Përshkrimi i XhennetitNë lidhje me përshkrimin e Xhenetit dhe kënaqësitë që i 
përmban Ibn el-Kajimi ka thënë:Dhe nëse pyet për tokën dhe dheun e tij, atëherë 
është prej miskut dhe safranit.Dhe nëse pyet për kulmin e tij, atëherë është 
Froni i më të Mëshirshmit.Dhe nëse pyet për gurët e tij, atëherë ata janë 
margaritarët dhe xhevahiret.Dhe nëse pyet për ndërtesat e tij, atëherë ato janë 
të ndërtuar me tjegulla të arit dhe argjendit.Dhe nëse pyet për pemët e tij, 
atëherë nuk përmban asnjë pemë e cila trungun e saj mos ta ketë të bërë prej 
arit dhe argjendit.Dhe nëse pyet për frutat e tij, atëherë ato janë më të buta 
se sa tëlyeni dhe më të ëmbla se sa mjalti.Dhe nëse pyet për gjethet e tij, 
atëherë ato janë më të buta se rrobat më të buta.Dhe nëse pyet për lumenjtë e 
tij, atëherë ata janë lumenj prej qumështit shija e të cilit nuk ndryshon, dhe 
mish të çdo zogu që ata e dëshirojnë.Dhe nëse pyet për pijen e tyre, atëherë 
është Tasnim, xhenxhefil, dhe Kafur.Dhe nëse pyet për gotat e pijes së tyre, 
atëherë ato janë shumë të pastra dhe të bëra prej arit dhe argjendit.Dhe nëse 
pyet për hijen e tij, atëherë një kalorës i shpejt do të kalëron nën hijen e 
një peme të tij për 100 vjet dhe nuk do ta kalon atë.Dhe nëse pyet për 
gjerësinë e tij, atëherë njerëzit e shkallës më të ultë në mbretërinë e tyre do 
të kenë mure dhe pallate, dhe kopshte prej një distance që duhet të udhëtohet 
për 1000 vjet.Dhe nëse pyet për tendat dhe vendbanimet e tij, atëherë një tendë 
është si një xhevahir i fshehur e cila është e gjatë 60 kutii (90 km) e 
gjatë.Dhe nëse pyet për rrokaqiejt e tij, atëherë ato janë dhoma mbi dhoma në 
një ndërtesë e cila ka lumenj që shkojnë nën ata.Dhe nëse pyet se sa lartë 
arrin në qiell, atëherë shiko një yll të shndritshëm dhe që është i dukshëm, 
gjithashtu edhe ata që janë shumë larg në qiell që shikimet as që kanë mundësi 
që ti arrijnë.Dhe nëse pyet për rrobat e banorëve të tij, atëherë ato janë prej 
arit dhe argjendit.Dhe nëse pyet për shtretërit e tij, atëherë mbulesat e tyre 
janë prej argjendit më të mirë dhe janë të vendosur në shkallët më të larta të 
tyre.Dhe nëse pyet për fytyrat e banorëve të tij dhe bukurin e tyre, atëherë 
ata kanë një pamje si të hënës.Dhe nëse pyet për moshën e tyre, atëherë janë të 
rinj 33 vjeçar me figurë te Ademit, babait të njerëzimit.Dhe nëse pyet se çka 
do të dëgjojnë, atëherë është këndimi i grave të tyre,dhe prej Hyrijave dhe më 
e mirë se kjo zërat e Engjëjve dhe të Pejgamberëve, dhe më të mirë se kjo është 
Fjala e Zotit të Botëve.Dhe nëse pyet për shërbëtorët e tij, atëherë janë 
djelmosha të ri të një rinie të përhershme të cilët ju ngjajnë xhevahirëve të 
pagrimcuar.Dhe nëse pyet për nuset dhe gratë e tyre, atëherë janë të reja dhe 
lëngu i rinis lundron nëpër gjymtyrët e tyre, dielli vrapon me bukurin e 
fytyrës së saj nëse ajo e tregon atë, drita shndrit ndërmjet dhëmbëve të saj 
kur ajo buzëqeshë; nëse e takon dashurin e saj, atëherë thuaj çka të duash në 
lidhje me takimin e dy dritave, ai e sheh fytyrën e saj të rrumbullakuar përmes 
faqeve të saja sikurse ta shikon një pasqyrë të lustruar dhe ai e sheh 
shkëlqimin prapa muskujve dhe eshtrave të saj; po të paraqitej ajo në botë, ajo 
do ta mbushte çka ka ndërmjet qiellit dhe tokës me një erë të bukur, dhe gojët 
e krijesave do ta lavdëronin atë, dhe do ti dhuronin madhështi të madhe dhe çdo 
gjë ndërmjet lindjes dhe perëndimit do të zbukurohej për të dhe çdo sy do të 
largohet prej çdo gjëje përveç prej saj dhe dritës së diellit do të ia kalon 
njëlloj sikurse që drita e diellit ia tejkalon dritës së yjeve, dhe çdonjëri në 
fytyrë të tokës do të besoj në të Gjallin e Përhershëm, Ai i Cili e furnizon 
dhe e Mbron çdo gjë që ekziston.Dhe mbulesa në kokën e saj është më e mirë se 
bota dhe e gjithë ajo që është në të, dhe ajo nuk shton në moshë përveç se në 
bukuri; e lirë prej ndonjë kërthizë, prej lindjeve dhe hajzeve, dhe e pastër 
prej mukozës, pështymës, dhe gjërave tjera të papastra, rinia e saj kurrë nuk 
zbehet, rrobat e saj kurrë nuk vjetrohen, s'mund të krijohet asnjë rrobë e cila 
është e barabartë me bukurin e saj dhe ai i cili është me të asnjëherë s'mund 
të ndiej monotoni, vëmendja e saj është e përqendruar në burrin e saj, pra ajo 
nuk e dëshiron askënd përveç tij, njashtu sikurse që vëmendja e tij është e 
përqendruar ndaj saj pra ajo është gjëja më e jashtëzakonshme e dëshirës së 
tij, dhe ai është me të në siguri dhe rehati më të lartë, pasi që atë askush 
nuk e ka prekur më par qoftë prej njerëzve apo xhinëve.Dhe nëse pyet për Ditën 
e Shtimit- Jevmul Mezid (në shpërblim) dhe vizitës të Gjithëfuqishmit, të 
Gjithëdijshmit, dhe shikimi i Fytyrës së Tij - i lirë prej çdo ngjashmërie 
sikurse që e sheh diellin në mes të ditës dhe hënën e plot në natën pa re, 
atëherë dëgjo për ditën që thirrësi do të thërras: O populli i Xhenetit! Zot i 
Juaj - i Bekuar dhe i Lartë - kërkon që ta vizitoni Atë, pra ejani ta vizitoni 
Atë! Pra ata do të thonë: Ne dëgjojmë dhe bindemi!Derisa përfundimisht ata 
arrijnë në një luginë të gjerë ku të gjithë do të takohen aty - dhe askush nuk 
do ta refuzon kërkesën e thirrësit - Zoti- i Bekuar dhe i Lartë - do të 
urdhëroj që të sjellët Froni i Tij atje. Pastaj shtyllat e dritës do të 
paraqiten, gjithashtu edhe shtylla të margaritarëve, gurë të çmuar, ari dhe 
argjend. Më i ulëti prej tyre në shkallë do të ulet në shtresë prej miski, dhe 
nuk do të sheh se çka u është dhënë atyre të cilët janë të ulur më lartë se ata 
nëpër karrige. Kur ata të rehatohen aty ku janë ulur dhe janë të sigurt në 
vendet e tyre dhe një thirrës do të thërras: O Banor të Xhenetit! Ju keni një 
takim me Allahun në të cilin Ai ka dëshirë që të ju shpërblejë! Pra ata do të 
thonë: Dhe çka është ai shpërblim? Ai vetëm se na ka shndritur fytyrat tona, na 
i ka rëndu peshojat tona, na ka futur në Xhenet dhe na ka larguar prej 
Zjarrit?Dhe ata duke qenë ashtu, rastësisht një dritë shndrit e cila e përfshin 
tërë Xhenetin. Pra, ata i ngritin kokat e tyre, dhe çka të vërejnë: Obliguesi - 
i Lartë është Ai dhe të Shenjtë janë Emrat e Tij - iu ka ardhur atyre prej së 
larti dhe i nderon ata dhe ju thotë: O banor të Xhenetit! Paqja qoftë mbi ju! 
Kësaj përshëndetjeje nuk do ti përgjigjen me diç më të mirë se: „O All-llah! Ti 
je Paqe dhe prej Teje është Paqja! i Bekuar je Ti, O pronar i Lartmadhërisë dhe 
i Krenarisë"!Pra Zoti - i Bekuari dhe i Lartësuari - do të ju qesh atyre dhe do 
të ju thotë: O Banorët e Xhenetit! Ku janë ata që e kanë pas zakon të më binden 
Mua pa më parë Mua ndonjëherë? Kjo është Dita e Shtimit! (Jevmul Mezid)Pra, ata 
të gjithë do të përgjigjen me të njëjtën përgjigje: Ne jemi të kënaqur, pra 
bëhu i kënaqur me ne! Pra, Ai do të ju thotë: O Banorët e Xhenetit! Po të mos 
isha i kënaqur me ju, nuk kisha për tu bërë juve banor të Xhenetit Tim! Pra, 
kërkoni prej Meje! Pra, ata të gjithë do të përgjigjen me të njëjtën përgjigje: 
Na trego Fytyrën Tënde në mënyrë që ta shohim Atë! Pra, Zoti - i Gjithëfuqishmi 
dhe i Lartmadhëruari - do ta heq mbulesën e Tij dhe do ti nderoj ata dhe do ti 
mbuloj me Dritën e Tij, të cilën, po mos të kishte Dashtë All-llahu - i 
Lartësuar që të digjen ata, do ti kishte djegur ata.Dhe nuk do të mbetet asnjë 
person në atë tubim përveç se Zoti i Tij i Lartësuar do ti flet atij dhe do ti 
thotë: A të kujtohet dita që e bëre këtë dhe këtë? Dhe Ai do te ia kujtoj disa 
vepra të këqija të tij në jetën e kësaj bote, pra ai do ti thotë: O Zot! A nuk 
do të më falesh mua? Pra, Ai do ti thotë: Natyrisht! Ti nuk e ke arritur këtë 
pozite tuajën (në Xhenet) përveç se me faljen Time.Pra sa e ëmbël është kjo 
bisede për veshët dhe sa të qetë janë sytë e devotshëm me shikimin e Fytyrës së 
Tij Fisnike në Boten tjetër…{Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të 
gëzuara). Që Zotin e tyre e shikojnë...} (El-Kijameh:22-23)Nga Imam Ibn 
el-Kajimi Rrahimullah
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan