Në fillim të një viti të ri
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=535


*Shkruan: Shehid HASAN EL BENNA*

Ja po lind hëna e re e muajit Muharrem, po e njejta hënë që shënoi kalimin
nga shkëlqimi jonë i së kaluarës, në rënien e sotshme. Secili musliman duhet
të bëjë një llogaritje për vitin që shkoi, e nëse ka bërë vepra të mira
duhet ta falënderojë Allahun, e në qoftë se ka bërë vepra të liga duhet t'i
lë; e duhet ta pres këtë vit të ri me shumë shpresa, vullnet e përgatitje.

Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në
rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur (Suretu
Muhammed, 47:17).

E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s'ka dyshim,
All-llah ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues
(Suretu El-Maide, 5:39).

Njerëzit janë tre llojesh:

1) Njeriu i cili nuk synon asgjë; sa i përket ekzistencës së tij e di vetëm
që është një qenie njerëzore që ec me dy këmbë, dëgjon me dy veshë e punon
me dy duar. Ekziston, por prezenca e tij ska asnjë vlerë. Jeta nuk e ndjen
mungesën e tij as mos të qenurit e tij prezent, ashtu sikur nuk e ndjen
praninë e tij mbi këtë tokë. Duket si një frymë e lehtë ere në një
shkretëtirë, e cila përhapet në tërë gjithësinë.

Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata nuk kanë zemra që
me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me
ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë
ata të marrët (Suretu El-A'raf, 7:179).

Ki kujdes mos i përkasësh kësaj kategorie!

2) Njeriu që është rob i epsheve të tija, peng i argëtimeve të tija; ajo që
dëshiron nga jeta është vetëm që të ha, të pi e të argëtohet. Bën çmos për
të përmbushur dëshirat e tija, me të gjitha mjetet që është e mundur, pa u
kushtuar vëmendje vyrtiteve e parimeve.

E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i
shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak
se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk
respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues (Suretu
El-Ahkaf, 46:20).

Ki kujdes mos i përkasësh kësaj kategorie!

3) Njeriu në zemrën e të cilit lind dielli i të vërtetës, e në thellësi të
tij lindin dritat e udhëzimit, zhduken dyshimet e i zbulohet e vërteta;
pastaj udhëzohet në synimin e jetës e drejtohet në rrugën e drejtë, zemra e
tij qetësohet për shkak asaj që synon.

A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë
përgjegjësie)? (Suretu El-Kijame 75:36).

A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (El Mu'minun
23:115)

Zgjohen ndjenjat e tija e kërkohet mendimi i tij, ndërsa emocionet rrinë në
përgjim dhe fillon të kërkoj qëllimin e ekzistencës së tij derisa dëgjon
thirrjen e Allahut që i thotë:

Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë (Edh
Dharijat 51:56)

Kush shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e
kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues ( Suretu Ali Imran,
3:185)

Po ju i jepni përparësi jetës së dunjasë; ndërsa ahireti (amshimi) është më
i mirë dhe e përjetshëm (Suretu El A'la, 87:16-17).

Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët
(Suretu Edh Dharijat, 51:50).

Ky njeri e ka shprehur sinqerisht nënshtrimin e tij ndaj Allahut, dhe e ka
vënë kënaqësinë e Allahut si qëllimin e tij, Parajsën e tij si dëshirë të
veten dhe ka vënë jetën e kësaj bote prapa zemrës së tij; i është lidhur
vetëm asaj që e afron tek Allahu dhe e ka marrë me seriozitet rrugën e tij
duke përveshur mëngët. Ky është njeriu, në të vërtetë shumë pak janë
njerëzit.

Këtë e konfirmon edhe thënja e Pejgamberit (s.a.w.s) në të cilën ai tha:
"njerëzit janë si njëqind deve, e në mes të tyre gjen vetëm një të cilës
mund t'ia ngarkosh barrën".

Këto lloj njerëzish janë ata të cilët janë udhëzuar nga Allahu, të cilëve
Allahu u ka dhënë të mira; këta janë më të mirët ndër krijesat e Tij, janë
të përzgjedhurit mes robërve të Tij, mu këta janë ata të cilën mbartin
mesazhin e Tij dhe mbështeten në ligjin e Tij, me ata mundet çdo lloj
fitneje.

E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës
për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve
(Suretu El Ankebut, 29:69).

Pra mundohu të bëhesh pjesë e këtij grupi dhe lejo që fleta e parë e këtij
viti të shënohet nga:
• identifikimi i qëllimit tënd të jetës
• përtëritja e vullnetit tënd
• angazhimi serioz
Paqja qoftë mbi ty nëse e ke përcjellë një vit plot mirësi dhe e pret një
vit të ri që të shpie me hapa të shpejtë drejt qëllimit tënd.


Burimi: http://www.islaminticino.ch/Il%20mese%20hijri_Un%20Nuovo%20Anno.asp
*
Përktheu: Rexhije AMETI*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan