Ajete këshilluese
Selam alejkumJa një për fillim:4:36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. __________________"All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij!" Kur'an 2:286 91. Shems 1. Pasha diellin dhe dritën e tij! 2. Pasha hënën kur vjen pas tij! 3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. Nje Keshille qe na nevoitet gati per qdo Dite: (Surja Kehf)18:23.Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do të bëj këtë nesër!”18:24.Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llah!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.Shpeher ngutemi dhe thojm se neser do ta beje kete apo ate pune ,ndersa nuk thojm Inshallah apo Kismet ,keshtu qe duhet te ndryshojm dhe te praktkiojm kete Keshille Kuranore,e cila eshte mjat e kjart. __________________"Bukuria Eshte Nje Pasuri Qe e Shpenzon Koha" Drite mbi drite 24-35All-llahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. Dhe All-llahu I flet njerezimit me alegori, sepse All-llahu eshte I dijshem per te gjitha gjerat Kjo jete eshte iluzion 3-185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një iluzion.18-7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.18-46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë. Meshiruesi - Meshirploti Allahu eshte Meshiruesi e Meshirploti, (Rrahman er Rrahim)7-156. …., e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. … Ofroni ndihme per hir te Zotit Shpeshehere kur i ofrojme ndihme dikujte, mburremi per ndihmen qe kemi bere, dhe presim qe edhe ata te na e kthejne me te mire. Por Zoti thote ndihmoni nevojtaret vetem per hir te tije, pra pa asnje interes personal.Insan76-8. "Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve rob".76-9. (Duke thene) "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut. Ne nuk duam nga ju asnje shpërblim e as falënderim." el Asr 1.Pasha kohen!2.Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurte.3.Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen njeri tjetrin dhe qe e keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit tëbotëve!Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten! Ne e deshmuam ekzistencen e Zotit Ne si shpirtera, (qe eshte forma origjinale e krijimit tone d.m.th. kur Zoti na krijoi ne fillim ende pa I veshur rrobat e trupit fizike) qendruam te gjithe para Zotit me adhurim, dhe deshmuam ekzistencen e Tije. Prandaj sipas Kuranit ne Diten e Gjykimit nuk do te mund te arsyetohemi duke thene se ne nuk e kemi deshmuar ndonjehere ekzistencen e Zotit. Harresa e ketije deshmimi madheshtore ka pasuar ketu ne toke mbasi jemi dhene shume pas botes materiale dhe si pasoje kemi harruar natyren tone te vertete hyjnore qe ne posedojme. 7-172. Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit a.s. pasardhësit e tyre, faren e tyre, dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Prandaje të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur". Ajete të zgjedhura nga Kur’ani 38:29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.5:87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).4:79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”18:24. Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.4:37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;4:38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.Autor: Sefedin Muqaj, Prizren, Kosovë.Referenca: Kur’ani – përkthim i Sherif Ahmetit __________________"All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij!" Kur'an 2:286 _________________________________________________________________ News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now! http://www.live.com/getstarted.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
