* Kushdo që bën llogari, do të shpëtojë*
Jemi në përfundim të vitit dhe në pritje të vitit tjetër. Ditët po shkojnë, muajt po ecin dhe vitet kalojnë, çdo gjë po mbetet mbrapa dhe jetës po i vjen fundi. Një ditë të gjitha krijesat do të qëndrojnë para Krijuesit Allah dhe do të japin llogari për çdo të madhe dhe të vogël. Kjo konfirmohet edhe me fjalët e Tij: "*Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.*"1 <http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftn1> Që nga dita kur njeriu filloi jetën në këtë botë, ai filloi të ecë drejt botës tjetër. Ti o njeri më afër e ke botën tjetër, atëherë mendo për faljen dhe pendimin.. Fillo të bësh llogarinë serioze mbi jetën tënde dhe për ditët e kaluara. Pendimi korrekt ishte pendimi i një njeriu i cili, kur arriti të gjashtëdhjetat, filloi t'i numërojë ditët e viteve të kaluara dhe përfundoi me mbi njëzet e një mijë ditë (21000 ditë). Më pas bërtiti me zë të lartë duke thënë: "*Ah, mjerë për mua*! *Ah, mjerë për mua*!" Vallë, a ta takoj kështu Allahun tim me mbi njëzet e një mijë gabime, nëse kam bërë vetëm nga një gabim, kurse është e mundur që brenda ditës të bëjë edhe me mijëra gjynahe?! Miqtë e mi të dashur! Njerëzit mund të ndahen në dy grupe: 1. një kategori njerëzish bën llogari paraprake dhe dominon mbi vete; këta ia kanë lehtësuar vetes rrugën e xhenetit; 2. një kategori njerëzish nuk ka bërë llogarinë e duhur dhe ka qenë viktimë e epsheve, këta janë buzë xhehenemit. Allahu i Lartësuar thotë: "*Atëherë, ai që ka shkelur gjithçka, dhe ka parapëlqyer jetën e kësaj bote, sigurisht që do të ketë për strehë xhehenemin. Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin.*"2<http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftn2> "*Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.*"3<http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftn3> Një vit shkoi dhe nuk përsëritet më deri në Ditën e Gjykimit, kështu vazhdimisht po largohemi nga kjo botë dhe po afrohemi afër ahiretit. Dëshirova me këtë rast t'i kujtoj vetes dhe juve që të bëjmë llogarinë e duhur para se të dalim para Allahut, Sunduesit të dy botëve në Ditën e Llogarisë, ku nuk të bën dobi pasuria dhe fëmija. Por vetëm besimi i drejtë i argumentuar me vepra të mira. Atëherë ju mbetet juve të vendosni se në cilin grup dëshironi të rreshtoheni. Ju lë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut të Lartësuar. Paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi ju! Ulvi Fejzullahu 28.12.2008 www.klubikulturor.com ------------------------------ [1] <http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftnref1> Zelzele, 7-8. [2] <http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftnref2> Naziat, 37-41. [3] <http://www.klubikulturor.com/URTESI.htm#_ftnref3> Shens, 7-10. --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
