Muslimanët dhe Palestina http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=551
*Shkruan: Tariq RAMADAN* Derisa qeveritë heshtin, muslimanët duhet t'i bashkangjiten shumicës për t'i bërë ballë dhunës që ushtrohet ndaj Gazës. Nëse dikush dëgjon ndjenjat që shprehin muslimanët përreth botës e rrok një emocion zemërimi dhe kryengritjeje i përzier me një shprehje të thellë pafuqije. Masakrat aktuale nuk janë veçse konfirmimi i asaj që njihet shumë mirë: „komuniteti internacional" shumë pak interesohet për fatin e palesinezëve, e duket sikur shteti i Izraelit, me mbështetjen e SHBA-ve dhe disave shtete europiane, ushtron presion mbi mendimin publik që të besojë se ai nuk është në gabim. Nga radhët e presidentëve dhe mbretërve, asnjë s'guxon të flas; asnjë s'është gati të thotë të vërtetën. Të gjithë janë paralizuar nga frika. Meqë konflikti izraelo-palestinez disa herë perceptohet e shihet si baza vendimtare e mardhënieve konfliktuale mes Perëndimit dhe Islamit, shumë muslimanë nuk dinë më si të veprojnë e të reagojnë. A është vetëm një konflikt politik? Çka ka të bëjë Islami me këtë konflikt? A duhet ta shndërrojmë në një shqetësim religjioz për të cilin duhet thirrur i gjithë „ummeti" në mobilizim? Muslimanët përreth botës u bëjnë balllë tri fenomeneve të ndryshëm. Së pari, në vendet me shumicë muslimane apo në perëndim, ata shohin që nuk mund të presin asnjë reaksion nga qeveritë, veçanërisht nga shtetet arabe. Ata luajnë rolin e bashkëfajtorëve të heshtur, e hipokrizisë dhe përçmimit të jetërave të palestinezëve. Së dyti, reportazhet e mediave perëndimore janë alarmante; shumica e tyre pranon dhe tregon faktet sipas versionit izraelian: të dy luftuesit janë njejtë të fuqishëm dhe viktima e sulmit (Izraeli) vetëmbrohet. Çfarë shtrembërimi! Megjithatë, faktori i fundit është veçanërisht interesant: derisa 73% e europjanëve mbështetnin Izraelin në 1967, më shumë se 67% sot mbështetin Palestinën. Me kalimin e kohës kanë evoluar të kuptuarit dhe ndjeshmëria: popullatat nuk ndjekin më verbërisht lojërat dhe qëndrimet hipokrite të politikave të tyre elitare. Duke marrë parasysh këto faktorë, muslimanët rreth botës, e veçanërisht muslimanët e perëndimit, duhet ta qartësojnë qëndrimin e tyre. Duke refuzuar shndërrimin e luftës izraelo-palestineze në një konflikt religjioz, ata nuk duhet të mohojnë aspektin e saj religjioz, e pra të marrin një qëndrim. Nga një këndvështrim islamik, ata duhet ta kenë të qartë që rezistenca e tyre nuk është kundër hebrenjve (antisemitizmi është anti-islamik); të marrit në shënjestër njerëzit e pafajshëm duhet të dënohet nga të dy anët e synimi i hebrenjve, të krishterëve dhe muslimanëve (me njerëzit e feve tjera apo atyre që nuk i përkasin asnjë religjjioni) duhet të jetë jetesa e përbashkët me të njejtat të drejta dhe me dinjitet të njejtë. Palestinezët nuk do të dorëzohen kurrë; e Izraeli, pa marrë parasysh fuqinë e tij të jashtëzakonshme të zjarrit, nuk e ka fituar konfliktin. Muslimanët përreth botës duhet të jenë forca udhëheqëse e kujtimit dhe rezistencës. Jo si musliman kundër Izraelit, perëndimit apo vendeve arabe hipokrite, por më gjerësisht, edhe atë në mënyrë konstruktive, për drejtësi me të gjithë (religjioz apo jo) të cilët refuzojnë të pësojnë një larje truri e të reduktohen në spektaktor të pafuqishëm. Është koha për të krijuar aleanca të gjera dhe sinergji përreth qëllimeve të qarta politike. Nëse Lindja e Mesme është duke iu mësuar muslimanëve diçka, ajo është ndalimi i të vepruarit në izolim dhe kthimi i tyrë në vlerat universale të cilat ata i ndajnë me bashkëqytetarët e tyre. Ata duhet ta kuptojnë që janë në dhe me maxhorancën. Manifestimet dhe artikujt janë të nevojshëm por duhet të shkojmë më largë. Na është bërë e obligueshme të lancojmë një lëvizje globale të një rezistence të padhunshme ndaj politikës së dhunshme dhe ekstreme të shtetit izraelit. Dhuna që ushtrohet, para neve, ndaj një popullsie që numëron një milion e gjysmë banorë, i bën heshtjen tonë, ndarjen tonë brenda nesh bile edhe reaksionet tona emocionale të kufizuara shumë pak dinjitoze, ta pakuptimta dhe johumane. Një rezistencë e vërtetë dhe dinjitoze kërkon mund, durim dhe një strategji informacioni për një kohë të gjatë, aleancë dhe një pjesëmarrje të madhe e të padhunshme demokratike. Ky artikull është publikuar në gazetën angleze „The Guardin" me 2 Janar 2009. *Përktheu: Rexhije AMETI* --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
