Biseda fetare-4
 
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=491
 
Shkruan: Hamdi NUHIJU

10

Biseda fetare ka filluar të transformohet nga një matrial silikoni në një çelik 
ndjenjash që e zhbirëron jetën shekuj me rradhë. Edhe pse e shëndërruar si e 
tillë ajo ka nevojë për buzëqeshjen, heshtjen, meditimin. Meditimi si pjesë e 
përqafimit të mendjes, shpirtit, trupit me procesin e këtij adhurimi të sinqert 
është domosdoja e çdo krijese në rruzullin tokësor. Sikur të gjithë të vepronim 
në rrugën e meditimit mesiguri se do të ishim të gjithë fitimtar dhe bota do të 
vezullonte prej pastërtisë së besimit në Allahun e Lartësuar. A nuk është e 
vërtet që meditimi shton indikacionet që lidhin shpirtin e njeriut me njeriun 
dhe e harmonizojnë qenësinë e tij karshi celulave të pafundme të dashurisë 
hyjnore.
Said Nursi tha:” Shikoje këtë kopsht të universit, këtë pemishte të tokës, 
shikoje me vëmendje fytyrën e bukur të qiejve të stolisur me yje!.. Ti do të 
shohësh se në secilin nga artifaktet e përhapura e të shpërndara sipër tyre 
është një vulë e veçantë për Krijuesin e të gjitha gjërave, dhe në nivelet e 
qenieve të shkruara në faqet e natës e të ditës, të verës e të dimrit, secila e 
botuar nga pena e fuqisë, janën nënshkrime të paimitueshme dhe ilustruese të 
Aturoptit të Gjithëlavdishëm, Krijuesit Hirplotë.”( Solzer-1, Instabul,2006, 
fq.432-433)
Ky kopsht i univerzit i cili na drejton në rrugën e gjurmimit të arritjes sonë 
deri tek besimi, është i ndërtuar në atë formë që të mahnitë kokat e krijesave 
në rruzullin tokësor. Nga faktet e Madhërisë së Tij, janë edhe këto krijime të 
bukura të cilat e përqafojnë shpirtin tonë dhe ecin rrugëve të jetës sikur të 
ishin të fundshëm në fillimin e mbarë. E kjo penë e fuqisë dhe e mëshirës 
ngjyrosi jetën tonë qysh para termit ekzistencë dhe filloj ky teatër të 
realizohet. Në thellësitë e qiejve, e në bukurinë e yjeve që janë të ngulitura 
në qiell na shtohet meditimit ynë për Krijuesin, Allahun e Lartësuar. E nga 
këto yje të cilat janë të renditura në yvertirë si nuse të posamartuara nata 
shëndërritë si një bukuroshe e shekujve të kaluar. Sytë e mi të vënduara në 
brendinë e këtyre yjeve të pastra në këtë natë të qetë me ndjenja të mia të 
trazuara, filluan që të rrjedhin lot.
 Lot i rrjedhshëm edhe për historinë e gjurmëve të jetës sime të kaluar nën 
strehën e Krijuesit sikur të isha i vetmi besimtar në rruzullin tokësor. 
Shkrepëtimat e syve të mi, arrijnë në zemër pasiqë rrugën orientuese të 
meditimit e kanë nga zemra. Kemi mendje, por nuk logjikojmë, kemi sy por me to 
nuk shohim, jemi të verbër edhe pse të “shëndosh”, jemi të vdekur edhe pse ecim 
rrugëve të botës me frymën tonë! Nga kjo pozitë diletante kërkohet që të 
sqarohet implikimi i meditimit tonë në brendinë e dashurisë hyjnore.
... Po kumbojnë oqeanet prej dallgëve të zërit të hafizit që ngritë në peshën e 
meditimit secilën sakrificë të mbyllur karshi stuhive të pafundme të devijimeve 
në shoqëri. Zë i ngritur lart me shtyllat e saj të vënduara në shtresat e 
tokës, zë që arrinë edhe në brendinë e yjeve të shndrritshme mahnitë e 
përmallon zemrën time e cila është strehuar në meditimin e rradhës për 
Krijuesin e saj.
Abdurrahman ibn Xhevzi tha:” Gjithëashtu edhe arritja e fisnikërisë me bujari 
dhe zemërgjërësi, sepse kjo ka nevojë të mundësh veten, kur bëhet fjalë për të 
shpenzuar atë që e do, veprim i cili mund të të hedhë edhe drejtë varfërisë. 
Edhe trimëria është gjë fisnike e cila mund të përfitohet vetëm duke rrezikuar 
veten.”( Gjuetia e meditimeve, Tiranë,2007, fq.307) Por, deri tek fisnikërimi i 
mendjes, zemrës dhe besimit tonë në Allahun nuk mund të arrijmë poqese dalim 
jashtë dallgëve të meditimit dhe harxhojmë e shpenzojmë kohën tonë të shtrenjtë 
në mbetje aty ku jemi pa përfituar asgjë shoqëria njerëzore prej nesh. Ky 
fisnikërim është i domosdoshëm për të vënë në jetën tonë shpirtërore sistemin e 
meditimit i cili pastron atë shpirt që ndryshim kërkon. E deri tek pastrimi ose 
pastërtia arrihet me durim, përballje, dhimbje dhe mëshirë nga ana e 
Mëshiruesit.

11

Sa harxhojmë ne në rrugën e urtësisë dhe kërkimit të saj prej një skaji në 
skajin tjetër të rruzullit tokësor? Nëse vërtet harxhojmë masën e duhur, kohën 
dhe dëshirën ne do të arrijmë në rezultate të këndshme në këtë botë por edhe në 
ahiret. E nëse e harxhojmë kohën vetëm në argëtim e duke u larguar prej 
kërkimit dhe shfrytëzimit të urtësisë do të meritojmë masën e duhur të dënimit 
në dynja dhe në ahiret. Jeta e njeriut në këtë botë nuk është vetëm dyngjyrëshe 
bardhë e zi, por është kolorit ngjyrash që toleron dhe lejon që në kuadrin e 
saj të përfshihen edhe të gjitha shkallët e argëtimit të lejuar. Sepse, natyra 
e njeriut është e tillë, ai nuk guxon që të dalldiset pas argëtimit duke 
menjanuar komplet kërkimin e dijes dhe urtësisë, por edhe nuk guxon që në emër 
të vrapimit pas urtësisë prej jetës së tij të menjanoj ose largoj argëtimin. 
Njerëzit si krijesa të Zotit
 shpesh herë tentojnë që të anojnë ka njëra anë. Nëse anojmë vetëm ka urtësia, 
nuk do të kemi mundësi që ti bëjmë ballë të gjitha digave në këtë rrugë dhe në 
këtë mënyrë do të shkatërroheshim. E nëse anojmë vetëm kah argëtimet, do të 
humbte vlerën jeta jonë dhe do të ishim të humbur në dynja e në ahiret. 
Megjithëate, duhet që të gjendet mesi i artë në mes argëtimit dhe kërkimit të 
urtësisë. Por, neve urtësia na mundëson që të dallojmë vlerën prej antivlerës, 
të vërtetën prej të kotës, ndërsa e këmbëllejmë shpirtin tonë përmes disa 
argëtimeve të lejuara.
Ka thënë Ibën Kajjim el- Xhevzije:” Drita e urtësisë është dritë me të cilën 
Allahu i shndrritë zemrat e atyre të cilët pasojnë profetët. Sa më e madhe të 
jetë drita, më shumë do vëresh dallimet dhe do të jeni të aftë për 
vetëllogaritje. Me dritën e urtësisë nënkuptohet dituria me të cilën robi e 
dallon të vërtetën nga e pavërteta, udhëzimin nga humbja, të dobishmën nga e 
padobishmja, të përsosurën nga mangësitë, të mirën nga e keqja.”( Rrugët e 
njerëzve të devotshëm, Shkup,2008, fq.191)
Po kaluam në të gjitha shkallët e meditimit dhe u pajisëm me dritën e urtëisë 
mesiguri se do të ishim pasuesit e profetëve në rruzullin tokësor dhe do të 
shëndërrisnim në çdo skaj të kësaj bote me këtë dritë të cilën Allahu na 
dhuroi. Por, nëse nuk kalojmë nëpër të gjitha shkallët e meditimit dhe nuk 
pajisemi me dritën e urtësisë ne do të kishim tendencë që të zhduknim jetën 
tonë prej mirësive dhe do të bëheshim pasues të djallit të mallkuar. Në këtë 
balancim midis dritës së urtësisë dhe shkallëve të meditimit, robi gjithmonë 
kërkon rehatinë, qetësinë dhe mëshirën e Mëshiruesit. E nëse nuk e kërkon këtë 
gjë, e fiton të kundërtën e të gjithave dhe shëndërrohet në një armik i hapur i 
rrugës së të devotshmëve.
Dyert e bisedës fetare janë të hapura! E në karavanin e ideve do sjellim me 
ndihmën e Krijuesit edhe shumë perla tjera. Deri në epizodën e rradhës ju lë në 
mëshirën e Krijuesit.



___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan