"Ne te derguam ty (o Muhammed)vetem meshire per te gjitha
botet."(El-Enbija:107)
Kur Ibrahimi dhe i biri i tij Ismaili ,paqja qoftë mbi ta,po ndërtonin shtëpin
e shejntë ,Qaben,i luteshin All-llahut:"Zoti yne,dërgo ndër ta ,nga gjiri i
tyre,të Dërguar që tu lexoje atyre ajetet e Tua,tu mesojë atyre librin dhe
urtësin e ti pastroje ata.Ska dyshim se ti je Ngadhnjyesi,i
Dijshmi."(El-Bekare:129) Si përgjegje e kësaj lutje u dërgua i fundit profet,i
quajtur prej Zotit Muhammed-i lavderuar."Muhamedi është i dërguar i
Allahut."(El-Feth:29)Muhamedi s.a.v.s. është i Dërguar i Allahut dhe Pejgamberi
i Tij i fundit.Ai quhet Muhamed, i biri i Abdullahut dhe i Emines.Ka lindur në
Mekke në mëngjesin e ditës së hënë të vitit 571 të erës së re.Allahu me emrin e
tij ka emërtuar një sure të Kuranit.I Dërguari i Zotit,a.s që në rininë e tij
ishte kombinim i vetive më të mira shoqërore.Ai ishte njeri shembullor,i
peshonte gjërat dhe kishte gjykim të drejtë.Ai shquhej për origjinalitetin e
mendimit ,për moralin e lartë dhe për maturinë.Ende pa u bërë Pejgamber,ai
luftonte praktikat besëtytenore dhe ishte aktiv në veprimtari të dobishme.Ai
nuk pinte verë,nuk hante mish te therrur në altarët e zotave dhe nuk merrte
pjesë në festat e idhujtareve.Shokët e tij,Allahu qoftë i kënaqur me ta,thonë
se ai"heshte gjatë",siç transmeton Ahmedi me sened të saktë.Heshtja e tij e
gjatë e ndihmonte pozitivisht në meditimin dhe hulumtin e thellë të vërtetës
.Ai mendonte shumë për besimin e popullit të tij,se kujt i përkulej dhe i
lutej ,se përse merrej me herezi,me me magji ,me falle etj...Muhammedi s.a.v.s.
ishte njeri ideal dhe kishte karakter të panjollosur.Ishte më zemërgjeri,më i
qiltri dhe më mikpritësi dhe gjithmonë linte mbresa të thella te njerëzit me
fytyrën e tij të devotshme.Ai ishte i dashur ndaj bashkeqytetareve dhe me i
ndershmi në të folur dhe me temperament më të butë.Për shkak të respektit që
gëzonte ,populli i tij e quajti"i besueshmi" PEJGAMBER NE VITIN
E DYZET TE JETESKur u ngarkua me detyrën e pejgamberit në moshën
dyzjetvjeqare,Allahu i shpalli ajetet e para kuranore nëpërmjet melekut
Xhibril.Me fjalët e para që iu zbritën ,"Lexo me emrin e Zotit që krijoji(çdo
gjë)"(Alak :1),i shpallej luftë paditurisë ,mosbesimit dhe prapambetjes.Allahu
kërkoi nga Pejgamberi s.a.v.s. të predikonte njëshmërin e Allahut dhe ti
paralajmeronte njerezitë për pasojat e idhujtarisë dhe të mosbesimit.Gjatë tre
viteve të para,Resulullahu s.a.v.s. ftoi në Islam fshehurazi dhe
individualisht.Pastaj,Allahu i Madhërueshëm e obligoi atë që tu'a proklamonte
fenë kurejshëve:"Dhe paralajmëroje farefisin tënd të afërm."(Esh
-Shu'ara:214)Pastaj ,ende pa u qetësuar mirë Mekka e turbulluar ,ai
urdhërohet tu'a kumtojë shpalljen të gjithëve ,pa përjashtim.Allahu
thotë:"Ti haptazi prediko atë që të është urdhëruar dhe shmangu
idhujtareve."(El-Hixhr:94)I Dërguari i Allahut s.a.v.s u drejtua kundër
bestytënive te idhujtareve dhe kunder kotësisë së tyre duke thënë të vërtetën
për idhujt dhe për pavlefshmërin e tyre.Ai i sillte popullit të vet shembuj
të paaftësisë së idhujve për ti shërbyer vetes dhe tia sqaronte se ai që
beson idhujt dhe i merr ata ndërmjetësues mes tij dhe Allahut është në humbje
të qartë.Mekën e kaploi urrejtja ,shqetësimi dhe frika.Kush fliste kështu me zë
të lartë kundër idhujve ?Mekasit u ngritën sepse kuptuan se përqafimi i Islamit
do të thoshte të hiqnin dorë nga zotat e tyre të kotë dhe të largoheshin nga
shumë marrëzi të tjera.Ata përdorën të gjitha metodat e mundshme,si
ironinë,talljen,përgënjeshtërimin,shtrembërimin e mësimeve të resulullahut
s.a.v.s. dhe shkaktimin e dyshimit për të penguar përhapjen e dritës që
lindi.Ata e kundërshtonin Kuranin me trilllimet e popujve të lashtë ,duke
tentuar t'i zbavitnin njerëzit që ti largonin nga mësimi i Kuranit.Por,a shuhet
vallë drita pse ashtu dëshirojnë disa?Poloteistët e Mekkes e kundërshtuan
Muhammedin s.a.v.s. dhe i persektuan ndjekësit e tij me vrazhdësi,por kjo nuk e
lëkundi besimin dhe durimin e tij dhe as nuk i ndaloi njerëzit që ti
përgjegjen thirrjes së tij.Nga zemra në zemër,si lumi i kthjellët ,fjalët e
mëdha dhe mësimin e Zotit gjenin vend në zemrat e njerëzve.Muhammedi s.a.v.s.
na porosit se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut ,Krijuesi i çdo gjëje ,që
besimtarët janë vëllezër ,të sillen mirë ndaj prindërve dhe të afërmëve të tyre
,të jenë të vyrtyteshëm,të ndershëm,fisnikë ,modest,trimë dhe krenarë.Ai fton
në sjellje të drejtë ,në ndihmë ndaj nevojtarëve ,fton që të çmohet njeriu
dhe dinjiteti njerëzor,të rrënohen idhujt dhe që në mesin e njerëzve të
nderohen lidhjet e afërsisë(farefisit)Në Mekke ai qëndroi 13 vite dhe mesazhit
të tij i besuan pak njerëz,por vazhdoi të përmbushte misionin e tij e nuk u
përkul.Edhe pse ai dhe shokët e tij keqtrajtoheshin,as nuk u ankua as nuk u
thye.Kur disa besimtarë iu ankuan për brutalitetin e idhujtarëve,ai i qortoi
për ngutjen dhe u premtoi se Allahu do të përhapte fenë e Tij ,e ashtu
ndodhi.ISRAJA DHE MIRAXHI DHE ME PAS HIXHRETI NE MEDINENë këto rrethana të
vështira ,në vitin e dhjetë të pejgamberllëkut,Profetit a.s. i ndodhi ngjarja e
Israsë dhe e Miraxhit.Allahu e mori Muhammedin a.s. nga Meka dhe e dërgoi në
Kuds,nga aty e ngriti mbi shtatë qiej e pastaj e ktheu në vendin e tij mbrenda
një pjese të natës.Ky udhëtim ,përveq të qenit një dhuratë dhe mrekulli e madhe
për të,ishte më se e nevojshme sepse e forcoi e i dha kurajo e shpresë.Gjatë
këtij udhëtimi ai pa shumë gjëra të quditshme ,mësoi shumë fakte e fshehtësi ,u
takua me Profetët para tij dhe atje iu bë obligim namazi dhe Zoti i foli pa
ndërmjetësues.Profeti Muhammed s.a.v.s. u shpërngul për në Medine , me leje
prej Zotit,që tu kumtonte shpalljen dhe ta zbatonte fenë si duhet.Me të shkuar
atje ,me ndihmën e Allahut ,i dha fund armiqësive,i bashkoi zemrat dhe formoi
një unitet të pazakontë.Për vërtetësin e Pejgamberllëkut të tij tanimë ishte në
dijeni edhe armiku i tij.Për vërtetësin e mesazhit të tij dëshmuan edhe disa
priftërinjë të krishter e disa rabinë çifutë.Të gjithë e pranonin se Muhamedi
s.a.v.s. nuk donte të realizonte ambiciet e tij personale,por donte të çonte në
fund misionin që i kishte besuar Krijuesi.Profeti Muhamed s.a.v.s. i shikonte
vlerat morale si vlera jete dhe thoshte:"Jam dërguar për të përsosur normat
e moralit."Transmeton Hakimi me sened të saktë (Es-Sahiha:45).Modestia e tij,
me tërë atë madhështi ,është mahnitëse nga të gjitha aspektet .Ai ishte i
matur ,pa marrë parasysh rrethanat nëpër të cilat kalonte.Të gjithë kanë unin e
tyre personal që në rrethana të caktuara nuk mund ta fshehin ,përveç të
Dërguarit të Allahut s.a.v.s..E edukoi Zoti i tij dhe vërtet ishte personifikim
i shpalljes që ai kumtonte nga Zoti.Prandaj shokët nuk dinin si ta përshkruanin
më mirë por thoshin:"Karakteri i tij ishte Kurani.Ai nuk e lexoi Fjalën e Zotit
(në Kuran)për të:"Dhe ti(o Muhamed)vërtet ke moral madhështor".Transm.Ahmedi me
sened të saktë.TIPARET E PROFETIT MUHAMED ALEJHI SELAMI Dërguari i Allahut a.s.
shquhej për aspektet e shumta të përsosmërisë që nuk ishin dhuruar askujt
,prandaj ai ishte i pakrahasueshëm dhe shokët e donin aq shumë.Asnjë njeri në
botë nuk është respektuar dhe nderuar sikur ai nga shokët e tij.Ata çë e
njihnin mirë ishin mahnitur prej tij.Të tjerët ishin të gatshëm të flijonin
jetën e tyre për të shpëtuar një thua të tij nga lëndimi,si shembulli i
Hababit ,i Jasirit ,i Sumejes etj..Nuk duhet të befasohemi nga ky realitet
,pasi profetët e Zotit duhet të mbrohen edhe me jetë po qe se kërkohet, në
mënyrë që ata ta kryejnë misionin që u dha Zoti dhe që ti mësojnë njerëzitë.E
kanë dashur sepse ka qenë i Dërguari i Allahut dhe i përkryer si asnjë krijesë
tjetër njerëzore.Ai bashkonte devotshmërin me moralin e lartë ,prandaj ishte
më i dashuri te Zoti dhe te njerëzit.Besonte fuqishëm tek Allahu dhe gjithë
forcën e gjente në nënshtrimin ndaj tij.Shquhej në fisin e vet për gjuhën e
bukur dhe sjelljen e mirë e vyrtytet fisnike,por edhe nga pamja ka qenë i
pashëm.Ishte i butë i përzemërt dhe gjithnjë ka thënë vetëm të vërtetën.Ai
shquhej për normat e përsosura etike,të cilat nuk mund të përshkruhen me
fjalë.Kur heshte ,dallohej për qëndrimin dinjitoz dhe për maturinë dhe kur
fliste,e frymezonte shkëlqimi dhe eleganca.Ka qenë njeriu më i bukur dhe më
elgant prej së largu,por edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi.Me
logjikë të pastër dhe me jehonë të këndshme ,dhuntia e të folurit të tij ishte
si varg margaritarësh.As trupshkurtër që të mos vërehet,as trupgjatë që të
dallohet.I fuqishëm,as i ngrysur as i vrejntur.I shoqërueshëm dhe i kujdeshëm
ndaj bashkëbiseduesit.Mes shpatullave ka pasur vulën e pejgamberllëkut.Kishte
shtrëngim dore të fuqishëm.Kishte natyrë të butë dhe sjellje fisnike .Kur e
shihte dikush rastësisht,ndjente ndaj tij respekt e nderim të thellë.Kush
shoqërohej me të,e donte dhe e çmonte.Ka qenë zemërbutë dhe tolerant,gjithnjë i
gatshëm për të falur kur duhet.Ai që e përshkruante ,thoshte:"Nuk kam parë para
tij e as pas tij dikë që i pëngjante atij s.s.v.s!"Tirmidhiu.Ligjërimin e
fillonte dhe e perfundonte tejet qartë.Fliste në mënyrë koncize,jo gjërsisht,me
gjuhë të pastër,me domethënie e urtësi të qarta dhe nuk përdorte fjalë
boshe.Gjëja më e bukur që ka pasur ka qenë dhuntia e Allahut të Madhërishëm
për të pranuar Shpalljen dhe shkathtësia për t'ua kumtuar atë njerëzve.
Marr nga nur-islami.
_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces.
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---