Poemë për në Fund> > Ishte herët në mëngjes, në ora pesë,> Kur vdekja trokiti mbi një derë.> > Kush është? I përgjumuri bërtiti,> Më lerë të hy brenda, jam Azraili.> > Papritmas njeriu filloi të dridhej,> Dhe si i marr në shtrat të përpëlitej.> > Oj grua – bërtiti, mos flej!> Jetën të ma marrë mos e lër.> > Ik o engjëll i vdekjes!- thirri me sa zë që pati> Më lerë rehat se ende nuk jam gati.> > Familja nga unë është e varur,> E ti ke ardhur shpirtin për të ma marrur.> > Përsëri meleku trokiti në derë,> O shok! Do ta marr shpirtin pa e ndjerë.> > Se shpirtin tënd Allahu e kërkon.> > I hutuar njeriu filloj të qajë,> O Engjëll, të lutem nga jeta mos më ndaj.> > Do të jap ar, argjend, pasuri,> Vetëm mos më dërgo në varr të zi.> > Më ler të hyj brenda, o shok! Meleku psherëtiu,> Hape derën dhe nga shtrati ngrihu.> > Në qoftë se s'më lejon të hyj në këtë herë,> Do të depërtoj si xhin nëpër derë.> > Njeriu i trishtuar revolverin e mori,> Dhe nga dera atë e drejtoi.> > Do ta drejtoj revolverin nga koka yte,> Do të vras këtu brenda. Po nuk ike.> > Tashmë Meleku ishte në dhomë,> O shok! Bëhu gati për vdekje! Duke thënë.> > > Melekët kurr nuk vdesin-sa budalla që je,> Ule posht revolverin, s'të duhet, kotë e ke.> > Pse ke frikë! Më trego o njeri,> Të vdesësh si ka planifikuar Ai.> > Eja pra te unë mos ia nis vajit,> Por qeshu dhe gëzohu që i kthehesh Allahut.> > O Engjëll! Unë qaj dhe mërzitem,> Sepse nuk kisha kohë që Bismilah të them.> > Prej mëngjesi deri n'mbrëmje, pasuri kam mbledhur,> Bile as për shëndetin nuk jam kujdesur.> > Urdhërave të Allahut nuk u jam bindur,> E as pesë herë në ditë nuk jam falur.> > Ramazani ka ardhur e ka shkuar,> E unë s'kam pasur kohë për t'u penduar.> > Në Haxh asnjëher nuk kam shkuar,> Sepse më janë dhimbur të hollat për të paguar.> > Ndonjëherë verë kam pirë ngapak,> Me gra të tjera kam ngrënë drekë e darkë.> > O Melek! Unë të apeloj ty,> Ma kurse jetën për një vit a dy.> > Urdhërat e Kur'anit do t'i zbatoj,> Prej kësaj dite Ramazanit do të filloj.> > Me agjërim e haxh do të kompletohem,> Nga mendjemadhësia do të largohem.> > Nuk do ta ha më kamatën,> Gjithë pasurin do ta jap në zeqat.> > Verën dhe grat do t'i largoj,> Njëshmërin e Allahut do ta dëshmoj.> > Ne Melekët urdhrat e Allahut i plotësojmë,> Kundër urdhërave të Tij nuk mund të veprojmë.> > Vdekja është përcaktuar për çdonjërin,> Nënën, babain, bijën ose djalin.> > Edhe ca kohë të ka mbetur për jetesë,> Gjithë çka ke punuar tash të vjen në kujtes.> > Unë e kuptoj frikën tënde – meleku thotë,> Por, tash është shum vonë për lotë.> > Jetove në këtë botë një shekull a më pak,> Për të varfrin e mjerë, s'u bëre merak.> > Prindërit nuk i ke respektuar,> Lypësit e uritur i ke larguar.> > Dy vajzat e tua në rrugë ttë degjenerimit shkojnë,> Në klube nate për kafshatën e gojës këndojnë.> > Në vend që të bësh më shumë muslimanë,> I bëre fëmijët e tuaj jomuslimanë.> > Muezinin injoroje kur këndonte ezan,> E as nuk e ke lexuar të shejtin Kur'an.> > Duke thyer premtimet jetën e kaloje,> Shokët i futje në grindje dhe i përgojoje.> > Prej pasurisë së grumbulluar shumë ke përfituar,> Ndërsa puntorët e mjerë i ke abuzuar.> > Kohën e lirë e kaloje në bixhoze e kalërim,> Paratë i kishe të vetmin qëlllim.> > Haje vitamina shumë e më shumë,> Çështja e të dobtëve s'të ka hyrë në punë.> > Një pikë gjaku kurrë nuk ke dhuruar,> Që ka mundur një njeri me e shpëtuar.> > O njeri, me shumë mëkate jetën e çove,> Vetëm për famë e pasuri u mundove.> > Xhenneti për ty? Nuk mund të them,> Padyshim banor i Zjarrit ke me qenë.> > Përe ty nuk ka kohë për t'u penduar,> Do ta marr shpirtin për të cilin jam dërguar.> > Sidoqoftë, fundi është shumë i trishtuar,> Njeriu filloj të bërtasë si i hutuar.> > Nga shtrati kërceu duke qarë e bërtitur,> Dhe papritmas u përplas poshtë i vdekur.> > Merr mësim prej këtu o ti që lexon,> Asnjëher nuk e di kur jeta të mbaron.> > Ndryshoje jetën duke u përmisuar,> Xhennetin e Tij për ta fituar.> > Nëse kjo poezi ty të frymëzon,> Ndoshta edhe dikujt tjetër i ndihmon.> _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
