Pas 20 vjetëve Islami fe e parë në Bruksel 
Sipas studimit të gazetës "La Liber Belgjik", del në shesh se feja Islame do të 
bëhet feja e parë në kryeqytetin belg, Bruksel, brenda njëzet viteve të 
ardhshme, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të 
regjistruar që nga viti 2001. 
Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e sociologjisë, në 
universitetin Katolik në Loven, i cili ka thënë: "Një e treta e banorëve të 
Brukselit momentalisht janë myslimanë, kurse, sipas parashikimeve, myslimanët 
në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri në njëzet vjet do të bëhen shumicë për 
shkak të lindshmërisë së madhe që kanë". 
Mirëpo deputeti socialist në parlamentin francez në Bruksel Mahfudh Ramadani 
dyshon në këto informata, duke thënë: “Emigrantët nga vendet myslimane nuk janë 
të gjithë myslimanë”, duke aluduar në vetveten, i cili e ndien veten ateist. 
Madje, edhe vetë Sarfi është i kujdesshëm në këtë drejtim, duke thënë: "Duhet 
marrë në konsideratë edhe numrin e madh të evropianëve që ngulen në Bruksel për 
shkak se është kryeqyteti i Bashkimit Evropian”. 
Kjo gazetë arrin te përfundimi: "nëse prindërit e brezit të parë të myslimanëve 
nuk dalloheshin në fetarizëm për shkak të dëshirës për integrim, sot të rinjtë 
myslimanë në Belgjikë shënojnë një kthim të dukshëm në fe". Sipas tyre 75% e 
myslimanëve të këtij vendi e zbatojnë fenë. Gazetarja belge Hind Frihi, autore 
e librit "Përvjedhësja tek islamistët fundamentalistë" shkon edhe më larg e 
thotë: "Ekstremizmi rritet mes të rinjve, ata refuzojnë vlerat perëndimore, gjë 
që shkakton frikë te prindërit e tyre. Në Bruksel ka lagje, si Molebegu, kur je 
aty, nuk vëren se je në Belgjikë". 

Marrë nga: Islamtoday.net 
 
Përshtati: Bekir Halimi 
Marrë nga: Islamtoday.net,6.1.2009
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan