Aishja, vajza e Ebu Bekër Es-Sidikut Aishja është nëna e besimtarëve, vajza e imamit të madh dhe të sinqertë, kalifit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, Ebu Bekër bin Kuhafes. Aishja dhe babai i saj kanë bërë hixhret në Medinë. Aishja është fejuar me të Dërguarin e Allahut para hixhretit dhe pas vdekjes së Hatixhe bintu Huvejlidit. Në lidhje martesore me Aishen ai ka hyrë në muajin sheual, pas luftës së Bedrit, kur ajo ishte nëntë vjeëe.Aishja ka transmetuar shumë dituri nga i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. ëMusnedië i Aishes arrin në 2210 hadithe. Aishja ka lindur në Islam dhe është tetë vjet më e vogël se Fatimja. Aishja ka thënë: ëUnë i mbaj mend prindërit e mi vetëm si praktikues të fesë.ëAishja ka qenë e bukur dhe bardhoshe. E thërrisnin ëHumejraë për shkak të mollëzave të kuqe. Ajo ka qenë gruaja e vetme beqare me të cilën është martuar i Dërguari i Allahut. Ai e ka dashur Aishen më shumë se bashkëshortet e tjera. Nuk ka pasur më të ditur se ajo në mesin e umetit të Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Aishja është bashkëshortja e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, në këtë dynja dhe në ahiret.Transmetohet se Aishja ka thënë: ëMë ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ëTre net të kam parë në ëndërr. Të solli engjëlli të mbuluar me një petk mëndafshi, duke më thënë: ëKjo është gruaja jote.ë Thashë: ëZbuloje fytyrën tënde!ë Kur të pashë, ishe ti. Thashë: ëNëse kjo është prej Allahut, le të bëhet.ëI Dërguari i Allahut është martuar me të pas vdekjes së Hatixhes. Ai është fejuar me Aishen dhe me Seudën në të njëjtën kohë, por më parë është martuar me Seudën dhe ka qëndruar me të tre vjet, pastaj është martuar me Aishen në muajin sheual pas betejës së Bedrit dhe nuk është martuar me beqare tjetër përveë saj. I Dërguari e donte shumë Aishen dhe dashurinë ndaj saj nuk mund ta fshihte. Amru ibnu El-Asi, i cili është prej atyre që e kanë pranuar Islamin në vitin e tetë hixhri, e ka pyetur të Dërguarin: ëKë do më shumë prej njerëzve, o i Dërguari i Allahutëë Ai ka thënë: ëAishen.ë I ka thënë: ëPo prej burraveëë Ka thënë: ëBabain e saj.ë (Ebu Bekrin)Ez-Zuhri ka thënë: ëMë ka treguar Ebu Selemeja, se Aishja ka thënë: ëMë ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ëOj Aishe, ky është Xhibrili, po të dërgon selam.ë Ajo i tha: ëUe alejhis selam ue rahmetullah! Shikon atë që nuk e shohim ne, o i Dërguari i Allahut.ëAishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: ëështë fejuar me mua i Dërguari i Allahut pas vdekjes së Hatixhes, ndërkohë që unë isha vajzë e të gjashtave (gjashtë vjeëe) dhe jemi martuar kur unë isha vajzë e të nëntave (nëntë vjeëe). Më erdhën gratë për të më uruar dhe për të më përgatitur, ndërsa unë isha duke luajtur. Pastaj më morën dhe më dërguan tek i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.ë Aishja gjithashtu ka thënë: ëE pashë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, po qëndronte te dera e dhomës sime, ndërkohë që fëmijët abisinas po luanin. Unë kisha dëshirë tëi shihja, prandaj i Dërguari i Allahut më mbuloi me petkun e tij që unë të shikoja lojën e tyre. Ai qëndronte në këtë mënyrë për shkakun tim dhe nuk largohej derisa unë të largohesha.ëTransmetohet prej Aishes se ajo ka thënë: ëO i Dërguari i Allahut, po të zbrisje në një luginë në të cilën ka pemë nga të cilat kanë ngrënë dhe do të gjeje një pemë tjetër nga e cila nuk kanë ngrënë, te cila do ta lidhje devenë tëndeëë Ai i tha: ëTe pema nga e cila nuk kanë ngrënë.ë Ajo i tha: ëUnë jam ajo.ë Aishja kishte për qëllim të tregonte se i Dërguari i Allahut nuk ishte martuar me beqare tjetër përveë saj. Aishja gjithashtu ka thënë: ëKam dalë me të Dërguarin e Allahut në disa udhëtime të tij. Kur ishim në fushë, në mes të ushtrisë, mëu këput qaforja. I Dërguari i Allahut nisi ta kërkonte. Bashkë me të Dërguarin e Allahut u ëuan edhe njerëzit e tjerë. Në atë vend nuk kishte ujë dhe ata nuk kishin ujë me vete. Njerëzit erdhën tek Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe i thanë: ëSi e shikon atë që bëri Aishjaë Ka lënë të Dërguarin e Allahut dhe njerëzit duke kërkuar qaforen në një vend ku nuk ka ujë dhe kur as ata nuk kanë ujë me vete!ë Aishja thotë: ëMë qortoi Ebu Bekri dhe më tha atë që dëshiroi Allahu ta thoshte. Më pas filloi të më godiste me gisht në bel. Unë nuk mund të lëvizja, pasi i Dërguari kishte vendosur kokën në prehrin tim. Fjeti i Dërguari i Allahut dhe u gdhi pa ujë, pastaj Allahu zbriti ajetin e tejemumit, i cili gjendet në suren El-Maide, ajeti 6, në të cilin i Lartësuari thotë: ëNë qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja, Allahu nuk dëshiron (me obligim për abdest) tëu sjellë vështirësi, por dëshiron tëu pastrojë (prej mëkateve), tëu plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që ta falënderoni.ëUsejd bin Hudajri ka thënë: ëKjo nuk ishte dhurata e parë për ju, o familja e Ebu Bekrit!ë Aishja thotë: ëKur u ëua deveja në të cilën kisha hipur, e gjetëm qaforen poshtë saj.ëTransmetohet nga Aishja se ka thënë: ëI Dërguari i Allahut ma jepte kockën për ta lëpirë, pastaj e merrte dhe e kthente nga ana që e kisha lëpirë unë dhe e vendoste gojën në të njëjtin vend ku e kisha vendosur unë.ë Transmetohet se Ebu Musai ka thënë: ëKur ndërmjet sahabëve të të Dërguarit kishte ndonjë mospajtim për ndonjë ëështje, shkonim dhe pyesnim Aishen dhe e gjenim tek ajo dijen e hadithit.ëTransmetohet nga Ibn Ebi Mulejke se Dhukvani i ka treguar duke i thënë: ëErdhi Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe mori leje për të hyrë tek Aishja, ndërkohë që ajo ishte në prag të vdekjes.Tha: ëErdha dhe te koka e saj ishte vëllai i saj, Abdullahu, dhe i biri i vëllait të saj, Abdurrahmani. I thashë: ëKa ardhur Ibn Abasi dhe kërkon leje për të hyrë. Ai është prej fëmijëve të tu (Aishja është nënë e besimtarëve) të devotshëm, po të jep lamtumirën dhe të përshëndet.ë Ajo tha: ëJepi leje të hyjë, nëse dëshiron.ë Tha: ëHyri Ibn Abasi dhe kur u ul, i tha: ëTë përgëzoj, se pasha Allahun nuk ka ngelur shumë ndërmjet teje dhe kësaj vuajtjeje për të takuar Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, dhe të dashurit e tu; (ka ngelur) vetëm dalja e shpirtit prej trupit. Ajo i tha: ëEh, o Ibn Abas!ëIbn Abasi i tha: ëKe qenë më e dashura prej grave të të Dërguarit të Allahut dhe ai nuk donte vetëm se të mirën. Të humbi qaforja natën e Ebvas dhe i Dërguari nisi ta kërkonte. Njerëzit nuk kishin me vete ujë dhe Allahu zbriti ajetin e tejemumit. Kjo ndodhi për shkakun tënd. Allahu zbriti lehtësimin për këtë umet. Pastaj zbriti Allahu shfajësimin tënd (nga akuza e bërë nga hipokritët për tradhti bashkëshortore) prej shtatë qiejve dhe sëka xhami prej xhamive në të cilat përmendet Allahu që të mos lexohet shfajësimi yt gjatë ditës dhe natës.ëEbu Ed-Duha transmeton se Mesruku ka thënë: ëPasha Allahun, i kam parë shokët e mëdhenj të Muhamedit duke e pyetur për dispozitat e fesë.ë Transmetohet nga Hishami se babai i tij ka thënë: ëKam qëndruar një kohë të gjatë me Aishen dhe nuk kam parë njeri më të ditur se ajo për ndonjë ajet që ka zbritur, për ndonjë dispozitë ose për ndonjë sunet. Nuk kam parë më të ditur se ajo as në poezi e as në transmetimet e saj, as në historinë e ndonjë ditë prej ditëve të arabëve, as në prejardhje, as në ndonjë vendim e as në mjekësi. I kam thënë asaj: ëOj teze, mjekësinë nga e ke mësuarëëAishja ka thënë: ëSëmuresha dhe më jepej diëka, ose sëmurej dikush dhe i jepej diëka. Dëgjoja që njerëzit kuronin njëri-tjetrin dhe i mësoja ato përmendësh.ëEz-Zuhri ka thënë: ëSikur të tubohej dija e Aishes dhe dija e të gjitha grave të tjera, dija e Aishes do të ishte më e vlefshme.ëTransmetohet nga Atae se ka thënë: ëMuaviu i ka dërguar Aishes një qafore me vlerë njëqind mijë dërhemë dhe ajo e ka shpërndarë ndërmjet nënave të besimtarëve.ë Urvete transmeton nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ajo ka dhënë sadaka shtatëdhjetë mijë dërhemë, ndërkohë që veshjen e saj e arnonte.Umu Dher-ra ka thënë: ëIbni Zubejri i ka dërguar Aishes një shumë të hollash, të cilat arrinin shumën njëqind mijë dërhemë. Ajo kërkoi që tëi sillej një tabaka. Ia sollën dhe filloi tua ndante njerëzve. Kur erdhi mbrëmja, më tha: ëOj Xharije, ma sill iftarin.ë Unë i thashë: ëOj nënë e besimtarëve, a nuk mund të blije mish me një dërhemëë Aishja tha: ëMos më qorto. Sikur të ma kishe kujtuar, do ta bëja.ë Transmetohet nga Shabe se ka thënë: ëNa ka lajmëruar Abdurrahman bin El-Kasimi, e ky nga babai i tij, se Aishja agjëronte gjithë vitin.ëAishja ka vdekur në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeëare, Allahu qoftë i kënaqur me të. _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
