wallahi edhe nje here po u falemùnderoi per keto gjera te bukura qe na 
dergoni.Allahu ua shperblerfte!

Date: Sun, 14 Dec 2008 16:25:37 +0100From: [email protected]: 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; 
[email protected]: {Fjala e Bukur - Grup: 5901} Biseda 
fetare-5CC: [email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]; [email protected]; [email protected]; 
[email protected]
Biseda fetare-5 
 
http://hamdi-nuhiju.blogspot.com/2008/12/biseda-fetare-5.html



Hamdi NUHIJU12Krijesat në këtë botë janë të krijuara nga ana e Allahut të 
Lartësuar për të kryer dhe shërbyer në një funksion të caktuar në këtë botë. 
Asnjë krijesë në rruzullin tokësor nuk është pa qëllim të caktuar. Të gjitha 
krijesat në rruzullin tokësor kanë një rrugë të përbashkët e cila është e 
pasqyruar shumë bukur në urdhërat e Allahut të Lartësuar drejtuar neve. Ajo 
rrugë e përbashkët është arritja e kënaqësisë së Krijuesit përmes bërjes mirë 
dhe ndalimit nga e keqja. E si të bëjmë mirë në rruzullin tokësor kur nuk 
kujdesemi për qenien tonë si krijesa të Zotit dhe mohojmë vlerat e qenieve 
tjera si krijesa të Zotit? Rruga është e ndërtuar prej atij matriali të 
vështirë e me therra me qëllim që kërkuesit të mirësisë t`i bëhet e vështirë 
rruga, por e lezetshme mirësia. Nëse nuk stolisemi me durimin, mençurinë, 
besimin, pandashmërinë, vullnetin dhe punën, ne nuk do të kemi mundësi që të 
arrijmë as te thërrmia e mirësisë. Nuk ka krijesë në rruzullin tokësor që bile 
njëherë në jetën e tij ose saj të mos ketë përjetuar çastet e mirësisë që iu 
janë dhuruar. Ky konstatim do të jetë i zhveshur prej realitetit nëse nuk 
përmendim se vet ekzistenca jonë në këtë botë është një mirësi e dhuruar nga 
ana e dhuruesit të mirësisë dhe krijuesit të saj, Allahut Fuqiplotë. Në saje të 
këtyre mirësive kemi mundësi të dëgjojmë zëra të ndryshëm dhe të gjithë ti 
dallojmë mbi baza të karakteristikave të tyre. Mund të shijojmë në brendinë 
tonë melodinë e cila krijohet prej zërave të ndryshëm e e cila është e stolisur 
me mirësinë që na dha Krijuesi i botëve. Po, mund edhe të egërsohemi me 
fatkeqësinë që lind në rruzullin tokësor nga aksidentet të cilat i shohim me 
sy, dhe i përjetojmë më zemër. Zemra është një organ shumë i ndishëm në trupin 
e njeriut. Ajo është simbol i dashurisë dhe burim i saj, por mund të jetë edhe 
simbol i dhembjes, sakrificës, egërsisë. E nëse në të kultivojmë besimin në 
Allahun e Lartësuar nuk ka dyshim se degëzimet e zemrës do të arrijnë deri tek 
dyert e mirësisë. Do të trokasin aty dhe ndikimi i zemrës në dyert e mirësisë 
do të dyfishojë mirësinë në rruzullin tokësor.Seid Nursi tha:" Kjo shfaqje e 
dashurisë dhe e bërjes së njohur, padyshim, buron nga një prirje drejt të qenit 
i mëshirueshëm dhe nga dëshira për të dhuruar mirësi. Kështu, meqenëse mëshira 
dhe dëshira për të dhuruar mirësi sundojnë nga prapa, atëherë ajo do të mbushet 
dhe zbukurohet me të gjitha llojet e mirësive dhe gjithëashtu do t`i dhurohet e 
do t`i vishet forma e lules si një dhuratë. Kështu, ai mbush duart e statujës, 
kraharorin dhe xhepat me mirësi të çmueshme dhe i dhuron formës e lules si 
gjënë më të vyer si një xhevahir."( Sozler-1, Fjalët-1, Instanbull,2006, 
fq.929)Mëshira me dëshirën për të dhuruar mirësi sipas këtij gjuetari të 
fjalëve, është një mrekulli të cilën mrekulli e bartin njerëzit gjeneratë pas 
gjenerate. Ne nuk duhet t`i harrojmë për asnjë moment këto lidhje të cilat janë 
pjesë e sistemit të njerëzve dhe nuk duhet të largohemi prej tyre, pasiqë 
largimi prej tyre do të thotë çrregullim i marrëdhënieve ndërnjerëzore në 
rruzullin tokësor. Nuk ka dyshim se Allahu është Bamirës. Kur Ai thotë "Kun"( 
Bëhu), edhe do të bëhet.Po atëherë pse duhet të ekzistojë smira, urrejtja dhe 
xhelozia ndërmjet njerëzve? Pse për shkak të këtyre cilësive të cilat cilësi 
janë pjesë e manipulimeve të djallit të mallkuar njerëzit nuk flasin me vite? 
Termi mirësi duhet që të zbërthehet thellë në brendinë e njerëzve dhe të 
reflektojë ndër njerëz si pjesë e natyrshmërisë së tij. Nëse nuk ekziston, 
atëherë edhe krijesat tjera të cilat janë të varura prej njerëzve do të 
vazhdonin ekzistencën e tyre në formë të çrregulluar. O ju robërit e Allahut 
kapuni të gjithë për mirësinë dhe mos harroni porositë e Krijuesit të botëve. 
Ne kemi lindur të pastër, do të jetojmë të pastër dhe Zoti na mundësoft që të 
vdesim të pastërt e jo të ndyrë me cytjet dhe kurthat e djallit të 
mallkuar.13Fetyllah Gylen tha:" Edhe sikur atyre që bëjnë keq, askush të mos u 
bëjë gjë, është e pashmangshme që një ditë pa tjetër të kapen nga vetë e keqja 
e vet. Sigurisht, rruga e të këqijave që zgjatet e shkon, herët a vonë do të 
soset duke përfunduar në humnerën e asgjësimit."( Kriteret ose dritat e rrugës, 
Tiranë,2003, fq.145)Nëse ka këtë rrugë dhe këtë solucion e keqja, atëherë pse 
të ekzistojë ajo dhe të rrëmbej zemrat e mijëra njerëzve në rruzullin tokësor? 
Pse duhet që njeriu të jetë i përqafuar me të keqen dhe bërjen keq, kur ka 
mundësi që të shfrytëzojë mirësitë dhe të jetë i dobishëm në rruzullin tokësor? 
A nuk duhet luftuar e keqja e cila shpesh herë vjen nga vet ne? Ne vazhdimisht 
ankohemi, ankohemi, por nuk falim namazin në kohë, ankohemi se nuk na pranohen 
duat, sjellemi keq me nënat tona, ankohemi pse nuk jemi të suksesshëm a nuk 
japim as pjesën më të vogël të kohës tonë në arritjen e atij suksesi. A nuk po 
biem në kundërshtim me vet natyrën tonë të cilën Allahu na ka krijuar? Ne i 
lejojmë djallit të mallkuar që të na vjedh kohën e bërjes së veprave të mira, 
që të na vjedhë kohën e kërkimit falje krijesë-krijesë, që të na vjedhë kohën e 
kërkimit falje krijesë-Krijues, dhe në fund ankohemi se nuk po na pranohen 
duat. Nëse vërtet tentojmë që të përmirësohemi vet dhe të jemi përmirësues në 
shoqëri, atëherë nuk ka dyshim se Allahu do të na lehtësojë rrugën drejtë 
realizimit të këtij projekti. Por ne nëse vetëm deklarojmë se po përmirësojmë 
veten tonë dhe shoqërinë a në fakt ne po veprojmë të kundërtën e asaj që 
veprojmë, atëherë me plotë të drejtë qortohemi prej Allahut të Lartësuar i cili 
thotë:" A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e 
harroni?"(Kur`an,2:44)A nuk kemi fare frikë prej këtij qortimi të Krijuesit të 
botëve e ne prap të vazhdojmë të thërrasim njerëzit në përmirësim e veten ta 
harrojmë? Seid Nursi kur ftonte njerëzit në përmirësim nga modestia e tij i 
drejtohej nefsit të tij e jo nefsit të njerëzve tjerë. Komentatori i famshëm i 
Kur`anit Shejh Muhammed Shar`avi për të qortuar veten dhe për të përmirësuar 
atë ndaloi që ti pastrojë banjot e një xhamie. Duhet ta kemi të qartë se asnjë 
njeri nuk mund t`i ike sprovave, pasiqë ne nuk mund të shijojmë kënaqësitë e 
xhennetit pa u sprovuar në këtë botë. Por, kjo nuk do të thotë që të bëhemi 
pjesë e ushtrisë së të keqes dhe të harrojmë ushtrinë e të mirës dhe bërjes 
mirë e thirrjen në mirësi. Në atë moment që trokasim në portat e djallit të 
mallkuar, ne i kthejmë shpinën portave të mirësisë, dashurisë, modestisë. E kur 
ia kthejmë shpinën portave të mirësisë ne ia kemi kthyer shpinën Allahut, 
pasiqë Allahu është Bamirës.Në një hadith kudsij Allahu i Madhëruar thotë:" O 
biri i Ademit! Saherë që të më lutesh dhe të shpresosh në Mua, do t`i falë ato 
që i ke në vete e aspak nuk mërzitem. O biri i Ademit! Sikur gjynahet tua ta 
arrijnë kupën e qiellit e pastaj më kërkon falje, do të të falë e aspak nuk 
mërzitem. O biri i Ademit! Sikur të më vish aq sa është toka me gjynahe, por 
kur më vjen, më vjen pa më shoqëruar në adhurim askënd do të të vijë aq sa 
është toka me falje."( Transmeton Tirmidhiu, Lutjet e jetës, Shkup,2001, 
hadithi gjendet në 
kopertinë)_________________________________________________________________
Discover the new Windows Vista
http://search.msn.com/results.aspx?q=windows+vista&mkt=en-US&form=QBRE
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan