*Gruaja e devotshme (2)

*

 *Cilësia e dytë*

Cilësi e gruas së devotshme është edhe morali i lartë, qetësia, thënia e
fjalëve të mira, sjellja e mirë, mospasja inat apo dëshirë për t'u hakmarrë
ndaj burrit të saj apo edhe ndaj të tjerëve.

Nuk ka dyshim se këto cilësi e ndriçojnë një grua të devotshme, janë cilësi
të dukshme në vepër. Kush martohet me një grua të tillë, të moralshme, me të
vërtetë ka fituar dhe ka shpëtuar.

Islami i ka nxitur njerëzit që të kenë moral të lartë dhe sjellje të mirë me
të tjerët. Transmeton Usame ibn Zejdi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem ka thënë: *"Robi më i dashur tek Allahu është ai i cili ka moral të
mirë."* Taberaniu. Shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, shih.
Silsile Es-Sahiha nr. 433.

Transmeton Ebu Darda, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: *"Nuk
ka asnjë gjë që vendoset në peshore (në Ditën e Gjykimit) që peshon më shumë
sesa morali i mirë dhe ai i cili ka moral të mirë, do të arrijë shkallën e
agjëruesve dhe të atyre që falin namaz."* Tirmidhiu, Ebu Davudi, Bezari me
zinxhir të mirë. Shih Et-Tergib Uet-Terhib 3/256.

Kurse Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton se një njeri i ka
thënë Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: "Më mëso ndonjë vepër që do të
më futë në xhenet." Pejgamberi salallahu alejhi ue selem tha: * "Ushqe
njerëzit, përhape selamin, flit fjalë të mira (sillu mirë) dhe falu natën,
kur njerëzit flenë."* Bejhakiu dhe Ibn Hibani.

Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu
alejhi ue selem ka thënë: *"Me të vërtetë në xhenet ka dhoma, prej jashtë
sheh çfarë ka brenda dhe prej brenda sheh se çfarë ka jashtë." *Ebu Malik El
Eshari e pyeti: "O i Dërguar i Allahut, të kujt janë këto?" Pejgamberi
salallahu alejhi ue selem i tha: *"Të atij i cili flet mirë (ka sjellje të
mirë), i ushqen njerëzit (që kanë nevojë) dhe i kalon nata në namaz, kur
njerëzit janë duke fjetur."* Ahmedi, Hakimi dhe ka thënë se hadithi është
sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.

Ka mundësi që disa gra të thonë: "Çfarë dëshiron burri prej meje? Ushqimin e
gjen të gatshëm, rrobat i gjen të hekurosura, shtëpinë e rregulluar dhe të
fshirë, fëmijët e tij të veshur dhe të ushqyer dhe të gjitha nevojat e tij i
ka të gatshme. Çdo gjë që ai kërkon, unë e kryej, çfarë dëshiron burri më
shumë prej meje?"

Assesi oj motër, nuk kërkon diçka më tepër. Mirëpo ai ka nevojë për një
sjellje të mirë, të cilën ti ke mundësi ta bësh, ai ka nevojë për
buzëqeshjet e tua, ai ka nevojë të shikojë një grua e cila kujdeset për të
dhe i kushton vëmendje atij.
Ai dëshiron të dëgjojë fjalë të mira, tërheqëse, falënderime dhe dashuri
ndërmjet jush. Dhe e gjithë kjo është çelësi i një jete të mirë dhe të
lumtur, të cilën e kërkon martesa.

Sillu mirë me të, nëse sjell diçka në shtëpi, gjëra ushqimore ose të ka
blerë ndonjë rrobë, falënderoje atë me buzëqeshje, thuaj fjalë të mira edhe
nëse ka mundësi që nuk të ka pëlqyer aq shumë, sepse kjo ia shton dashurinë
atij dhe e gëzon atë. Kur vjen nga puna ose nga xhamia, prite me fjalë të
mira e tërheqëse, se e gjithë kjo sjell harmoni martesore, kurse ty nuk të
kushton asgjë.


Përktheu: Eroll Nesimi
4.1.2009
www.klubikulturor.com

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan