Biseda fetare-10
 
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=549
 
Shkruan: Hamdi NUHIJU

23

Muhamed Kutub tha:” O Allah! Ta mbjellë? Po ç`është ajo? Farë e pemës të cilën 
edhe po qe se e mbjellim nuk do të jep dot fryte, pos pas ca viteve, e kijameti 
është duke ndodhur! Me bindje të plotë...”( Shkëndija pejgamberike, Shkup,2002, 
fq.19)
A ka mësim më të lartë se mësimi të cilën na mësoi i Dërguari i Allahut 
s.a.v.s. i cili na orientoi mendjen dhe shpirtin tonë që të gjurmojmë thellë 
rreth mirësisë dhe të vrapojmë pas veprës së mirë qoftë edhe nëse vjen 
kijameti. Hadithin e Resulullahit s.a.v.s. nuk e ceka këtu me qëllim që lexuesi 
i këtij teksti të hulumtojë, ta kërkojë dhe ta mësojë e ta praktikojë në jetën 
e tij të përditshme. Në dorën e kujt janë frytët? Nëse ne mbjellim pemën a jemi 
të sigurt se ne do ti nxisim ato pemë që të nxjerrin fryte e të jenë të 
dobishme për njerëzimin? Secili njeri në rruzullin tokësor nëse pak logjikon do 
e kuptoje se deri te frytet arrihet vetëm përmes punës dhe mundit. Një mund i 
vogël mund të ketë fryte të mëdha. Shembull nëse bëjmë dua për vëllezërit dhe 
motrat tona në Gaza, dhe nëse agjërojmë në ditën e ashurës e në ato momente 
agjërimi bëjmë dua për këto njerëz dhe
 për njerëzit tjerë në rruzullin tokësor që kanë fatin e njejtë, padyshim se 
duaja jonë do të pranohet nëse është e sinqert dhe e nxjerrur prej thellësisë 
së shpirtit dhe zemrës sonë. Por, nëse i llogarisim palestinezët si një popull 
tjetër dhe nuk mërzitemi fare për to, në ato momente ne nuk po mbjellim farën 
për tu ruajtur prej fatkeqësisë, por në fakt në veten tonë po mbjellim farën e 
fatkeqësisë e cila do të bëhet pemë dhe frytet e saj do të jenë shkatërrimi 
jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.
Lidhja e njeriut me njeriun bëhet përmes shpirtit të tij dhe të qenurit i 
dhembshur për njëri-tjetrin e jo përmes formës e përmbajtjes së jashtme e cila 
vetëmse e largon njeriun prej njeriut dhe aspak nuk e afron. Edhe ne si popull 
shqiptar kemi të drejtë më shumë se popujt tjerë që ti dalim në përkrahje 
popullit palestinez për dy arsye të vetme dhe të fuqishme, arsyeja e parë dhe 
më e rëndësishme është se të dy popujt kemi një kible, një fe, ndërsa arsyeja e 
dytë është se edhe ne si popull gjatë kohë kemi qenë sakrificë e padrejtësisë 
shoqërore. Prandaj nëse bëhemi egoist dhe nuk mbjellim në veten tonë duat që të 
arrijnë deri tek Allahu e të çlirohen popujt e pafajshëm në këtë rast 
palestinezët, atëherë ne jemi zhvlerësues të veprave të mira dhe harrojmë që të 
falëminderojmë për të mirat që na janë bërë. Gjatë historisë sonë si popull 
mund të kujtojmë se 25000 burra nga po ky
 popull ishin në çlirim të Kudsit ose Palestinës, ndërsa sot sa paturpshëm 
bëhemi kinse nuk dëgjojmë dhe nuk brengosemi fare për padrejtësinë e cila ka 
kapluar këtë popull. Urtësia e secilit njeri në rruzullin tokësor është që të 
punojë dhe të mos flejë, por gjithmonë të jetë në kërkim të mundësive të reja. 
Zaten një prej synimeve të hadithit të Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së 
mbjellur, është edhe arritja deri tek zgjimi e jo fjetja. Bota e shurdhër 
perëndimore nuk po brengoset fare për gjenocidin i cili po ndodh në Gaza, 
ndërsa ne si musliman të cilët e kemi dëgjuar madje njëherë hadithin e 
Resulullahit s.a.v.s. rreth farës së mbjellur e prap nuk e angazhojmë veten në 
ndryshimin e kësaj pozite minoritare karshi aventurave të botës perëndimore do 
të ishte një turp i madh. Të mos harrojmë për asnjë moment se edhe jeta jonë e 
përditshme është e lidhur ngusht me këtë segment të
 brengës së të gjithë muslimanëve në rruzullin tokësor. Nuk guxojmë për asnjë 
moment që t`ia hapim dyert padrejtësisë dhe mosmirnjohjes, dhe duhet të jemi 
gjithmonë vigjilent e asnjëherë të mos flejmë karshi armikut mjaft të 
organizuar. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ne jemi ato që duhet ta mbjellim 
farën e paqës në rruzullin tokësor dhe të kërkojmë bashkarisht nga Allahu 
xh.sh. që popujt e robëruar të lirohen, që Gaza të çlirohet, që zullumqarët të 
shkatërrohen dhe nga instancat ndërkombëtare të kërkojmë pak më shumë 
vigjilencë dhe zgjim. Nëse ne nuk e bëjmë këtë gjë, atëherë ato nuk janë në 
gjendje që të ndryshojnë këtë gjë, pasiqë ndoshta ato vet janë inicuesit e 
këtyre gjërave të dëmshme për komplet një popull. Në definimin e armiqëve shumë 
bukur u shpreh Muhamed Gazali. Ai tha:” Islami nuk luftoi kundër Judaizmit, por 
luftoi kundër bandave të armatosura çifute të
 cilat sulmonin dhe plaçkisnin muslimanët. Por, pasi këto banda ishin 
asgjësuar, hebrenjtë- si individë- jetonin në paqe dhe siguri.”( Feja jonë, 
Tiranë,2003, fq.68) Ndërsa një pasus tjetër i këtij dijetari ende më shumë e 
sqaron idenë e tij:” Qëndrimi ynë ishte: Ne luftojmë cionistët, prej të cilëve 
edhe vet profeti Musa do të largohej, sepse ata janë zvetënuar plotësisht nga 
mësimet e Tevratit. Ne besojmë se profeti Musa është vëlla i profetit Muhammed 
dhe se atij iu shpall një prej librave hyjnorë, në të cilën ne si muslimanë e 
kemi kusht të besojmë dhe për të cilin flitet edhe në Kur`an.”( Feja jonë, 
Tiranë,2003, fq.69)

24

Muhamed Kutub tha:” Vërtet është një botë e gjerë e cila është përplotë 
dashuri, është përplot devotshmëri, përplot shpresë, përplot frikë dhe respekt, 
përplot dritë.”( Shkëndija pejgamberike, Shkup,2002, fq.95)
Optimizmi në fjalët e Muhamed Kutubit shihet qartë dhe bukur edhe në përmasa të 
thella të meditimit tonë në krijesat e Allahut. Me të vërtet nëse e vështrojmë 
botën në syrin e bukurisë dhe lumturisë do të kemi mundësi që të gjejmë të 
bukurën e cila na stolisë brendinë tonë sikur të ishim përballë një univerzi 
kaq të ngjyrshëm e i cili vezullon mbi shpirtin tonë. Ky shpirt i nxitur nga 
devotshmëria dhe përkulshmëria ndaj Allahut shndrritë si nur në gjithësi prej 
shpirtërave tjerë të cilat janë mësuar që të nxisin trupat e tyre drejtë 
krimit, vrasjes, vjedhjes, braktisjes së të vërtetës e përqafimit të të kotës. 
Botë pa dashuri me të vërtet do të ishte një botë shumë e egër m`u ashtu si e 
ëndërruan dhunuesit izraelit në Gaza. Një botë ku do të sundojnë më të 
fuqishmit, ndërsa më të dobtit gjithmonë do të jenë të nënçmuar dhe në heshtje 
do të destinohen që të zhduken nga
 faqja e dheut. Muhamed Kutubi i mësuar nga mësimet islame dhe këto shkëndija 
pejgamberike ai ka të drejt që ti mësojë njerëzimit se si duket një botë 
përplotë dashuri, pasiqë mësoi porositë nga ajka e dijeve të mësuesit të 
njerëzimit- Muhammedi s.a.v.s. Nëse e vështrojmë historinë më të hershme të më 
të dashurit në mesin e krijesave nga Allahu xh.sh., do të kuptojmë fare lehtë 
zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe do të krijonim një botë e një rreth 
përplotë dashuri e humanitet. A nuk ishte Muhammedi s.a.v.s. i cili fiset e 
Medines i bashkoi dhe luftërat e tyre të cilat kishin arritur në faza të 
trishtueshme i shuajti me ujin e modestisë, urtësisë, mençurisë? E sot kemi 
shumë njerëz në mesin tonë të cilët me emër janë musliman, ndërsa për 
Muhammedin s.a.v.s. thonë që ka qenë një epsharak i cili ka vrapuar pas grave 
dhe ka qenë një i çmendur. Njerëzit e këtillë sot po përkrahin
 agresionin izraelit në Palestinë, njerëzit e këtillë po përkrahin dhunën, 
prishjen e moralit, dhe në skenë po veprojnë në këtë segment e me gojën plotë 
po deklarojnë se mu këto janë shpëtuesit e kombit shqiptar. Ky është realiteti 
i popullit tonë i cili botën e sheh vetëm në dy ngjyra dhe jo në më shumë 
ngjyra dhe gjithëçka që është e jona e që simbolizon fenë duhet patjetër të 
urrehet dhe të çrrënjoset prej kujtesës tonë historike, ndërsa të gjitha vlerat 
sëbashku me pseudo-vlerat e jashtme duhet të pranohen dhe miratohen pa 
konsulltim me askë, ashtu verbërisht. Zgjohu o njeri dhe shiko botën e cila 
është përplot dashuri e nuk është përplot dhunë, shiko e kujto pak Bagdatin ku 
shkenca dhe civilizimi ishin në kulmin e saj përderisa ky vend ishte nën 
udhëheqjen e muslimanëve, ndërsa në ato momente kur kaloi në duart e të tjerëve 
ky vend u shndrrua në një deponi masive e armëve dhe e
 vrasjeve padrejtësisht nga ana e një agresori të fuqishëm. Shiko botën e bukur 
plotë dashuri të Endelusit i cili përgadiste rilindjen Evropiane, ndërsa sot ky 
vend u shndrrua në një deponi prostitutash me numër më së shumti në rruzullin 
tokësor. Shiko bukuritë e Samarkandës e Buharës të cilat bukuri dhe mrekulli 
ngjisnin në qiell artet e bukura dhe shkencën e dijen, derisa ishin nën 
administrimin e muslimanëve, ndërsa sot janë vende të cilat vuajnë nga sëmundje 
të ndryshme dhe kanë probleme të ndryshme ekonomike dhe sociale të cilat i 
nxiti mu ky globalizëm e industrializim i botës. Shiko Kudsin përplotë shpresë 
të cilin Omer Ibën Hattabi hapi dyert e saj dhe i lejoi të gjithë të tjerëve që 
të jetojnë në paqe e harmoni, ndërsa sot ky vend është i okupuar dhe dhunshëm 
merret prej qarqeve të ndryshme cioniste që synojnë zhdukjen e popujve musliman 
nga faqja e dheut. O soditës i këtyre fjalëve,
 shiko dhe analizo Shkupin qytetin e devotshmërisë dhe dinit të Allahut, kur 
ishte nën administrimin e të devotshmëve( Osmanlinjve), ndërsa sot ka një pamje 
diametralisht të kundërt me vet identitetin e këtyre njerëzve. A`thua vallë kur 
do të zgjohet bota prej kësaj skëterre dhe padrejtësie e cila po ngulfatë 
qeniet njerëzore? Kur më në fund do t`i shohim dyert e Kudsit të çliruara prej 
dhunës dhe agresionit çifut? Salahudin ku je? I drejtohem Salahudinit të ri, 
sepse Salahudin Ejubi gjendet në vendin e tij të merituar. O ummeti im, edhe sa 
kohë do të duhet për të përgaditur Salahudinin e ri?



___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan