Një çështje e fikhut mbi mjekësinë, faljen dhe mbështetjen tek AllahuMbi autoritetin e Usame ibn Shuraik trasmetohet që Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte pyetur nga një beduin, ”A mos ta përdorim mjekësinë?” Ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Po përdoreni mjekësinë, o robër të All-llahut. Sepse vërtetë All-llahu nuk ka vendosur mbi ne një sëmundje dhe Ai të mos ketë dhënë një shërim për të, përveç për një sëmundje - moshën e vjetër.” [Autentik, Ahmed dhe Tirmidhiu]Kuptimi “a ta përdorim mjekësinë” është marrja për çdo trajtim mjekësorë. Kuptimi i “kurës” është çdo trajtim ose shërim nga Mëshira e Allahut.Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka përmendur rëndësinë e të kujdesurit për trupin, derisa Islami është feja e balancës: përmban një balancë midis nevojave të trupit dhe nevojave të shpirtit.Nevojat e shpirtit janë të përkufizuara me Akide dhe Teuhid dhe një shfaqje të natyrshme të veprave të adhurimit të dyja si ato të detyrueshmet dhe vullnetaret.Nevojat e trupit janë të përkufizuara me ushqim dhe pije, me veshje rrobash dhe jetesës në një banesë të këndshme, dhe marrja e trajtimeve mjekësore dhe kështu në vazhdim.Në këtë hadith Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka drejtuar në rrugë të drejt me fjalët e tij: ”Po përdoreni mjekësinë për të gjitha sëmundjet sepse Allahut është më I Madhëruari. Ai nuk ka zbritur një sëmundje e të mos ketë zbritur me të edhe shërimin bashkë me të.”Megjithatë, Ai ia la njerëzve për të kërkuar shërimin. Ata sigurisht do t’i gjejnë ato nëse përpiqen për të bërë kështu.Kjo është një mënyrë për t’i sprovuar ata. Prandaj është e nevojshme për të kërkuar shërim për çdo sëmundje që bjen mbi njerëzimin.Një numër i gjërave të urta mund të mësohen nga ky hadith:-Ligjshmëria, sipas Islamit të përdorimit të mjekësisë dhe kërkimit për kurat për çdo sëmundje të njohura nga njeriu.-Mjekësia e derivuar nga ajo që është e ndaluar nga Allahu, siç është vera [pijet alkoolike], derri dhe gjëra të tilla që nuk janë të lejuara.-Hadithi tregon fuqinë e All-llahut dhe Madhështinë e Tij derisa një sëmundjë qoftë e re apo e vjetër nuk ekziston në këtë botë por All-llahu ka dhënë shërimin për të. Si rrjedhojë, dobësia dhe inferioriteti i njerëzimit qëndron kur ata dështojnë në kërkimet shkencore të cilat do t’i lejonin atyre për të nxjerrur shërime mjeksore për çdo sëmundje të dhënë. Ky dështim ka ndodhur për shkak të zënies së njerëzimit në garimin me armë dhe ndryshimit të shumave të parave.-Thuhet se nuk ekziston shërim për sëmundjen e Sida-s, herpes-it, alkoolizmit dhe kancerit.Kjo nuk është korrekte. Shërimi ekziston. Disa mund ta dinë dhe disa janë injorantë për të.All-llahu fsheh atë çfarë ata kërkojnë, për arsyet e Tij dhe ndoshta Ai mund t’ia jap atyre për arsye të tjera. Një çështje e cila duhet konsideruarTë kuptuarit të këtij hadithit me hadithet e tjera që ndalojnë ose nuk aprovojnë trajtimet mjekësore për muslimanët - të tillë si hadithi i 70.000 përsonave të cilët do të hynë në Parajsë pa gjykim ose dënim që është për ata që nuk besojnë në nuska, por I mbështeten vetëm All-llahut subhane ve te’ala. A e refuzon trajtimi mjekësorë mbështetjen tek Allahu?Mjekësia nuk e refuzon mbështetjen tek Allahu.Ebu Khozana ka thënë: ”O Profet i Allahut, recitimet që ne përdorim dhe mjekimet që ne i bëjmë a ndryshojnë ato diçka që është e përcaktuar nga Allahu?”Ai, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ata janë nga përcaktimi i Allahut”Të marrin një kurë do të thotë si të reduktojnë urinë me ushqim dhe etjen me pije. Dhe në pjesën më të madhë ia del me Madhështinë e All-llahut.Nëse mjekësia është e lejuar në themele dhe nëse fakti ligjorë gjithashtu e tregon këtë atëherë hadithi i mësipërm duhet të kuptohet se do të thotë:Si i përket recitimeve ata nuk kanë recituar me një dua të ndaluar nga All-llahu ose me ato të cilat nuk kanë baza në Kur’an dhe Sunnetit.Nëse ata do të sëmureshin do të vraponin tek recitimet e ligjshme të përmendura në Kur’an dhe Sunnet. Lejimi i recitimeve ishte vendosur kur Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:“Asnjë recitim nuk është i lejuar përveç syrit ose kafshimeve helmuese [të gjarprit] dhe të akrepit”Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka lexuar recitimet mbi veten e tij dhe Xhibrili, Engjulli gjithashtu ka recituar mbi të. Aisheja pasi që Profeti, sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, urdhërojë atë të kërkontë mbrojtje nga syri (përmes recitimeve) ka thënë:“Unë kam kërkuar mbrojtje për Profetin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga syri dhe vendosa dorën time në gjoksin e tij dhe e fërkova atë dhe thashë:“Largoje dhimbjen, O Zot I njeriut, kura është nga dora Yte dhe nuk ka shërim përveç shërimit Tënd.” Marr nga Mjeksia profetike _________________________________________________________________ More than messages–check out the rest of the Windows Live™. http://www.microsoft.com/windows/windowslive/ --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
