NE SHIKIM E SIPER TRAGJIKE, MIREPO NE ESENCE E EMBEL 
  
"Koha eshte emerues i barabart per te gjithe njerezit. Pa marre parasyshe se sa 
jeni te pasur apo te varfur, koha per te gjithe eshte e njejte. Te gjithe kete 
kohe e jetojne, mirepo jo per te gjithe eshte perfundim i zgjedhjes se 
vetedijshme..." 
  Ne fillim ju pershendes te gjith juve, lexues te dashur te kesaj shkrese te 
vogel e modeste, me pershendetjen e banoreve te qiellit, po ashtu pershendetje 
e banoreve te xhennetit, pra me pershendetjen islame Es-selamu alejkum we 
rahmetullahi we berekatuhu Paqja,meshira dhe dhuntia e Allahut qoft mbi ju dhe 
mbi gjithe ummetin islam. 
  Para se ta shprehi ate per te cilen jam perqendruar qe ta them sot, me lejoni 
qe t'i them ca fjale...Poeti i famshem Naim Frasheri ne poezine e tij "Fjalet e 
Qiririt" shume bukur paraqet rolin e tij, ^flijim i vetvetes-drite per te 
tjeret.^ Mirepo une kisha per te thene se neve ne kohen qe jetojme na duhet ta 
luajm rolin e diellit, ^drite per vete-drite per te tjeret...^ 
 Pasi qe jemi ne prag te festes se Kurban Bajramit, kjo shkrese e jona e vogel 
le te sherbej si Urim per te gjithe ju, te njejten kohe kisha pas deshire qe 
t'i them edhe disa fjale ne lidhje me termin "KURBAN". 
 Keto dita, me te madhe flitet neper xhamia e media roli dhe rendesia e 
Kurbanit, dhe une nuk do te hyje ne thellesi per kete teme, se ndoshta nuk kam 
edhe shume kopetenca, mirepo ajo qe me intereson shume eshte zgjuarsia e 
njerezve qe kane pranuar ta flijojne veten e tyre(te behen Kurban) per hire te 
Krijuesit, apo per ta fituar kenaqesine e Allahut xh.sh.. 
 Allahu, me sproven qe ia beri roberve te Tij te dashur(Ibrahimit a.s. dhe te 
birit Ismailit a.s.) neve deshi qe te na tregoje dhe mesoje se si duhet te 
flijohet krijesa per Krijuesin. 
 Ngjarja e Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. eshte nje shkolle per te gjithe ata 
qe deshirojne te jene te diplomuar si ne kete jete ashtu edhe ne ahiret. Nga 
kjo ngjarje qe shume mire shtjellohet ne Kur'anin Famelarte, mund te nxirren 
shume mesime dobiprurese, mirepo ajo qe me bene me teper kurioz eshte flijimi i 
nje te riu shume te edukuar, me ndergjegje dhe besim te larte. Kur Allahu 
urdheroi Ibrahimin a.s. per ta flijuar (ta prer kurban) femiun e tij te dashur, 
nuk ju desht te mendoje per te gjete arsye per mos kryerjen e urdherit te 
Krijuesit, por me ate qe eshte urdheruar, e zbatoi, edhe pse ishte nje nder 
sprovat me te medha. 
 I guximshem si i ati u tregua edhe i riu Ismaili. Pasi qe mori urdherin nga 
Allahu xh.sh. Ibrahimi a.s., me nje edukate shume te larte prinderore ju afrua 
te birit dhe e pyeti: jam urdheruar per te bere kurban per Allahun, çfar mendon 
per kete vendim? fjalet e te riut bujar, te ndergjegjshem, e guximtar ishin: me 
ate çka je urdheruar zbatoje, e ne dasht Allahu mua do te me gjesh prej 
durimtareve. 
 Momente te veshtira babai po e flijon te birin, e i biri po e flijon veten, 
mirepo qe te dyt e dinin se per kend po flijohen (per Allahun s.v.t.) , zaten 
kjo eshte urtesia qe na ka be neve te mendojme me teper dhe te shkruajm kete 
shkrese te vogel me ket titull "Ne shikim e siper tragjike, mirepo ne esence e 
embel" 
 Deshira yne eshte qe nga te rinjet e te rejat tona, perpos qe ta zgjojne 
mendjen e tyre, te mundohen ta zgjojne edhe ndergjegjen e tyre. Te mundohen ta 
kalisin veten me te miren, ta formojne nje personalitet ashtu siç kerkon 
islami, e me formimin e vetes kane arrit ta formojne familjen e tyre, e me 
formimin e familjeve, atehere formohet edhe shoqeria e paster. Te edukohen te 
rinjet qe te jene pergjegjes dhe t'i thone "JO" te keqes. Mekati-gjynahu nuk 
eshte rregull i jetes, sepse jeta nuk mbeshtetet n mekat e ne te keqen, por ne 
te miren...Xhelaludin Rumiu thote: "Biri im, edukoje shpirtin tend, qenjen 
tende, kjo eshte rruga e drejt. Pershkak te edukimit te mire kjo gjithesi noton 
ne drite." 
 Me lart pame rastin me te mire te flijimit te roberve te dashur te Allahut dhe 
qe duhet marre shembull qe edhe ne te dijme se per kend duhet te flijohemi. Sot 
fatkeqsisht shume nga prinderit njashtu edhe nga bijte e bijat po e flijojne 
veten jo per Allahun, por po flijohen per hire te pasurise, po flijohenper hire 
et fames, bukurise, e per gjera te tjera te kota. 
 Eshte shume dhimbse kur nje pjestare i shoqerise sone mendjen e tij e ben rob 
e kurse egon-epshin princ, kurse lum per ate i cili mendjen e tij e ben princ e 
egon rob.
 Duhet te jemi te vetedijshem qe servimet qe po na behen  nga te huajt dhe 
fatkeqsisht nga ne po pranohen ne shoqerite tona pa i kontrolluar fare ato se a 
jane dobi apo jane dem per neve, duhet qe ti klasifikojme, sepse "nuk eshte 
gjithçka si shihet". Per ate qe sot me te madhe punohet ne prishjen e moralit 
te te rinjeve tane me lloje e menyra te ndryshme, duke filluar nga imitimi i 
verber si ne veshje, sjellje, emisione televizive, seriale, filma, e deri tek 
mshefja nen fjalen "emancipim" e ne realitet emancipimi i tyre nuk eshte qeter 
per neve vetem se "macoptim". Pra me pak fjale, te mos behemi kurban i te 
tjerve, por nese eshte nevoja ta flijojme veten, atehere ta flijojme siç flijoi 
i riu Ismaili a.s. 
 Si perfundim se bashku po e perkujtojme fjalen e Aliut r.a. ku thote: "Sot 
jemi ne dhe vepra yne, kurse nesra jemi ne dhe llogaria yne..." Se bashku duke 
i dhene njeri-tjetrit doren ta shtojme deshiren dhe vullnetin per ngritjen e 
moralit-besimit te shoqerise sone, e ska dyshim se pas çdo veshtiresie vjen 
lehtesimi. 
 Çdo njeri sado qe te perjetoje dhimbje-mundim, le te perjetoje, nese vertet 
punon ate qe duhet, nje dite atij, nje dore nga larg embelsiren do t'ja 
dhuroje. 
 Falenderimi i takon Krijuesit te Gjithesise... 
 
 
"IKRE"   Terrnave.
_________________________________________________________________
Hol dir 30 kostenlose Emoticons für deinen Windows Live Messenger
http://www.livemessenger-emoticons.com/funfamily/de-at/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan