Letër drejtuar presidentit të ri Amerikan Barak Obama Shkëlqesia juaj President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama! Pas përshëndetjes: E premte, 02 Janar 2009 11:31 Nga: Dr. Aid El-Karni Unë jam një ndër 1 miliard e 500 miljon muslimanë që ka sot bota njerëzore. Kemi përqafuar një fe e cila na mëson që të mos sulmojmë, të mos bëjmë padrejtësi, të mos bëjmë zullum, të mos tradhtojmë, të mos mashtrojmë dhe të mos gënjejmë. Një fe e cila na ndalon kategorikisht armiqësinë dhe mbytjen e njerëzve të pafajshëm, na ndalon që të dëmtojmë apo lëndojmë njerëzit në përgjithësi. Kjo fe e pastër, na thërret që të gjithë njerëzit t'i trajtojmë në mënyrën më të bukur, na fton të ruajmë personalitetin dhe dinjitetin njerëzor dhe kërkon prej nesh të mbrojmë të drejtat e njeriut. Na thërret që të keqën ta kthejmë me të mirë, të pajisemi me moral të bukur, të mposhtim zemërimin dhe t'i themi stop të ligës dhe asaj që është në dëm të njerëzimit. Ajo na inkurajon që të ndërtojmë dhe rregullojmë tokën që Allahu e bëri vendqëndrim për ne, na nxitë të përhapim në mes njerëzve shpirtin e harmonisë, vëllazërisë dhe tolerancës. Kërkon prej nesh që të jemi të kujdesshëm dhe të mos bëjmë çrregullime në tokë, të mos shkatërrojmë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat, të mos ndotim ambientin, të mos prejmë pemët dhe të mos mundojmë kafshët. Jemi një bashkësi (ummet) i qetësisë, sigurisë dhe besimit të vërtetë. Bashkësi e cila është ndërtuar mbi baza të drejtësisë dhe objektivitetit, dashurisë dhe paqës, ndërtimit dhe konstruimit. Përpiqemi që nëpërmjet parimeve të shëndosha islame të arrijmë kënaqësinë dhe lumturinë e mbarë njerëzimit, të ngrisim një civilizim të mirëfilltë me anë të të cilit do jetë i kënaqur Krijuesi ynë. Ne nuk i bëjmë padrejtësi askujt, e as nuk pajtohemi që të tjerët t'na bëjnë padrejtësi. Jemi të drejtë me të afërmin, të largëtin, mikun dhe armikun. Më i ndershmi në mesin tonë është ai që më së shumti ruhet nga të këqijat. Tek ne nuk ka dallim në mes arabit dhe jo arabit, të bardhit dhe të ziut. Misioni i Profetit tonë është për mbarë njerëzimin dhe thirrja jonë është hyjnore. Ne jemi ummet mesatar, jo i tepruar dhe i papërmbajtur. Nuk jemi ummet i shkujdesur, ekstravagant dhe i padobishëm. Falja për ne është më e dashur se ndëshkimi, ndërsa toleranca dhe zemërgjërësia më fisnike se hakmarrja. Ne dhe popujt e botës jemi sikur në një anije të vetme, siguria e tyre është edhe siguria jonë, shpëtimi i tyre është edhe shpëtimi ynë. Mos të harrojmë se të gjithë së bashku kemi hipur në anijen e Profetit Nuh, atë ditë kur Zoti na shpëtojë nga përmbysja e madhe. Gjithashtu të kujtojmë se të gjithë kemi prejardhjen nga një babë dhe një nënë, e këta janë Ademi (Adami) dhe Hava (Eva). O President! Amerika nuk do të jetë e madhe derisa Allahu të mos vendosë për këtë. Nuk do të jetë e famshme dhe e suksesshme nëse nuk respekton dhe mbron vlerat dhe të drejtat njerëzore. Nuk do të jetë vend i sigurt nëse nuk vendosë themelet e drejtësisë, nuk ndërton paqë dhe nuk përkrahë të ndershmën. Nuk do të jetë funksionale po nuk ndërtoi kulturë të njohurive të përgjithshme, dialogjeve dhe komunikimeve të ndërsjella pa bërë dallime dhe diskriminime në mes nacionalitetve të ndryshme. Atë ditë kur Amerika përpiqet të mbrojë vlerat e drejtësisë dhe barazisë, atë ditë kur do interesohet të mbrojë njerëzit e pafuqishëm nëpër botë dhe të jetë në ndihmë të të gjithë të përsekutuarve nga regjime të ndryshme, do të bëj shumë aleat e miq nga njerëzit më të ndritur të botës që kanë ndërgjegje të pastër. O President i SHBA-ve! Familja jote emigoi nga Kenia për në Amerikë vetëm për të kërkuar liri, barazi dhe drejtësi, mirëpo shumë vite para se të ekzistoi Amerika, Bilal ibn Rabbah el-Habeshiu nga Etiopia, kishte emigruar për në Medinën e Ndritshme, në vendin e më të dashurit të Allahut, Muhammedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), për të gjetur liri dhe drejtësi. Ky njeri i zi, dikur skllav i parisë Mekase, u bë simbol prej simboleve të Islamit, u bë një ndër njerëzit më të mëdhenj në historinë islame, u bë një hero i mesazhit të përhershëm hyjnor. Feja jonë ka tejkaluar të gjitha kulturat dhe konventat ndërkombëtare në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Atëherë në emër të 1 miliard e 500 milion muslimanëve, ju bëjmë apel që të mbroni të drejtat e muslimanëve të përsekutuar dhe të pambrojtur në Gaza. Vallë, a thua ç'faj kanë bërë fëmijët, gratë e veja, jetimët, pleqtë dhe të varfërit që të mos kenë mundësi të marrin frymë lirshëm si gjithë popujt e botës? Atyre u është pushtuar toka, u janë shkatërruar shtëpitë, u është ndaluar e drejta për të jetuar, u janë konfiskuar pasuritë e tyre dhe u janë ndërprerë ndihmat e tyre. Ata ndodhen në një situatë tejet të vështirë, të uritur, të burgosur, të maltretuar, të vrarë e të masakruar... Shumë prej tyre janë pa ushqime, pa rroba, pa ilaçe dhe pa ujë... Shkëlqësia juaj! Na tregoni, ku është vetëdija ndërkombëtare para kësaj masakre që po ndodhë në Gaza para veshëve dhe syve të botës? Ku është ndërgjegjia ndërkombëtare para sulmeve dhe bombardimeve barbare të Izraelit kundër popullit të pambrojtur palestinez? Në mesin e tyre ka shumë të vrarë e të plagosur... Çifutët rrënuan të gjitha vlerat e personalitetit njerëzorë, shkelën marrëveshjet paqësore dhe nuk respektuan konventat ndërkombëtare. Shkëlqësia juaj! Kërkojmë nga ana juaj, që të shfrytëzoni autoritetin tuaj dhe të ndërhyni në ndaljen e menjëhershme të sulmeve agresive ndaj popullatës së pambrojtur palestineze, nën moton: "Ndihma e njeriut nga vëllai njeri". Ndoshta zgjedhja e juaj për President të Shteteve të Bashkuara nga populli Amerikan ka ardhur si pasojë e politikës së gabuar të paraardhësit tuaj mendjelehtë, politikë e cila shkatërrojë të mbjellurat dhe gjallesat, i rrënoi urat e pajtimeve dhe marrëveshjeve më të tjerët, i prishi projektet e paqës globale, bashkëjetesës së përbashkët dhe tolerancës ndërnjerëzore. Me këtë qeverisje, Amerika është njollosur dhe turpëruar para botës, ka dëmtuar interesat e veta dhe ka mbjellur urrejtje në zemrat e shumë njerëzve anekënd botës. Nga: Dr. Aid El-Karni, Mbretëria e Arabisë Saudite 30.12.2008 Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Enes KOSHI www.mesazhi.com _________________________________________________________________ Show them the way! Add maps and directions to your party invites. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
