Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit.. 

Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet All-llahu 
i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më 
vizitove!” Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të vizitoj Ty, 
kur Ti je Zot i gjithë botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se 
filan robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta 
kishe vizituar me siguri do të më kishe gjetur Mua te ai. O njeri, kam kërkuar 
prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë”. Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si 
do të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i gjithë botëve?” All-llahu do të thotë: 
“A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A 
nuk e ke ditur se sikur t’i kishe dhënë ushqim do të më kishe gjetur Mua te ai. 
O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të 
pijë!” Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i 
gjithë botëve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi im ujë prej teje e ti 
nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij,do të më kishe gjetur Mua te 
ai!” (Muslimi)
Marre nga Forumishqiptar
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan