FORUMI I TË RINJVE MUSLIMANË
Prishtinë - Kosovë 
 
 
DEKLARATË PËR SHTYP





FRM: Shpreh keqardhje për rrahjen e Dr.Xhabir Hamitit, dhe dënon idetë 
anti-Islame të shprehura






Forumi i të Rinjve Muslimanë në Prishtinë ka përcjellë me vëmendje rrahjen e 
punonjësit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Dr.Xhabir Hamiti dhe solidarizohet 
totalisht me viktimën kundër aktit dhunues. FRM i bën thirrje policisë dhe 
shtetit të Kosovës që të gjejë dhunuesit dhe ndërshkojë ata sipas ligjit.

Por në të njëjtën kohë, FRM është tepër e shqetësuar me deklaratat që z. Xhabir 
Hamiti ka lëshuar në gazetën Express më datë 1.12.2008 ku Hamiti ka deklaruar 
se është sulmuar pse angazhohet për të ruajtur Islamin tradicional apo autokton 
në Kosovë. 

FRM nuk është i sigurtë nëse z.. Hamiti këto deklarata i ka bërë si pasojë e 
dalldisë psikologjike që mund të ketë pësuar nga dhunuesit e tij, apo me mendje 
të shëndoshë. Ne shpresojmë që këto deklarata të jenë bërë në mënyrë jo 
koshiente nga z. Hamiti dhe si pasojë e tronditjeve të thella mendore që ai 
mund të ketë pësuar nga dhuna që ai pretendon të jetë ushtruar mbi atë. Pse 
nëse ndodh që deklaratat e z. Hamiti të jenë bërë në mënyrë koshiente nga ana e 
tij, FRM shqetësohet thellësisht dhe nuk mund të pranojë që një pretendues për 
të qenë teolog Islam si z. Hamiti të prodhojë një bidat kaq të madh teologjik, 
sa që të deklarojë se në Kosovë ka dy lloje Islami, një tradicional apo 
autokton dhe një Islam të huaj.

Deklarata e z. Hamiti shkon përkundër mësimeve të shenjta të Kuranit të 
Shenjtë, ku Allahu. Zoti i Universit i këshillon besimtarët vazhdimisht që 
Islami është një Islam: 

Shembull: 
Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që 
Islami të jetë feja juaj… (KURAN, SURE EL-M‘IDE: 3)

Dhe Islami është feja që Zoti ka zgjedhur për të gjithë njerëzimin, qofshin ata 
të bardhë apo të zinjë, arabë apo evropjanë, kosovarë apo indonezianë. 

Fjalitë e lëshuara nga z. Hamiti i cili kërkon që të izolojë muslimanët 
kosovarë nga kulturat e pasura të botës muslimane shkojnë përkundër frymës së 
Kuranit Famëlartë ku Allahu i porosit besimtarët që të duan njëri tjetrin dhe 
se ata janë vëllezër:

Shembull:


Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis 
tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni. (KURAN, SURE 
EL-HUXHURÂT: 10)

Tonet raciste të deklaratës së Hamiti, të shoqëruara këto me komentet 
islamofobike të disa njerëzve të diskredituar në Kosovë, si Veton Surroi apo 
Enver Robelli, të cilët ndërsa mbrojnë të dhunuarin, sulmojnë fenë e shenjtë 
Islame, ne na dëshpërojnë shumë.

Ne lutemi dhe shpresojmë që z. Hamiti të shërohet sa më parë nga dhuna e 
ushtruar ndaj tij, dhe besojmë që autoritetet kosovare do të zbulojnë misterin 
e dhunimit të tij. Në të njëjtën kohë ne shpresojmë që z. Hamiti të kalojë sa 
më parë traumën psikologjike që mund të ketë përjetuar nga dhuna e ushtruar. Ne 
do të jemi të gatshëm ti qëndrojmë pranë z. Hamiti dhe i këshillojmë që të 
vizitojë edhe ndonjë psikolog, për të parë nëse dhuna ndaj tij ka patur efekte 
psikologjike. Pse në të kundërt ne nuk mund të pranojmë që një teolog Islam si 
z. Hamiti të dhunojë principet e shenjta te Islamit duke shprehur racizëm 
kundër popujve dhe kulturave të tjera muslimane dhe të pretendojë që në botë ka 
disa lloje Islami, ku ndër të tjera, paska edhe një Islam autokton në Kosovë. 
Një bidat i këtillë nuk ekziston në asnjë nga shkrimet e shenjta dhe ne besojmë 
që z. Hamiti këto deklarata do i ketë
 lëshuar në kushte të një c’rregullimi të thellë mendor.

I urojmë z. Hamiti një shërim të shpejtë fizik dhe psikologjik.


Kryesia e Forumit të Rinjve Muslimanë
Kryetari i FRM-së

Prishtinë, 
14..12.2008

frm-kos...@hotmail. com
www.forumimusliman. com
 
P.S. Forumi i të Rinjve Muslimanë është organizatë joqeveritare e regjistruar 
në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Rep. së Kosovës dhe si qëllim të saj ka 
ruajtjen e vlerave dhe traditës Islame duke u bazuar në mësimet e Kuranit dhe 
fjalët e Profetit të Zotit. Qendra e organizatës është në Prishtinë. 



Explore the seven wonders of the world Learn more!


Connect to the next generation of MSN Messenger  Get it now! __._,_.___ 
Messages in this topic (4) Reply (via web post) | Start a new topic 
Messages | Polls 
== ÇFARE KEMI BERE NE PER ISLAMIN?! ==
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
        FORUMI MUSLIMAN I SHQIPERISE
        http://www.forumimusliman.org/
   >> lufto me ne racizmin dhe islamofobine <<
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
                       THUAJ:  
JETA IME, VDEKJA IME, DHE SAKRIFICAT E MIA JANE 
THJESHTE PER ALLAHUN, ZOTIN E BOTEVE. 
                                          KURAN
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
== Komanda teknike per listen i gjeni ne:
http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimstudents 

MARKETPLACE



>From kitchen basics to easy recipes - join the Group from Kraft Foods 
 
Change settings via the Web (Yahoo! ID required) 
Change settings via email: Switch delivery to Daily Digest | Switch format to 
Traditional 
Visit Your Group | Yahoo! Groups Terms of Use | Unsubscribe 



Recent Activity


 7
New MembersVisit Your Group 


Yahoo! News
Get it all here
Breaking news to
entertainment news

Share Photos
Put your favorite
photos and
more online.

Yahoo! Groups
Special K ChallengeJoin others who 
are losing pounds.
.. 
__,_._,___ 














      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan