E-mail nga Gaza
Es-Selamu alejkum
E dashura Dina,
Të shkruaj në këtë mënyrë, ngase dua të të pyes: Momentalisht a gjendesh në
Gaza? Nëse je atj, si është? E di që aspak nuk është e mirë, por dua të të them
se jam shumë e mërzitur dhe e zemëruar për këtë që po ndodh.
Më fal që po të shqetësoj me këtë mail, por thjeshtë desha të të lajmërohem.
Shpresoj të jesh mirë,
Alma.
--------------------------------------------------------------------------------
Ue alejkum selam!
E dashura Alma,
Më fal që tashmë po të përgjigjem, por s’kishim rrymë derimë tani.
Po, në Gaza jam. Në fakt, prej këtu të shkruaj, ekspoldimet gjëmojnë në të
gjitha anët. Situara vërtet është e rëndë këtu, më e rëndë se sa do të
paramendohej. Shtëpitë nuk i braktisim, pos në rast nevoje. Jeta në rrugë
tërësisht është paralizuar. Falënderimi i qoftë Allahut, tani për tani familja
ime është mirë, por paramendoje frikën e djalit tim gjashtëvjeçar çdoherë kur
do t’i dëgjojë fishkëllimat e avionit.
Nuk më ke shqetësuar me mailin tënd, e dashura Alma… përkundrazi, vërtet më
vjen mirë për kujdesin dhe interesimin tënd për gjendjen tonë. Të lehtëson kur
mendosh se atje diku ka njerëz të cilët dinë dhe kujdesen për atë që ndodh
këtu. Sinqerisht, të jem mirënjohëse për mailin tënd.
Te lutem, bë dua për ne… për momentin lutjet janë e tëra që kemi ne!
Me respekt të thellë dhe selam,
Dina A.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---