Biseda fetare-9
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=534
Shkruan: Hamdi NUHIJU
21
Saadi Shirazi tha:” Me të lutur gjë lamashit n`i kërkove,/ Fryve barkun, por në
shpirt u varfërove.”( Gjylistani dhe bostani, Tiranë,fq.78)
Jeta e njeriut nuk është një gjë e pavlerë e cila duhet të sorollatet rrugëve
të saj sikur të ishte një humbës pa u vërejtur fare. Ajo nuk mund as të blihet
e as të shitet, e në suazat e sprovave njeriu vepron edhe veprën e cila është
në dëm të shpirtit dhe mendjes së tij. Sa e sa njerëz kanë jetuar në rruzullin
tokësor dhe asnjëherë nuk janë ankuar te krijesat, por gjithmonë kanë kërkuar
prej Krijuesit dhe janë mbështetur në të. Përderisa nuk mbështetemi në
Krijuesin jetën e kemi ferrë përmes streseve dhe raporteve tona ndër shoqërore
me njerëzit tjerë. Ne veprojmë në kundërshtim me natyrën të cilën Allahu i
Lartësuar na ka krijuar. Harrojmë që të mbështetemi dhe të influencojmë jetën
tonë në suaza të rriskut të Allahut, dhe po këtë harresë e arsyetojmë me
paaftësi dhe mungesë mundësishë. Nëse hyjmë tek tezat e mikroekonomiksit do e
kuptojmë shumë mirë se kjo shkencë
ekzistonë mu për arsye se në rruzullin tokësor resurset të cilat duhet të
shfrytëzohen janë të rralla, ndërsa kërkesat për ato resurse janë shumë të
mëdha, ndërsa kjo shkencë merret me formën e alokimit të atyre resurseve në
mënyrën më të sakt. Logjikisht mund që të ekzistojë dhe mbajë kjo tezë
ekonomike, por nëse kuptojmë në thelb mesazhet e Krijuesit, Allahut të
Lartësuar do të kishim një mendim plus këtij që përmendëm. Allahu askë nuk e le
pa rriskun e tij, por askujt nuk ia ka shfaqur rriskun pa u munduar dhe pa
vepruar në suaza të ligjeve dhe ligjshmërive të Tij. Nëse gjithmonë presim prej
qiellit, prej qiellit nuk zbret as arë e as argjend, ndërsa prej duarve tona
mund të arrijmë që ti zbulojmë edhe diamantet më të çmuara që ekzistojnë në
rruzullin tokësor. Këto diamante nuk kanë vlerë poqese nuk do të ekzistonin
njerëzit të cilët i shfrytëzojnë dhe zbukurojnë me to veten. Edhe
pse diamantet janë zbukurime për njerëzit ti shfrytëzojnë në rruzullin tokësor
dhe janë elemente të veçanta në rruzullin tokësor, prap se prap për të arritur
deri tek to nevojitet një proces i gjatë i veprimtarisë njerëzore dhe një
mundim i trupit të njeriut karshi sfidave të ndryshme të njerëzimit. Sa është
me vlerë diamanti dhe safranët e ndryshëm, po aq është me vlerë edhe jeta e
njeriut e cila hynë në procesin e jo dembelizmit dhe drejtë afirmimit të
veprimtarive njerëzore. E nga këto konstatime ne nuk zhveshim qenien njerëzore
prej kërkimit të ndihmës dhe përkrahjes së njerëzve në faza dhe periudha të
ndryshme të jetës së njeriut. Pasiqë vet jeta në bashkësi ka një koncept të
këtillë urtie nga ana e Allahut të Lartësuar. Por, nuk dëshirojmë që njeriun
gjithmonë ta mësojmë drejtë aplikimit të kësaj metode e duke harruar Allahun
dhe rriskun e tij. Saadi Shirazi kur u shpreh në
vargjet e tij nuk pati qëllim ato njerëz të cilët nuk kanë mundësi të punojnë
,por kanë nevojë matriale për gjëra të caktuara. Këto njerëz janë të privuar
prej mundësive për një periudhë të caktuar me qëllim që deri tek këto mundësi
të arrijnë në periudha tjera të caktuara të jetës së njeriut dhe kështu
përfundimisht të pavarsohen në esencë prej njerëzve ndërsa ta shtojnë ende më
shumë varësinë ndaj Allahut. Edhe pse varësia ndaj Allahut e lidhë njeriun me
njeriun, por përmes kompensimeve të ndryshme në raportet e ndërsjellta. Por,
nuk është kusht që të vdesim dhe të mos jetojmë në suaza të normaleve të
Allahut, pra me nevoja dhe njerëz që kanë mundësi për ti plotësuar ato nevoja.
Krenaria sa është e dobishme po aq është e dëmshme, përmes saj ndoshta arrijmë
që të pavarsohemi prej njerëzve e të varësohemi ndaj Allahut, por në anën
tjetër pasojat janë shumë të mëdha
sepse në vete ngërthejnë edhe elemente tjera po aq të rrezikshme sa varësia
komplet ndaj njeriut dhe harrimi i mbështetjes në Allahun. Mësimet islame
kërkojnë mesatarinë tonë në suaza të normave dhe rregullave të Allahut të
Plotëfuqishëm. Përmes këtyre mësimeve ne arrijmë që të jetojmë me njerëzit por
edhe të mbështetur në Allahun. Por, duhet gjithmonë të preferojmë mundin para
kërkesës, e nëse japim mundin dhe nuk arrijmë deri tek plotësimi i nevojës
tonë, atëherë kemi të drejtë edhe të kërkojmë. Në anën tjetër, nëse për një
periudhë të caktuar jemi të privuar prej dhënies së mundit në atë segment ku
pavarsohemi matrialisht, kemi të drejtë që të kërkojmë përkrahje prej njerëzve
por të mbështetur në Allahun, me synim që në atë moment që të na afrohet
mundësia e këtij pavarsimi, ta realizojmë atë. O Allah na mundëso që ta arrijmë
atë ditë. Amin!
22
Saadi Shirazi tha:” Buka mu shtua, nderi m`u shter,/ Më mir`i varfër se sa pa
nder./”(Gjylistani dhe bostani, Tiranë, fq.79)
Hijëzim i frikës është trimëria e cila ndoshta fshehet në gojën e luanit dhe
dhelpërinë e dhelprës. Më patë thënë miku im se nuk i përgjigjet luani të
lehurës së qenit. Ndoshta në esencë ai patë të drejtë. Por në përballje me
frikën edhe pse janë dy krijesa të krijuara jo të njejta dhe kanë
karakteristika të ndryshme prej njëra tjetrës, ata prap se prap realizojnë
harmoninë e sistemit të krijesave të Allahut xh.sh. Kush është më i ndërshëm
luani apo qeni i cili leh gjithmonë në kërkim të realizimit të nevojave të tij?
Pse nuk leh luani? Normal, luani nuk ka nevojë të leh pasiqë nuk është qen.
Ndërsa qeni leh pasiqë është qen dhe Allahu i mundësoi atij që të arrijë deri
tek rrizku i tij përmes kësaj metode. Dyjat janë gjallesa të ndryshme që kanë
finesa të caktuara në krahasim me njerëzit. Mos të ikim prej njeriut dhe
shkronjave. Ai patë lexuar librin dhe së përfunduari erdhi deri
tek ky konstatim:- I thash çka kuptove prej tij?, ma ktheu:- Në te pash tre
punë, shkronjat, vijat dhe faqet. Shkronjat simbolizojnë diturinë, vijat-
diturinë e drejtë, ndërsa faqet simbolizojnë formën e kërkimit të diturisë në
formë sistematike. Edhe pse patë të drejtë me këtë konstatim ne mund të dalim
në brendinë e temës sonë. Jo rastësisht u përmend më lartë sistematizimi.
Njeriu mundohet në këtë jetë për të arritur deri tek caqet e caktuara dhe
ndoshta ndonjëherë përmes modurimit ai mundohet që të shtyjë këto procese të
cilat arsyeshëm i ndodhin jo vetëm atij por shumicës së njerëzve në rruzullin
tokësor. Duhet të mbajmë mend se gjithmonë në secilën punë e vepër tonën ka një
arsye dhe një urtësi se pse ajo veprohet e është ashtu si është. E nëse nuk e
mbajmë mend këtë gjë, atëherë jemi të destinuar që të vlohemi në suazat e
stresit dhe mosdurimit. Gjithmonë ne mundohemi
që të pavarsohemi materialisht, por duke harruar mbështetjen në Allahun dhe
duke u mbështetur vetëm në mundësitë tona si njerëz që në fakt këto mundësi
janë dhurat prej Zotit ose ndëshkim për ne. Diku tjetër Saadi Shirazi tha:”
Njeriu i ndjerë, kur paska dëgjuar lutjen e njeriut të ditur, paska kthyer
kokën mënjanë i mërzitur dhe e paska parë si një gjë të pahijshme që të lypin
njerëzit e ndershëm.”( burim i njejt,fq.78) Por, të mos ikim prej idesë bazë,
pse është më mirë i varfur e i ndershëm sesa i pasur e pander? Kush është ai i
cili na shtynë që të bëhemi të pandershëm? Ai është djalli i mallkuar. Kush na
stolis me nder? Allahu xh.sh. Më mirë i varfur materialisht e me Allahun xh.sh.
sesa i pasur e në jetë me djallin e mallkuar. O Allah na mundëso që të jetojmë
jetën ndershmërisht, të thjeshtë, të ditur dhe modest. Amin!
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct)
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---