Vlera dhe etika e leximit të Kuranit
 
 
“Falënderimi i takon vetëm Allahut, që ia shpalli robit të vet librin dhe në të 
nuk lejoi ndonjë kundërthënie.” (Kehf, 1) “Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon 
për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i 
përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (Isra, 9)“Ne të 
shpallim Kuranin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse 
jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” 17:82.”Ata që lexojnë 
librin e Allahu, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin 
fshehtazi e haptazi, ata e shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet.” 
35:29Libri i Allahut, në të ka rrëfime para jush, lajmërime se çka do të ndodhë 
mbas jush e kush kërkon udhëzim përveç tij Allahu do ta humbë atë, Ai është 
litari i fortë i Allahut, Libri i Tij përplot urtësi, rruga e Tij e drejtë, nuk 
munden epshet të devijojnë kur je me udhëzimin e tij, nuk mbështillen gjuhët me 
të. Nuk ngopen me studimin e tij dijetarët, nuk bëhet kurrë monoton duke e 
përsëritur shumë herë atë, nuk mbarojnë çudirat e Ti. Edhe xhinët, kur e 
dëgjuan, nuk u mbeti tjetër vetëm se të thonë: “Ne kemi dëgjuar një Kuran që 
mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij.” (El-xhin, 1-2) Kush 
flet me të, ka thënë të vërtetën, kush punon me të shpërblehet, kush gjykon me 
të mban drejtësi, kush e merr atë për udhëzues, do të udhëzohet në rrugën e 
drejtë. Hadithet e Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, mbi 
vlerën e leximit të Kuranit1. “Lexoni Kuranin, se ai do të vijë ndërmjetësues 
në Ditën e Kiametit (për ata që e kanë lexuar dhe kanë punuar me të)” 
Transmeton Muslimi.2. “Vihet Ditën e Kiametit me Kuran dhe lexuesve të tij 
(ehluhu), të cilët kanë punuar me të në këtë botë, u prin surja Bekare dhe Ali 
Imran. Ndërmjetësojnë për lexuesin dhe praktikuesit e tyre.” Transmeton 
Muslimi.3. “Me të vërtetë Allahu i ngre disa popuj me këtë Kuran dhe i përul 
disa të tjerë.” Muslimi. 4. “Ai që lexon Kuran me përpikëri është me melaiket e 
ndershme. Ai që lexon duke i ardhur vështirë, e ka shpërblimin e dyfishuar.” 
Buhariu dhe Muslimi. 5. Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmeton nga 
Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: “Më i miri 
prej jush është ai cili mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” Buhariu. 6. I 
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “S’ka 
zili, lakmi (gibta) vetëm në dy lloje njerëzish: kur një njeriu Allahu ia ka 
dhënë Kuranin dhe ai çohet natën, fal namaz me Kuran dhe e përsërit atë ditën 
dhe një njeriu i ka dhënë Zoti pasuri dhe ai jep lëmoshë (sadaka) ditën dhe 
natën.” Buhariu dhe Muslimi. 7. Transmetohet nga Bera ibn Azibi, se një njeri 
ishte duke lexuar suren Kehf dhe erdhën retë dhe e mbuluan atë dhe filluan t’i 
afrohen shumë. Kali i tij, që ishte i lidhur, filloi të ikte sa më shumë që 
afroheshin retë. I treguan për këtë ndodhi Muhamedit, paqja e Allahut qoftë mbi 
të, e ai tha se ato ishin melaike që kishin zbritur nga qielli për dëgjimin e 
Kuranit.” Buhari dhe Muslimi.8. Ibën Mesudi transmeton nga Muhamedi, paqja dhe 
lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Kush lexon Kuran, për çdo germë i ka nga 
dhjetë sevape. Nuk them se elif lam mim është një shkronjë, por elif është 
shkronjë, lami është shkronjë dhe mimi është shkronjë.” Termidhiu. 9. 
Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Muhamedi, paqja 
dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, se ai ka thënë: “Shembulli i atij që në 
gjoksin e tij nuk ka send nga Kurani është sikur një shtëpi e vjetër, e 
braktisur.” Termidhiu. 10. Transmetohet nga Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi 
të, se “Ditën e Kiametit i thuhet lexuesit të Kuranit “lexo e zbukuroje leximin 
tënd të Kuranit siç ke lexuar ashtu në dynja, se pozita jote më e lartë në 
xhenet do të jetë në ajetin e fundit që do të lexosh.” Termidhiu.Përkufizimi i 
KuranitFjalët e Zotit që i ka zbritur Xhibrili Muhamedit, paqja dhe mëshira e 
Allahut qoftë mbi të. Është adhurim leximi i tij.Emrat e KuranitKuran, Edhikr, 
Elkitab, Elfurkan.Cilësitë e KuranitElhuda (udhëzues), Nuur (dritë për rrugë të 
vërtetë), Eshifa (shërues për besimtarët), Errahme (mëshirë). Mbi vlerën e 
leximit të tijTransmetohet nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi 
të, se ka thënë: “Kush e lexon Kuranin me përpikëri, ai është me melaiket e 
ndershme. E kush e lexon duke i ardhur vështirë, do të ketë shpërblim të 
dyfishuar.” Buhariu dhe Muslimi.Transmetohet nga Muhamedi, paqja dhe mëshira e 
Allahut qoftë mbi të, se “bëhet imam ai që më së miri lexon Kuran.”Omeri, 
Allahu qoftë i kënaqur me të, e ka pasur zakon që në tubimet e tij të mbante 
hafëzë të Kuranit e fukarenj.Thotë Muhamedi, paqja dhe lavdërimi e Zotit qoftë 
mbi të: “Prej madhërimit të Zotit është respekti i atij që është thinjur në 
Islam, respekti i atij që mëson Kuranin dhe i përmbahet atij dhe respekti i 
udhëheqësit të drejtë.”Ditën e Uhudit, kur i varrosnin nga dy apo më shumë 
dëshmorët në një varr, Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Zotit qoftë mbi të, 
pyeste se kush dinte më shumë Kuran prej tyre dhe e varroste para të 
tjerëve.Edukata gjatë leximit të Kuranit 1) Pastrimi i dhëmbëve me misvak (ose 
me brushë)2) Leximi i Kuranit me abdest 3) Lexohet Kurani në vende të pastra 
ose në xhami 4) Është mirë të lexohet Kurani ulur, i kthyer nga kibla, por 
lejohet dhe leximi duke qenë shtrirë.5) Fillohet leximi duke kënduar istiadhen 
(eudhu bilahi mine shejtani rraxhim), kurse në fillim të sures fillohet me 
“Bismilahir Rrahmanir Rrahim”. Kur lexohet Kurani, kërkohet mbrojtja e Allahut 
prej djallit të mallkuar. (Enhl, 98)6) Lexohet Kurani duke menduar për 
domethënien e tij, siç thotë Allahu në Kuran: “A nuk e studiojnë me vëmendje 
Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!” (Muhamed, 24) “(Ky 
është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e 
tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad)7) Është sunet që 
nganjëherë ta përsëritim një ajet disa herë, në mënyrë që ta kuptojmë sa më 
mirë. Temim Edari e ksihte zakon që të përsëriste këtë ajet: “A menduan ata, të 
cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i 
bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është 
gjykimi i tyre?” (El-xhathije, 21). Esma e kishte zakon që të përsëriste ketë 
ajet: “E, Allahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) 
së nxehtë të zjarrit.” (Et-tur, 27)Kurse Seid bin Xhubejri e kishte zakon që të 
përsëriste këtë ajet: “Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni tek Allahu dhe 
secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.” 
(El Bekare, 281) Dhe ketë ajet: “O ti njeri, po ç'të mashtroi ty kundrejt Zotit 
tënd, që është bujar e i urtë?” (El Infitar, 6)8) Është mirë të qahet gjatë 
leximit të Kuranit duke pasur kujdes nga hipokrizia. 9) Kurani lexohet me 
tertil (me lexim të ngadalshëm duke ia dhënë hakun çdo zgjatjeje e çdo theksi, 
siç i lavdëron Allahu ata të cilët lexojnë mirë librin e Tij: “Atyre, të cilëve 
ua dhamë librin dhe të cilët e lexojnë drejt ashtu si është, ata e besojnë atë 
(Kuranin). E ata që e mohojnë atë, të tillët janë ata që dështuan (në dynja e 
në ahiret).” (El Bekare, 121) 10) Gjatë leximit, kur përmendet dënimi i 
Allahut, kërkohet mbrojtje e kur përmendet mëshira e Allahut, kërkohet mëshira 
e Allahut. 11) Gjatë leximi të Kuranit apo përsëritjes së tij nuk duhet të 
shkojë vëmendja te diçka tjetër, si bisedat ose shikimi i diçkaje, siç thotë 
Allahu në Kuran: “Kur lexohet Kurani, ju dëgjojeni atë (me vëmendje )dhe 
heshtni në mënyrë që të fitoni mëshirë.” (El Araf, 204) 12) Gjatë leximit të 
Kuranit, ai që i di leximet e tjera, le t’i lexojë e mos t’i lërë pas dore, se 
Allahu e ka zbritur Kuranin edhe në ato mënyra, me kusht që lexuesit t’i njohë 
këto lexime e të mos bëhet fitne për shkak të mosdijes së tyre.13) Është e 
ndaluar që gjatë leximit të Kuranit të lexohet surja nga ajeti i fundit tek i 
pari, kurse mosradhitja e sureve është e papëlqyer. 14) Lejohet leximi grupor 
nëse është nevoja si dhe ngritja e zërit nëse nuk bëhet për syefaqësi të 
njerëzve. 15) Është e pëlqyeshme që gjatë leximit të Kuranit të zbukurohet 
zëri. Transmetohet nga Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, se 
ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin e tij gjatë leximit 
të Kuranit.” Transmeton Ebu Davudi.16) Është i preferuar kërkimi i leximit nga 
ai që e ka zërin e bukur, siç transmetohet në hadithin që e transmeton Ibn 
Mesudi, se Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, një ditë i ka 
thënë: “Lexo Kuran, që të të dëgjoj.” Ai i tha: “A të të lexoj ty, o i Dërguar 
i Allahut, kur të është zbritur Kurani?” Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i 
Allahut qoftë mbi të, i tha: “Lexo, se unë dëshiroj që të dëgjoj nga të 
tjerët.” Atëherë Ibën Mesudi tha: “Fillova të lexoja, derisa mbërrita tek 
ajeti: “Dhe si do të jetë gjendja e atyre (që nuk besuan), kur Ne do të sjellim 
dëshmitarë për çdo popull, e ty do të sjellim dëshmitar mbi ata (që nuk të 
besuan)?” (En-Nisa, 41) Më tha: “Mjaft!” (e nuk i tha sadakAllahu adhim!, që na 
bën të kuptojmë se fjala “sadakAllah ul adhim” nuk është sunet, por është 
bidat) Kur e shikova Muhamedin, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, 
sytë e tij rridhnin lot. 16) Duhet pasur kujdes që gjatë leximit të mos 
caktohet ndalja me numër ajetesh, por ta përfundojë aty ku mbaron ajeti me 
kuptim të plotë.17) Nuk bën të lexohet Kuran kur hapet goja, sepse ajo është 
nga shejtani, siç transmetohet në hadith.18) Ndërpritet leximi i Kuranit për ta 
kthyer selamin. 19) “Suxhdetu etileve” (sexhdja e cila bëhet kur lexohen disa 
ajete të posaçme të Kuranit) është mustehab e nuk është vaxhib, sipas mendimit 
të xhumhurit, bazuar në këtë hadith: Zejd bin Thabiti i ka lexuar ajetin e 
sexhdes Muhamedit, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të: “Pra, bini në 
sexhde për Allahun dhe adhurojeni! (En Nxhm, 62) dhe Muhamedi, paqja dhe 
lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, nuk ra në sexhde me këtë rast. Po të ishte 
vaxhib, nuk do ta linte pa e bërë sexhde. Transmeton Buhariu dhe Muslimi. 
Sexhdja prej qëndrimit në këmbë është më e pëlqyer sesa prej së uluri.20) Është 
i lejuar si edhe sunet shërimi me Kuran e posaçërisht nëse këtë kërkim të 
shërimit apo rukje e bën personi vetë, duke mos kërkuar nga dikush tjetër, 
sepse Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, ka treguar për një 
pjesë të madhe të umetit që do të hyjnë në xhenet pa llogari. Prej cilësive të 
tyre janë, siç i përshkruan Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, 
se ata nuk kërkojnë rukje (lexim të Kuranit për shërim nga të tjerët). E, nëse 
dikush ka ndonjë sëmundje shumë të rëndë, si ndonjë magji shumë të fortë ose 
ndonjë xhin që e mundon shumë, atëherë ose bën sabër ose kërkon rukje, duke 
humbur kështu mundësinë që të jetë prej atyre shtatëdhjetëmijëve që hyjnë në 
xhenet pa llogari. Elhamdulilah që Allahu ka lënë shumë rrugë të tjera për të 
hyrë në xhenet. Allahu e ka përshkruar Kuranin si shërues për besimtarët. Ai 
thotë në Kuran: “Ne të shpallëm Kuranin, që është shërim dhe mëshirë për 
besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (EI Isra, 
82) Përderisa barnat kanë mundësi që të ndikojnë me lejen e Allahut në shërimin 
e njeriut apo mos të ndikojnë në shërimin e tij, kjo nuk është ashtu tek 
Kurani, se Allahu i Madhëruar e përshkroi Kuranin shërues, por kjo bëhet 
atëherë kur besimtari e ka madhëruar Kuranin në zemrën e tij ashtu siç i takon 
dhe kur bën rukje me të, e bën me bindjen se Allahu do ta shërojë me të. Ata që 
nuk kërkojnë shërim me Kuran sikurse e kanë lënë Kuranin si diçka pa vlerë. 
Lënia e Kuranit pas dore mund të bëhet në disa mënyra, siç thotë Allahu në 
Kuranin Famëlartë: “E i Dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi 
këtë Kuran si (diçka) të hedhur!" (Fatir) Disa lloje të lënies së Kuranit pas 
dore: 1) Mosleximi i tij, siç thotë Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut 
qoftë mbi të: “Kush nuk e bënë hatme (leximin e Kuranit tërësisht) Kuranin 
brenda 40 ditëve, e ka lënë pas dore.” 2) Mospunimi me të. 3) Mosgjykimi me të. 
4) Mosstudimi tij, mosleximi i ndonjë tefsiri (libër i komentit të Kuranit) ose 
mosleximi me komentim në gjuhën shqipe.5) Mosmeditimi për ajete
 
Hevzi Kadriu30.11.2008 
  
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan