënaqësisë së
Krijuesit. Poqese, filluam të meditojmë rreth fjalës mesiguri se pa
veprën nuk do të arrinim në përfundimin e fjalës. Fjala thuhet me
qëllim që të depërtoj aty ku duhet depërtuar dhe të ndryshoj atë që
duhet ndryshuar. E nëse e realizon atë mision që ka do të fitojë dynjan
dhe ahiretin thënësi i fjalës, dhe fjala e tij do bartet gjeneratë pas
gjenerate si kujtim vlerash pozitive në shoqërinë njerëzore. Ta
ledhatosh fjalën d.t.th. ti bashkohesh karavanit të atyre që e
shfrytëzojnë po fjalën në rrugën e ndryshimit të zemrave. Nuk ka dyshim
se Allahu është ndryshuesi i zemrave tona prej pabesimit në besim. Por,
deri tek Allahu ne vijmë nëse flasim mirë, urdhërojmë njerëzit në të
mirë dhe i ndalojmë ato nga e keqja. Fjala shpreh bukurinë e kësaj feje
e cila është e mbjellur thellë në identitetin tonë prej muslimani.
Fjala paraqitet në përballje me frikën, jetën dhe vdekjen. Ajo
gjithmonë është fitimtare, nëse është e mbjeshtjellur dhe e ndërtuar
prej mureve të devotshmërisë dhe dashurisë për hir të Allahut të
Plotëfuqishëm. E nëse nuk është e ndërtuar dhe e rrethuar me ato mirësi
të cilat e determinojnë frymën e tij, mesiguri se do të zhbëjë
realitetin historik të identitetit të saj. Ky identitet i thyer nga ana
e fjalës e cila kërkon rrjedhën e saj është i zhdukur nga faqja e dheut
si faraoni i fundit. Njerëzit të cilët synojnë zhdukjen e shpejtë nga
kjo botë dhe përmendjen e tyre vetëm për të keq, veprojnë me fjalën atë
që nuk duhet vepruar, atë që nuk duhet sygjeruar. Ata që synojnë
kënaqësinë e Krijuesit dhe vëndosjen e gjurmëve të përmirësimit në
rruzullin tokësor e jo të shkatërrimit, fjalës ia japin rrugën e duhur,
atë të përmirësimit dhe jo të shkatërrimit.



6



Ka thënë Abdurrahman ibn Xhevzi:” I mençuri e mendon në trurin e vet
jetesën e tij në këtë dynja. Nëse është i varfër, ai përpiqet të fitojë
apo të prodhojë diçka që e bën të ruhet nga të lypurit e krijesave,
pakëson lidhjet dhe përdor të kënaqurin me pak. Kështu, ai jeton në
paqe dhe i nderuar ndërmjet tyre.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë,2007,
fq.537)

Rroli i mendjes është më shumë se kaq! Mendja depërton edhe nëpër
strehët të cilat strehë rrjedhin të keqen dhe nxisin në të mirën e të
lavdishmen. Në saje të mendjes shpirti gjenë rrugën e drejtuar drejtë
Hyjnores. Ai që ka mend dhe mendjen e tij e shfrytëzon në këtë rrugë të
pasur dhe të mbushur me sakrifica të shumta mesiguri se do të arrijë në
përfundime që do i ndihmojnë mjaft shoqërisë njerëzore. Mendja është
ciceroni i cili e futë procesin e të jetuarit në shpëtimin e shkronjave
dhe harmonisë. Poqese ky proces nuk realizohet në suaza të të lejuarës
padyshim që do të pasojnë shkaqet që do të nxisin mendjen tonë të
fundoset në skëterrën e dynjas e të ahiretit. Ne nuk shpresojmë që
mendja jonë të zhduket në këtë formë të errët dhe përmes saj të na
zhdukë edhe neve në këto ujëra të turbullta të cilat e turbullojnë ate.
Si të mos ishe ti më me vlerë se engjulli kur Krijuesi i tha engjullit
biri sexhde Ademit, njeriut, mu për shkak të mendjes, devotshmërisë,
sinqeritetit, logjikës. Në meditimet e Abdurrahman ibn Xhevzit mësuam
se njeriu gabon dhe pendohet, kjo gjë e kënaq Allahun xh.sh., ndërsa
engjulli është i krijuar që të mos gabojë dhe ai shënon gjithëçka i
ndodhë njeriut. Mendja të bënë zotëri në tokë e të qiell, përderisa ajo
është me burim në Kur`anin Famëlart. Por, përmes mendjes ne mund edhe
të zhdukim mijëra ndjekës së mendimeve tona të cilat i shprehim në
forma të ndryshme. Nëse mendojmë një të keqe dhe nuk e veprojmë, do të
shpërblehemi për këtë gjë. Por, nëse e mendojmë të keqen dhe e veprojmë
atëherë padyshim se dënimi do të pasojë për ne. O ju të zotët e
mendjes, a harruat amanetin e Zotit që keni në tokë, të mos bëni
prishje të rendit por të rregulloni raportet shoqërore dhe ti nxisni
krijesat tjera që të bëjnë mirë? A harruat se sa vlerë të madhe ke nëse
fillon të mendosh veprat e mira dhe si rezultat i atyre mendimeve
lirohen shumë njerëz prej barrave të ndryshme? Apo, ndoshta për hir të
mendimeve tona të këqija nxisim përçarje dhe tollovi edhe nëpër
familjet tona? Jeta e njeriut është e vënduar në peshojën e veprave të
tij. E deri te veprat vijmë si rezultat i të menduarit të atyre veprave
dhe realizimit në praktik të atyre ideve. Sot në rruzullin tokësor
bëhet një luftë e ashpër ideologjike për hir se dikush mendon ndryshe
prej dikujt dhe si rezultat i kësaj nisin lufta e vrasje të ndryshme. O
ju të zotët e mendjes keni kujdes se çka mendoni, mos mendoni në
Krijuesin, por mendoni, logjikoni e meditoni në krijesat. Kjo është
rruga më e mirë.



7



Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” Nun, betohem në pendën dhe në atë çka 
shkruajnë!”( Kur`an, 68:1)

Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Kur lexon shpirti
këtë ajet kur`anor fillon që të trembet dhe frikësohet deri në
thellësitë e tij. Si mund të mos mbajmë përgjegjësi për atë që
shkruajmë, kur Allahu betohet në pendën dhe në atë çka shkruajmë. Ne të
harruar në historinë e mendimeve dhe ideologjive të ndryshme në
rruzullin tokësor kemi zhveshur prej vetes petkun e modestisë dhe
shkruajmë pa fije modestie gjithëçka që është në favor të tregut dhe
asgjë të vërtet e reale. Shkruajmë jetën tonë me veprat e këqija që i
bëjmë dhe nuk pendohemi fare për ato vepra. Shkruajmë gjurmët e jetës
së njerëzve të ndryshëm të cilët e shëndërruan jetën e miliona njerëzve
në krim dhe degjenerim moral. O ju bartësit e lapsave, duhet të
vetëdijësoheni për rreshtat e shkronjat që i nxjerrni në letër, nuk
guxon asnjë shkronjë të dale prej nesh me qëllim që Allahu të
hidhërohet me këtë vepër. Nuk guxon asnjë vepër, vezullim e shëndërrim
dogmatik i jetës sonë të fshehet pas termave të cilat bien ndesh me vet
jetën tonë. Nëse dëshiron që ta arrish kënaqësinë e Allahut, dije që
posedon një mjet për të cilin mjet Allahu është betuar në Kur`an. O ju
që manipuloni me këtë mjet kaq të lartë, kini frikë Zotin, ruajuni
mendjemadhësisë e në këtë formë edhe shkatërrimit.

___________________________________________________________________  And do not 
follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge. 
(Using your faculties of perception and conception, you must verify it for 
yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your 
hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Instant Messaging, free SMS, sharing photos and more... Try the new Yahoo! 
Canada Messenger at http://ca.beta.messenger.yahoo.com/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [EMAIL PROTECTED]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan