Biseda fetare-3
 
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=486
 
Shkruan: Hamdi NUHIJU

8

Kur ndalesh me kohën dhe logjikon të kaluarën tënde e cila ndoshta është e 
hidhur, e lumtur, e shumëngjyrshme, mediton rreth krijesave dhe kohës e cila tu 
harxhua e nuk tu kthye më. Sheh gjurmët e tua që ke lënë nëpër kohë si të ishe 
një kalorës i pafundëm i dendurisë së mendjes tënde. Në ato gjurmë gjenë 
qëllimin e ekzistencës tënde! Ky është fenomeni më i madh i krimit të harxhimit 
të jetës në kotësi. Si mund të kishe qëllim jetën e paqëllimt e cila u la pas 
teje si të ishte një ushtar i fundit i luftës së re botërore?
Veprat shpërblehen sipas qëllimit, kështu na tha Muhammedi a.s. Vepra është e 
lidhur me qëllimin dhe pa qëllimin vepra do të ishte e zhvlerësuar dhe e hudhur 
në qoshet e shoqërisë njerëzore. Problemi më i madh i shumicës së të rinjve që 
kalojnë nëpër bankat shkollore është jeta pa qëllimin e vërtet. Të rrallë janë 
ata që prej mësimeve në shtëpi janë të edukuar ta jetojnë jetën me qëllim të 
vërtet. Ata nuk njohin shtigjet e jetës dhe mendojnë se ajo është një film i 
servuar nëpër kinematë e Hollivudit. E rritur si gjeneratë e këtillë me mision 
të mbrapsht, mendojnë se gjithëçkah i takon atyre dhe asgjë nuk duhet të jetë e 
botës. Nga qëllime të këtilla të paqëllimta shoqëria njerëzore mund të humb 
identitetin e saj të vërtet. Rruga ose kahja e drejtë dhe e qëllimt duhet të 
jetë e vulosur në mendjen tonë. Nuk guxon asnjë forcë e jashtme që të ndikojë 
në brendinë e këtyre
 qëllimeve që duhet të jenë të pastra si loti dhe të ushqejnë shpirtin tonë me 
dashamirësi e bukuri të fytyrës së pastërt të realitetit tonë. Nëse humbemi në 
këtë realitet i cili devijon në masë të madhe shoqërinë njerëzore prej qëllimit 
fisnik dhe të vërtet, arritjen e kënaqësisë së Zotit, atëherë do të meritojmë 
dënimin i cili do të bëhet pjesë e pandashme e shkaqeve tona. Rrugën ne nuk e 
njohim poqese nuk e ndjekim drejtë dhe pa pengesa të ndryshme. Hapërojmë në 
këtë rrugë të panjohur dhe mendohemi thellë se në çfarë gjurmë kemi ndërtuar 
identitetin tonë të humbur. E nëse i gjejmë gjurmët dhe e harrojmë jetën si 
pjesë integrale të gjurmëve, nëse i shtypim ato gjurmë dhe mundohemi që sa më 
shumë të paraqitemi si pjesë devijante e kontrukcioneve që gjenden në natyrë, 
do të oscilonim ëndërrimet e djallit të mallkuar.
Osman Nuri TOPBASH tha:” Cdo gur varri i mbuluar nën heshtjen e vdekjes është 
një këshillues i zjarrtë që flet me gjuhën e gjendjes së vet. Fakti që varrezat 
janë formuar brenda qyteteve, përreth rrugëve dhe në avllitë e xhamive, është 
një lloj meditimi mbi vdekjen, dmth, mendim i vdekjes dhe rregullim i botës 
sipas saj. Peshën rrëqethëse të vdekjes nuk unden ta mbajnë supet e dobëta të 
fjalëve. Përballë vdekjes marrin fund dhe shkrihen të gjitha pushtetet.”( 
Mistika ose Tesavufi, Stamboll,2006, fq.188)
Edhe qëllimi ose nijjeti jonë në këtë botë merrë fund dhe shkrihet përballë 
vdekjes e cila është një rrugë reale drejtë transformimit tonë në botën tjetër. 
Po qëllimi, nuk na vyn vetëm për botën e pastajme që të gjejmë shpëtimin dhe 
shpërblimin. Qëllimi duhet të jetë kahja jonë e drejtë në këtë botë të shkurt 
dhe të pavlerë. Por, vlerën e kësaj bote ia dinë njeriu i qëllimshëm i cili 
jeton ndërmjet frikës dhe shpresës në Zotin e Madhnueshëm. Përndryshe sprovat 
ose dënimet e varrit do të na zgjasin dhe do të na tmerrojnë shpirtin tonë dhe 
nuk do të kemi mundësi që të rikthehemi në këtë botë e të shlyejmë prej jetës 
sonë ato vepra që nuk na përkisnin në natyrën tonë. Jeta e njeriut është e 
lidhur ngusht me qëllimin e ekzistencës së tij, por duhet pasur parasysh edhe 
portën e lartë të pendimit i cili pret gjithmonë trokitësit e saj. Poqese nuk 
shlyejmë nga qëllimet tona ato
 që duhet shlyer ne mesiguri se rrugën drejtë portës së lartë të pendimit nuk 
do e kishim mundësinë e gjetjes. Por, poqese pastrojmë qëllimet tona prej 
cytjeve të djallit të mallkuar, mesiguri se shumë lehtë do e gjejmë rrugën 
drejtë portës së lartë të pendimit dhe në këtë formë do të fitojmë dynjan e 
ahiretin.

9

A keni menduar ndonjëherë se sa të pakujdesshëm jemi ne krijesat e Zotit ndaj 
një mjeti i cili është kaq i rëndësishëm në jëtën tonë? Mesiguri se sikur të i 
kushtonim pak më shumë kujdes abdesit, këtij mjeti pastrues mëkatesh dhe 
papastërtish tona, do të ishim më të lumtur, më të qetë dhe më të rehatshëm. 
Sikur të i kushtonim kujdes të veçant këtij mjeti mesiguri se do të ishim imun 
karshi të gjitha rrymave e propagandave të ndryshme të djallit të mallkuar. Do 
i bënim ballë të gjitha sfidave dhe problemeve që do të na lindin në jetën tonë 
të shkurt dhe në këtë formë do të kishim mundësi që të kërkojmë nga Krijuesi i 
botëve mëshirë dhe shpëtim. Po, sikur të merrnim me rregull dhe sipas normave 
të përcaktuara abdes ne do të shkëlqenim si nur në rrugën e errëta të shoqërisë 
njerëzore. Do të kalonim në trans, bile edhe engjujt do të kishin lakmi 
pastërtinë dhe lidhjen tonë direkte
 me Krijuesin e pastërtisë. Duart e tona të padukshme do të krijonin fuzitet në 
mesin e njerëzve të papastër dhe aroma e cila do të ndihej kilometra larg do të 
këndellte edhe zërin e këndshëm të bilbilave. Sikur vërtet të pastroheshim dhe 
të kujdeseshim për abdesin ne mesiguri se do të kishim mundësi që ti bënim 
ballë të gjithëve, edhe jetës edhe vdekjes. Për tu kryer adhurimet në këtë botë 
neve na duhet një trup i shëndosh, ndërsa në trup të shëndosh nevojitet një 
mendje e pastërt dhe e çiltër. Nëse nuk i realizojmë këto parametra që 
ndërtojnë sistemin tonë të të jetuarit ne do të ishim të zhdukur në pluhurosjen 
e mëkateve dhe dyshimeve që na ngjall djalli i mallkuar.
Ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur`an:” O ju që besuat! Kur doni të ngriheni 
për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; 
fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, 
atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, 
ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me 
gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe 
me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për 
abdest e larje) t’ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë (prej 
mëkatëve), t’ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.” 
(Kur`an,5:6)
Krijuesi i botëve na mësoi se si të marrim abdes, dhe na tregoj edhe në raste 
nevojash lehtësimet dhe rrugët alternative. A nuk je i gëzuar o njeri? Prap 
vazhdon rrugën tënde të papastërtisë dhe nuk ke aspak frikë për gabimet që 
mbart në vete papastërtia. Prap kërkon zgjidhje të pastërtisë në ndonjë 
civilizim tjetër duke mohuar librin i cili të është pluhurosur në raftin tënd. 
Këtij libri ia ke bashkangjitur edhe Marksin e Engelsin dhe aspak nuk ke hapur 
asnjë fletë të Kur`anit e të mësosh jetën. Kur`ani është libri i të gjallëve 
dhe jo i të vdekurve, ai është për jetën, për vdekjen, për kozmoset, për 
gjithëçkah dhe për gjithmonë. Kujdes o bijt e Ademit, këtë pastrues zemrash e 
dashurishë. Me të vërtet, me të përmendurit e emrit të Zotit zemrat 
stabilizohen dhe qetësohen. 
Allahu pastroft mendjet, shpirtërat, zemrat dhe jetën tonë prej mëkateve që i 
bëjmë ndaj Tij dhe ndaj vetes. Amin!


___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Be smarter than spam. See how smart SpamGuard is at giving junk email the boot 
with the All-new Yahoo! Mail.  Click on Options in Mail and switch to New Mail 
today or register for free at http://mail.yahoo.ca
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan