*Biseda fetare-5*<http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2008/12/biseda-fetare-5.html>

http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2008/12/biseda-fetare-5.html

*Hamdi NUHIJU*

12

Krijesat në këtë botë janë të krijuara nga ana e Allahut të Lartësuar për të
kryer dhe shërbyer në një funksion të caktuar në këtë botë. Asnjë krijesë në
rruzullin tokësor nuk është pa qëllim të caktuar. Të gjitha krijesat në
rruzullin tokësor kanë një rrugë të përbashkët e cila është e pasqyruar
shumë bukur në urdhërat e Allahut të Lartësuar drejtuar neve. Ajo rrugë e
përbashkët është arritja e kënaqësisë së Krijuesit përmes bërjes mirë dhe
ndalimit nga e keqja. E si të bëjmë mirë në rruzullin tokësor kur nuk
kujdesemi për qenien tonë si krijesa të Zotit dhe mohojmë vlerat e qenieve
tjera si krijesa të Zotit? Rruga është e ndërtuar prej atij matriali të
vështirë e me therra me qëllim që kërkuesit të mirësisë t`i bëhet e vështirë
rruga, por e lezetshme mirësia. Nëse nuk stolisemi me durimin, mençurinë,
besimin, pandashmërinë, vullnetin dhe punën, ne nuk do të kemi mundësi që të
arrijmë as te thërrmia e mirësisë. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor që
bile njëherë në jetën e tij ose saj të mos ketë përjetuar çastet e mirësisë
që iu janë dhuruar. Ky konstatim do të jetë i zhveshur prej realitetit nëse
nuk përmendim se vet ekzistenca jonë në këtë botë është një mirësi e dhuruar
nga ana e dhuruesit të mirësisë dhe krijuesit të saj, Allahut Fuqiplotë. Në
saje të këtyre mirësive kemi mundësi të dëgjojmë zëra të ndryshëm dhe të
gjithë ti dallojmë mbi baza të karakteristikave të tyre. Mund të shijojmë në
brendinë tonë melodinë e cila krijohet prej zërave të ndryshëm e e cila
është e stolisur me mirësinë që na dha Krijuesi i botëve. Po, mund edhe të
egërsohemi me fatkeqësinë që lind në rruzullin tokësor nga aksidentet të
cilat i shohim me sy, dhe i përjetojmë më zemër. Zemra është një organ shumë
i ndishëm në trupin e njeriut. Ajo është simbol i dashurisë dhe burim i saj,
por mund të jetë edhe simbol i dhembjes, sakrificës, egërsisë. E nëse në të
kultivojmë besimin në Allahun e Lartësuar nuk ka dyshim se degëzimet e
zemrës do të arrijnë deri tek dyert e mirësisë. Do të trokasin aty dhe
ndikimi i zemrës në dyert e mirësisë do të dyfishojë mirësinë në rruzullin
tokësor.
Seid Nursi tha:" Kjo shfaqje e dashurisë dhe e bërjes së njohur, padyshim,
buron nga një prirje drejt të qenit i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të
dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira dhe dëshira për të dhuruar mirësi
sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet dhe zbukurohet me të gjitha
llojet e mirësive dhe gjithëashtu do t`i dhurohet e do t`i vishet forma e
lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, kraharorin dhe
xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formës e lules si gjënë më të vyer
si një xhevahir."( Sozler-1, Fjalët-1, Instanbull,2006, fq.929)
Mëshira me dëshirën për të dhuruar mirësi sipas këtij gjuetari të fjalëve,
është një mrekulli të cilën mrekulli e bartin njerëzit gjeneratë pas
gjenerate. Ne nuk duhet t`i harrojmë për asnjë moment këto lidhje të cilat
janë pjesë e sistemit të njerëzve dhe nuk duhet të largohemi prej tyre,
pasiqë largimi prej tyre do të thotë çrregullim i marrëdhënieve
ndërnjerëzore në rruzullin tokësor. Nuk ka dyshim se Allahu është Bamirës.
Kur Ai thotë "Kun"( Bëhu), edhe do të bëhet.Po atëherë pse duhet të
ekzistojë smira, urrejtja dhe xhelozia ndërmjet njerëzve? Pse për shkak të
këtyre cilësive të cilat cilësi janë pjesë e manipulimeve të djallit të
mallkuar njerëzit nuk flasin me vite? Termi mirësi duhet që të zbërthehet
thellë në brendinë e njerëzve dhe të reflektojë ndër njerëz si pjesë e
natyrshmërisë së tij. Nëse nuk ekziston, atëherë edhe krijesat tjera të
cilat janë të varura prej njerëzve do të vazhdonin ekzistencën e tyre në
formë të çrregulluar. O ju robërit e Allahut kapuni të gjithë për mirësinë
dhe mos harroni porositë e Krijuesit të botëve. Ne kemi lindur të pastër, do
të jetojmë të pastër dhe Zoti na mundësoft që të vdesim të pastërt e jo të
ndyrë me cytjet dhe kurthat e djallit të mallkuar.

13

Fetyllah Gylen tha:" Edhe sikur atyre që bëjnë keq, askush të mos u bëjë
gjë, është e pashmangshme që një ditë pa tjetër të kapen nga vetë e keqja e
vet. Sigurisht, rruga e të këqijave që zgjatet e shkon, herët a vonë do të
soset duke përfunduar në humnerën e asgjësimit."( Kriteret ose dritat e
rrugës, Tiranë,2003, fq.145)
Nëse ka këtë rrugë dhe këtë solucion e keqja, atëherë pse të ekzistojë ajo
dhe të rrëmbej zemrat e mijëra njerëzve në rruzullin tokësor? Pse duhet që
njeriu të jetë i përqafuar me të keqen dhe bërjen keq, kur ka mundësi që të
shfrytëzojë mirësitë dhe të jetë i dobishëm në rruzullin tokësor? A nuk
duhet luftuar e keqja e cila shpesh herë vjen nga vet ne? Ne vazhdimisht
ankohemi, ankohemi, por nuk falim namazin në kohë, ankohemi se nuk na
pranohen duat, sjellemi keq me nënat tona, ankohemi pse nuk jemi të
suksesshëm a nuk japim as pjesën më të vogël të kohës tonë në arritjen e
atij suksesi. A nuk po biem në kundërshtim me vet natyrën tonë të cilën
Allahu na ka krijuar? Ne i lejojmë djallit të mallkuar që të na vjedh kohën
e bërjes së veprave të mira, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje
krijesë-krijesë, që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-Krijues, dhe
në fund ankohemi se nuk po na pranohen duat. Nëse vërtet tentojmë që të
përmirësohemi vet dhe të jemi përmirësues në shoqëri, atëherë nuk ka dyshim
se Allahu do të na lehtësojë rrugën drejtë realizimit të këtij projekti. Por
ne nëse vetëm deklarojmë se po përmirësojmë veten tonë dhe shoqërinë a në
fakt ne po veprojmë të kundërtën e asaj që veprojmë, atëherë me plotë të
drejtë qortohemi prej Allahut të Lartësuar i cili thotë:" A po i urdhëroni
(thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e
harroni?"(Kur`an,2:44)
A nuk kemi fare frikë prej këtij qortimi të Krijuesit të botëve e ne prap të
vazhdojmë të thërrasim njerëzit në përmirësim e veten ta harrojmë? Seid
Nursi kur ftonte njerëzit në përmirësim nga modestia e tij i drejtohej
nefsit të tij e jo nefsit të njerëzve tjerë. Komentatori i famshëm i
Kur`anit Shejh Muhammed Shar`avi për të qortuar veten dhe për të përmirësuar
atë ndaloi që ti pastrojë banjot e një xhamie. Duhet ta kemi të qartë se
asnjë njeri nuk mund t`i ike sprovave, pasiqë ne nuk mund të shijojmë
kënaqësitë e xhennetit pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo nuk do të thotë
që të bëhemi pjesë e ushtrisë së të keqes dhe të harrojmë ushtrinë e të
mirës dhe bërjes mirë e thirrjen në mirësi. Në atë moment që trokasim në
portat e djallit të mallkuar, ne i kthejmë shpinën portave të mirësisë,
dashurisë, modestisë. E kur ia kthejmë shpinën portave të mirësisë ne ia
kemi kthyer shpinën Allahut, pasiqë Allahu është Bamirës.
Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë:" O biri i Ademit! Saherë që
të më lutesh dhe të shpresosh në Mua, do t`i falë ato që i ke në vete e
aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur gjynahet tua ta arrijnë kupën e
qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të falë e aspak nuk mërzitem. O biri
i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por kur më vjen, më
vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd do të të vijë aq sa është toka me
falje."
( Transmeton Tirmidhiu, Lutjet e jetës, Shkup,2001, hadithi gjendet në
kopertinë)

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan