VENDOSMERIA E NJE TE SEMURI
Një djalosh i ri punonte në një kompani me pagë të lartë por për shkak të 
procedurave që binin ndesh me fenë, ai kishte hequr dorë nga puna. Një kohë të 
gjatë mbeti pa punë dhe kishte rënë në varfëri. E nxita të dilte në ndonjë vend 
të gadishullit arabik dhe të kërkonte punë- rrëfen njëri prej predikuesve 
muslimanë. Gjeti punë dhe shkoi por sëmundja e kancerit të gjakut ishte ajo që 
e ktheu mbrapsht pas ca muajsh. U kthye në vend ndërsa sëmundja vetëm sa i 
bëhej më e rëndë. Mjeket e këshilluan për një mjekim kimik por ai shkaktoi 
rënien e flokëve dhe mjekrës së tij. Do të shtohen dhimbjet- i thashë. Më shumë 
ndiej dhimbje kur mendoj se do ta takoj Allahun pa mjekër- mu përgjigj. Edhe 
pse kishte ngulur këmbë, mjekët ia dhanë disa barëra qetësuese, të cilat edhe 
ashtu nuk i ndihmonin shumë. E këshillova të shkonte në Mekke për Umre dhe të 
pinte ujë nga Zemzemi. Shkoi dhe atje një natë kishte parë një ëndërr. Ai së 
bashku me dy veta kishin hyrë në Xhennet me ç’rast iu ishte hapur një derë e 
madhe ku kishte parë një pallat. Shikojeni, është i imi- iu kishte thënë 
shokëve. U zgjua nga ëndrra ndërsa zemra i ishte mbushur me gëzim nga kjo 
ëndërr. Mori abdes dhe filloi të falej derisa hyri koha e sabahut. Pas disa 
ditësh u kthye në vendin e tij. E vizitova, rrëfen hoxha, që t’ia lehtësoja pak 
dhimbjet dhe t’ia përkujtoja Allahun por në fakt ai ishte që ma përkujtonte mua 
Allahun, dhe më besoni, sa herë që doja ta mbaja ndonjë ligjëratë, më parë 
shkoja tek ai që të më zbutej zemra dhe të më rritej vullneti. Ishte kureshtar 
për këshilla dhe ndihmë ndaj çdokujt e sidomos ndaj atyre që i kishte në dhomë. 
Derisa ishte në spital, kishte ardhur një pasanik dhe ua kishte shpërndarë disa 
të holla pacientëve. Ky kishte marrë të hollat e tij dhe ia kishte lënë nën 
jastëk njërit pacient i cili kishte dalur për një analizë. Ai kishte edhe një 
bindje të fortë. ?doherë thoshte: Unë kam bindjen se Allahu është duke ma 
ruajtur një të mirë të madhe. Pas një kohe refuzoi hapat qetësues dhe tha: Këto 
dhimbje dhe mundime janë mëshirë prej Allahut. Ato m’i shlyejnë mëkatet dhe m’i 
ngritin gradat ndërsa leximi i Kur’anit dhe dhikri për mua janë më qetësues se 
sa ata hapa. Mëngjesin e së premtes, ishte ngritur dhe kishte pyetur njërin nga 
pacientët: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Edhe dy orë. U shtri edhe pak dhe 
pastaj pyeti: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Ende ka kohë- iu përgjigj. 
Dikur kur koha ishte afër, ai u ngrit, mori abdes, e fali sabahun dhe pasi që 
dha selam, e ngriti gishtin tregues e tha: Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut 
dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Ngriti shikimin kah qielli dhe 
buzëqeshi shumë e pastaj ra i vdekur në shtrat. Meqë kishte lënë amanet që ta 
pastroja, e pastrova. Pasha Allahun, nuk kam parë trup më të butë, fytyra e tij 
shndriste. Sikur nuk kishte vdekur fare. Ia falëm xhenazen ndërsa ai që e futi 
në varr tha se ai shndriste nga nuri dhe se buzëqeshja asnjëherë nuk iu largua. 
Pas disa javësh e takova njërin nga vëllezërit e tij. Përgëzohu o hoxhë, durimi 
i vëllait tim dhe qëndrimet e tij madhështore si dhe vendosmëria e tij gjatë 
sëmundjes kanë qenë shkak i udhëzimit tim, të babait tim dhe të vëllezërve të 
mi. Allahu e pastë mëshiruar vëllain tonë!Mësimet e tregimit: Aq sa mbahet 
njeriu për feje dhe për gjërave që ia forcojnë lidhjet me Allahun, ai po aq 
gjen lumturi, kënaqësi dhe bindje, me të cilat i bën ballë fatkeqësive dhe 
brengave të kësaj bote. Vendosmëria gjatë sprovave është mirë dhe në dobi edhe 
të tjerëve. Fatkeqësia është e caktuar dhe nuk mund të kthehet mbrapsht porse 
është mirë që ajo të pritet me durim dhe pajtim në mënyrë që të jetë shpërblim. 
Jeta e vërtetë është jeta e shpirtrave e jo ajo e trupave andaj të mos e 
neglizhojmë këtë. Njeriu nuk guxon ta shesë ahiretin e tij për ndonjë haram apo 
marrëdhënie të ndaluar ngase dynjaja, sado që të ketë kohëzgjatje, ajo prapë ka 
jetë të shkurtër, dhe sa do që të hijeshohet, ajo prapë është e shëmtuar. 
Vizita e spitaleve dhe të sëmurëve të jep mësim për jetë. Ne duhet të marrim 
mësim nga fatkeqësitë që ndodhin rreth nesh dhe duhet të nxitojmë që të 
pendohemi tek Allahu që të mos na vjen vdekja befasisht. Përgatiti: Shamil b. 
IBRAHIMPërshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan