Mos u bë imitueste veseve te tjerve duke prishur personalitetin tend
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=542
Shkruan: Aid el KarniMos e transformoni veten ne dikë që në të vërtetë nuk
jeni: mos i imito të tjerët. Shumë ka prej atyre të cilët shtiren duke harruar
zërat e tyre, lëvizjet, origjinalitetin, dhe sjelljet me qëllim që ti imitojnë
të tjerët në mënyrë që t’iu ngjajnë. Pasojat e një sjelljeje të tillë arrijnë
në artificialitet, palumturi, dhë në shkatrimin e vet qenies së tij. Që nga
Ademi a.s. e deri tek lindja e foshnjës më të fundit, nuk ekzistojnë dy njerëz
që të jenë saktësishtë të njejtë në dukje. Andaj pse do duhej që ata të jenë të
njejtë në sjellje dhe shije? Ti je unik – askush nuk ishte sikur ti në të
kaluarën e askush nuk do të jetë sikur ti në të ardhmen. Ju jeni totalisht të
ndryshëm nga X apo Y, andaj mos e detyroni veten duke ndjekur dhe imituar
verbërisht të tjerët. Ecni para sipas natyrës dhe prirjes suaj."Secili grup e
dinte vendin ku do të pinte ujë." (Kur’an 2: 60) "Secili (popull) ka një anë të
cilës ai i kthehet, ju shpejtoni kah punët e mbara." (Kur’an 2:148)Bëhu sikur
ishe krijuar dhe mos ndrysho zërin tënd apo të modifikosh ecjen tënde. Kultivo
personalitetin tënd duke ndjekur atë cfarë është gjetur në zbulim, por mos e
paguaj ekzistencën tënde duke imituar të tjerët dhe duke e ndaluar vetën nga
individualiteti. Preferencat dhe shijet tuaja janë specifike vetëm për ty dhe
ne duam që ti të qëndrosh ashtu sikurse je, vecanërisht ngase kjo është mënyra
se si ishe krijuar dhe kjo është ashtu sikurse ne duam ti të jesh. Profeti
a.s.. tha: “Le të mos jet askush nga ju imitator i dikujt tjetër.” Në terme të
karakterit, njerëzit janë sikurse drujtë dhe pyjet e botës: të ëmbël dhe të
thartë, të gjatë dhe të shkurtë, e kështu me rrallë. Bukuria dhe vlera jote
rezervon gjendjen tënde natyrale. Ndryshimi i ngjyrës, gjuhës, talentit, dhe
mundësive janë shenja të Krijuesit tonë, të Plotfuqishëm, të Gjithmadhërishëm,
andaj mos ki dyshim në to.Përktheu: Visar Korenica
Now with a new friend-happy design! Try the new Yahoo! Canada
Messenger</a_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---