Gjëra të kota
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Dhjetë gjëra janë të kota, nuk ka dobi prej tyre:
1. Dituria me të cilën nuk veprohet.
2. Vepra e zbehtë nga sinqeriteti dhe përcjellja e Pejgamberit, salallahu
alejhi ve selem.
3. Pasuria e cila nuk shfrytëzohet në rrugë të All-llahut.
4. Zemra e boshatisur nga dashuria e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe
përmallimit për Të.
5. Trupi i cili nuk është në nënshtrim të All-llahut dhe nuk e adhuron Atë,
subhanehu ve teala.
6. Dashuria e cila nuk i nënshtrohet të dashurit dhe urdhrave të Tij.
7. Koha boshe e cila nuk shfrytëzohet për mirësi dhe vepra të mira.
8. Meditimi në gjëra që nuk sjellin dobi.
9. Shërbim i atij të cilit nuk të afron tek All-llahu, subhanehu ve teala.
10. Frika dhe shpresa ndaj atyre që All-llahu i ka nën pushtetin e Tij, i cili
është rob i All-llahut, nuk mund të të afrojë dobi dhe as nuk mund të largojë
dëm. Dy elemente janë edhe më të kota dhe janë zanafilla e çdo të kote:
Neglizhenca e zemrës dhe humbja e kohës. Neglizhenca e zemrës është kur i ipet
përparësi të mirave të kësaj bote para Xhenetit, ndërsa humbja e kohës ndodhë
duke shpresuar shumë. E gjithë e kota është në pasimin e epshit dhe shpresat e
shumta.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---