*Es Selemu Alejkum we Rahmetullahi we Bereketuhu!*

Sonte ne ora 20:15 në *RROKUM TV* në rrjetin e Ipko's, Kujtesës apo edhe në
internet *www.rrokum.tv.* mund ta ndiqni programin:*

Interpretimet e Ndryshme të Islamit!*

Aty ceket mesiguri edhe rasti i mulla osman kapadaisë!!!

Kyquni ne temë dhe shprehni mendime sa të mundeni përmes *telefonit* dhe *
email-it!*

*Theni me argumente Islame paragjykimet, keqkuptimet, shtrembërimet...!*

___________________________________________________________________________________________
*Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

2:1.    Elif, Lam, Mim.
2:2.    Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut)
është udhëzues për ata që janë të devotshëm.
2:3.    Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej
asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).
2:4.    Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që
është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e
ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).
2:5.    Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të
shpëtuarit.
2:6.    E ata që mohuan (Kur'anin dhe Muhammedin), për ta është njësoj ua
tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.
2:7.    All-llahu ua mbylli atyre zemrat, veshët e tyre dhe në të pamurit e
tyre ka një perde, e ata kanë një dënim të madh.
2:8.    Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës
tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.
2:9.    Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të
vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.
2:10.    Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më
shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.
2:11.    E kur atyre u thuhet: "Mos e prishni rendin në tokë"! Ata thonë:
"Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!"
2:12.    Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.
2:13.    Dhe kur atyre u thuhet: besoni, sikurse besuan njerëzit, ata thonë:
"A të besojmë ashtu sikurse besuan mendjelehtit?" Në të vërtetë ata, dhe mu
ata janë mendjelehtit, por nuk e dinë.
2:14.    E kur i takojnë ata që besuan thonë: "Ne kemi besuar!" Por kur
veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: "Ne jemi me ju, ne vetëm jemi
tallur (me besimtarët)".
2:15.    All-llahu i ndëshkon talljet e tyre, duke i lënë të bredhin edhe më
shumë në mosbesimin e tyre.
2:16.    Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën
(mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të
vetëdijshëm (në punën e tyre).
2:17.    Shembulli i tyre (në hipokrizi) është si shembulli i atij që ndezë
një zjarr dhe, posa ta ndriçojë ai vendin për rreth tij, All-llahu ua shuan
dritën e tyre dhe i lë në errësira që nuk shohin.
2:18.    (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata
nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe).
2:19.    Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti
me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga
rrufeja, ata i vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i
mosbesimtarëve (atij nuk mund t'i shpëtojë askush).
2:20.    Vetëtima gati ua merr të pamurit dhe, sa herë që ajo u bën dritë
atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte
All-llahu, do t'ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të
pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotfuqishëm
për çdo gjë.
2:21.    O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që
ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).
2:22.    Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e
prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim
për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që
Ai nuk ka shokë).*
___________________________________________________________________________________________

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan