Qëndro pranë nënës! (Këshillë nga Abdullah Bane'ema)
 
Nëse do t'ju tregoja vetëm për një ditë timen!!! Unë kam një dëshirë në zemër 
dhe ajo është që t'i shërbej nënës sime, pra, t'i bëj asaj mirë.
E mërkurë, 07 Janar 2009 12:42


Këshilluesi në fjalë është i paralizuar për vite me radhë!!! 

Para se gjithash, falënderimi i takon Allahut të Lartësuar! 

Natyrisht, nënën time e konsideroj gjithçka në jetën time. Kuptohet, e rendit 
pas Allahut të Lartësuar, madhëruar qoftë përherë! Falënderimi i plotëmerituar 
i takon Atij, vetëm Atij! 

T'ju them të drejtën, nuk di si të shprehem për nënën time. E, vallë, si të di 
kur çfarëdo që t'ju them për të, nuk mjafton?! 
Nëse do t'ju tregoja vetëm për një ditë timen!!! Unë kam një dëshirë në zemër 
dhe ajo është që t'i shërbej nënës sime, pra, t'i bëj asaj mirë. Jo vetëm një 
herë, por në çdo vend dhe për çdo rast! Do të doja ta përqafoja...! 
Elhamdulilah! Vinin pushimet e festat e nëna ime pikëllohej më shumë se unë. 
Për më tej, nëse do t'ju pyesja ju se kur e keni përqafuar nënën tuaj për herën 
e fundit???! Kur, pra? Po të them ty që je duke i lexuar fjalët e mia! Kur 
ishte hera e fundit që e ke përqafuar nënën? 
Nëna ime ka pikëllim brenda vetes së saj. Një herë, gjersa ishim në Harem, më 
pati thënë: "Kam dëshirë që një ditë të hyj në Harem dhe ti të më mbash për të 
bërë tavaf!"... 
Sikur t'ju tregoja, tani, një gjë tjetër... Paramendoni sikur të mos jeni në 
gjendje të shkoni në toalet për pesë ditë! Pra, pesë ditë pa shkuar në toalet! 
Çfarë do të bënit? Çfarë do të bënit, pra? Përgjigjmuni! A do të përdornit 
laksativë? Do ta kishit pirë laksativin dhe asgjë nuk del jashtë. Çfarë do të 
bënit në këtë rast? Do të shkonit në spital. Tashti nuk mund të shkoni në 
toalet për dhjetë ditë. Ç'do të bënit? A do të bënit intervenim kirurgjik? Hëm, 
unë, pra, ka gjashtëmbëdhjetë vjet të tëra që s'kam mundur të shkoj në toalet, 
veçse në dhjetë ditë apo ndoshta edhe dymbëdhjetë ditë. Si e bëj atë??? A jua 
merr mendja se shkoj në spital për çdo dhjetë ditë? Jo! Unë kam nënën time! 
Allahu i dhashtë mirëqenie! Ajo, pra, me duart e veta e pastron gjithë atë që 
del prej zorrëve të barkut tim! Vetë me duart e veta e e heq dhe e pastron tërë 
atë! Ju pyes: kush do t'jua
 bënte këtë përveç nënës suaj? Ndërkaq, ju i jepni përparësi më shumë 
bashkëshortes sesa nënës suaj! A ndoshta e parapëlqeni birin tuaj më shumë se 
nënën?! Apo shokun tuaj më shumë se nënën tuaj?! Sidoqoftë, falënderimi i takon 
Allahut! Pse, vallë, ju janë ngurtësuar aq shumë zemrat? O Allah i Mëshirshëm, 
na mëshiro me Mëshirën Tënde! 
Më tej, një grua më telefonoi, gjersa unë isha duke mbajtur një ligjëratë. Një 
vëlla imi ,Halidi, e kapi telefonin e ajo i tha: "Dua të flas me Abdullahun!". 
Halidi i tha për mua se isha i zënë. Ajo, më pastaj e luti duke iu përbetuar në 
Allah që të ma kujtonte mua se, nëse unë, si i sëmurë, po privohesha ta 
përqafoja nënën, ajo ishte e privuar nga përqafimi i bijve të vet, edhepse i 
kishte dhe i ishin të gjithë të shëndoshë. Pra, do të thotë se asnjëri nga ta 
nuk shkonte për ta përqafuar! Zemra e secilit prej djemve të saj aq ishte 
ngurtësuar! Kujdes, prandaj se, në përgjithësi, zemra e gati secilit njeri, 
është ngurtësuar! Prandaj, kini frikë Allahun e Lartësuar! 
Hadithi i Muhammedit, alejhi salatu ue selam, thotë: "Qëndro pranë këmbëve të 
nënës, për shkak se aty është Xhenneti!". Ndërkaq, ne reagojmë me forcë ndaj 
prindërve tanë, gjersa ndaj miqve sillemi me korrektësi! 
Poeti thoshte: "Një ditë, një njeri joshi një djalosh të paditur që t'i bënte 
dëm, duke i thënë djaloshit që t'ia sillte zemrën e nënës së tij e që në 
kundërvlerë t'i jepte monedha prej xhevahiri si dhe margaritarë. Djaloshi shkoi 
dhe preu një pjesë nga gjoksi i nënës bashkë me zemrën e saj. Më pastaj, i mori 
ato që i preu dhe u nis për te njeriu me vrap. Gjatë rrugës u rrëzua për toke 
për shkak të ngutjes. Kështu, edhe zemra e nënës ra në tokë dhe nisi të 
rrokullisej e ky s'mund të ngrihej. Zemra e nënës e thirri kur ky u mbulua nga 
pluhuri dhe i tha: "Biri im! O i dashuri im, a mos je lënduar?". Befas, 
megjithëse zëri i zemrës së nënës së tij ishte shumë përdëllyes, u duk sikur 
zemërimi i qiejve të kishte rënë mbi këtë djaloshin dhe ky e nxori kamën 
(thikën) për ta vrarë veten, gjë që do të bëhej për të marrë mësim të gjithë 
ata që ia vënë veshin, porse zemra e nënës i
 bërtiti duke i thënë: "Ndale atë dorë dhe mos e mbyt zemrën time dy herë në të 
njëjtin vend!!!"... 
Vëllezër të mi! Nëse dikush prej jush ka marrëdhënie jo të mira me nënën ose 
babanë, që tani, - unë le t'ju jem dëshmi për ju ose kundër jush para Allahut, 
- sa nuk i është bërë vonë, le të pendohet! I tilli prej jush duhet t'u shkojë 
e t'ua puthë duart e këmbët! Le të pendohet, pra, para Allahut të Lartësuar! 
Shënim: Përmbajtjeve që këshilluesi i ka dhënë me gojë, më është dashur mua, si 
përkthyes, t'ua jap ndërtimin sintaksor (Përkthyesi) 

Autor: Abdullah Bane'ema 

Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 06.01.2009 

Recensoi dhe lekturoi: Ilmi REXHEPI 

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=dj_vogsfDVo

http://mesazhi.com/news_detail.php?id=8848

___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Get a sneak peak at messages with a handy reading pane with All new Yahoo! 
Mail: http://ca.promos.yahoo.com/newmail/overview2/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan