Vlera e Salavatit dhe selamit mbi Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] 


Transmetohet nga Omeri [radijallahu anhu] se ka thënë: E kam dëgjuar 
Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke thënë: "Kur ta dëgjoni 
muezinin (duke e thirrur ezanin) përcillëne atë duke thënë atë që thotë dhe 
thuani salavate mbi mua. Kush thotë një herë salavate mbi mua, All-llahu i 
përcjellë atij dhjetë salavate. Pastaj kërkoni për mua që të jem ndërmjetësues, 
sepse kjo është një gradë në xhennet, e cila i ipet vetëm njërit prej robëve të 
All-llahut dhe kam shpresë që të jem unë ai. Kush kërkon për mua (tek 
All-llahu) ndërmjetësim, i mundësohet atij shefati (ndërmjetësimi tek All-llahu 
përmes Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem])." 1 Thotë Pejgamberi 
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] "Kush thotë mbi mua salavate në mëngjes dhjetë 
herë dhe në mbrëmje dhjetë herë, atë do ta përfshijë shefati im." 2 Thotë 
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush thotë një herë salavate mbi 
mua, All-llahu i përcjellë atij dhjetë salavate." 3 Transmetohet nga 
Abdurrahman bin Auvfi se ka thënë: "Shkova njëherë tek Pejgamberi [sal-lallahu 
alejhi ve sel-lem] dhe e gjeta në sexhde dhe qëndroi shumë ashtu. Pastaj tha: 
"Më erdhi Xhibrili dhe më tha: Kush përcjellë salavate mbi ty, unë do t'i 
përcjelli salavate atij. Kush përcjellë selame mbi ty, unë do t'i përcjellë 
selame atij. Për këtë arsye qëndrova në sexhde për ta falënderuar All-llahun." 
4 Transmetohet nga Jakub bin Zejd bin Talha Et-Tejmij se ka thënë: Ka thënë i 
Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] : "Më erdhi një ardhës 
nga Zoti im dhe më tha: Secili që të përcjellë salavate mbi ty, All-llahu i 
përcjellë atij dhjetë salavate." Ndërkohë u çua një përson dhe tha: O i 
Dërguari i All-llahut, a e ndajë gjysmën e duave të mia për ty? Pejgamberi 
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Nëse do." Njeriu pyeti: a e ndajë një të 
tretën e duave të mia për ty? Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: 
"Nëse do." Njeriu përsëri pyeti: a i bëj të gjitha duatë e mia për ty? 
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: "Nëse e bën këtë, All-llahu t'i 
largon brengat e dunjasë dhe ahiretit." 5 Transmetohen Abdullah ibën Mes'udi 
nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] se ka thënë: "All-llahu i ka 
veçuar disa melekë, të cilët shetisin për të mi përcjellur selamet nga ummeti 
im." 6 Thotë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush thotë një herë 
salavate mbi mua, All-llahu i përcjell atij dhjetë salavate, ia fshinë atij 
dhjetë mëkate dhe e ngritë atë dhjetë gradë." 7 Transmeton Abdullah ibën 
Mes'udi se Pejgamberi ka thënë: "Njeriu më i afërt tek unë në Ditën e Gjykimit 
do të jetë ai që më së shumti më ka dërguar salavate." 8 Thotë Pejgamberi 
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kush thotë kur dëgjon thirrjen e ezanit: 
ALL-LLAHUMME RABBE HADHIHID-DA'VETI ET-TAAMMETI VES-SALATIL KAIMETI, ATI 
MUHAM-MEDENIL VESILETE VEL FADILETE VEB'ATHHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI 
VE'ADTEH. [O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plotë dhe namazit që do të 
fillojë, jepi Muhammedit ndërmjetësim dhe nderim. Ngrite atë në një vend të 
lavdishëm, të cilin e ke premtuar!], i jepet leja për ta fituar shefatin e 
Resulull-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Ditën e Kijametit". 9 Ebu 
Davudi dhe Nesa’iu transmetojnë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve 
sel-lem, ka deklaruar: "Dita më e zgjedhur e javës është e premtja. Përpiquni 
që këtë ditë të më përcillni sa më shumë salavate mua, ngase ato salavate do 
t’më prezentohen.” Të pranishimit e pyetën: "Si do të prezentohen, kurse trupi 
yt atëherë do të jetë shpërbërë dhe i shndërruar në pluhur, o Pejgamber i 
All-llahut?” “All-llahu ia ka ndaluar tokës t’i dëmtojë trupat e pejgamberëve 
të All-llahut”, - u përgjegj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Ata 
duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët ÇãíÉ e tyre, po All-llahu e 
plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët [Surja 
Es-Saff 61:8] we alejkum selam.
 
Marre nga Forumishqiptar
_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan