Mos u bë imitues
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=542


  

Shkruan: Aid el Karni

Mos e transformoni veten ne dikë që në të vërtetë nuk jeni: mos i imito të 
tjerët. Shumë ka prej atyre të cilët shtiren duke harruar zërat e tyre, 
lëvizjet, origjinalitetin, dhe sjelljet me qëllim që ti imitojnë të tjerët në 
mënyrë që t’iu ngjajnë. Pasojat e një sjelljeje të tillë arrijnë në 
artificialitet, palumturi, dhë në shkatrimin e vet qenies së tij. 

Që nga Ademi a.s. e deri tek lindja e foshnjës më të fundit, nuk ekzistojnë dy 
njerëz që të jenë saktësishtë të njejtë në dukje. Andaj pse do duhej që ata të 
jenë të njejtë në sjellje dhe shije? 

Ti je unik – askush nuk ishte sikur ti në të kaluarën e askush nuk do të jetë 
sikur ti në të ardhmen. Ju jeni totalisht të ndryshëm nga X apo Y, andaj mos e 
detyroni veten duke ndjekur dhe imituar verbërisht të tjerët. Ecni para sipas 
natyrës dhe prirjes suaj.


"Secili grup e dinte vendin ku do të pinte ujë." (Kur’an 2: 60) 

"Secili (popull) ka një anë të cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e 
mbara." (Kur’an 2:148)

Bëhu sikur ishe krijuar dhe mos ndrysho zërin tënd apo të modifikosh ecjen 
tënde. Kultivo personalitetin tënd duke ndjekur atë cfarë është gjetur në 
zbulim, por mos e paguaj ekzistencën tënde duke imituar të tjerët dhe duke e 
ndaluar vetën nga individualiteti. 

Preferencat dhe shijet tuaja janë specifike vetëm për ty dhe ne duam që ti të 
qëndrosh ashtu sikurse je, vecanërisht ngase kjo është mënyra se si ishe 
krijuar dhe kjo është ashtu sikurse ne duam ti të jesh. Profeti a.s.. tha: “Le 
të mos jet askush nga ju imitator i dikujt tjetër.” 

Në terme të karakterit, njerëzit janë sikurse drujtë dhe pyjet e botës: të 
ëmbël dhe të thartë, të gjatë dhe të shkurtë, e kështu me rrallë. Bukuria dhe 
vlera jote rezervon gjendjen tënde natyrale. Ndryshimi i ngjyrës, gjuhës, 
talentit, dhe mundësive janë shenja të Krijuesit tonë, të Plotfuqishëm, të 
Gjithmadhërishëm, andaj mos ki dyshim në to.

Përktheu: Visar Korenica



___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan