Agresiviteti
Njeriu, si qenia mė e pėrsosur nga gjitha qeniet e tjera, u krijua me
virtytet mė tė larta pėr tė ecur nė kėtė botė me hapa tė sigurt, por
edhe pėr t'u ballafaquar me rrebeshet dhe erėrat qė e tundin atė…
Ndonėse njeriu, si qenie shoqėrore jo shumė e qėndrueshme, shpeshherė,
harron porositė e Krijuesit pėr durim, butėsi, ndalim nga e keqja dhe
bie nė grackėn e konflikteve me tė tjerėt qė zakonisht shoqėrohen me
veprime agresive.
Fakti qė njerėzit, pėr nga natyra, dallojnė prej njėri-tjetrit, nuk
duhet tė jetė arsye grindjesh, pėrkundrazi, ajo duhet tė jetė si arsye
pėr njohje dhe bashkėpunim tė ndėrsjellė.
Pėr kėtė edhe Allahu nė Kuran thotė: "O njerėz! Nė tė vėrtetė, Ne ju
krijuam ju prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise,
pėr ta njohur njėri-tjetrin. Mė i nderuari prej jush tek Allahu ėshtė
ai qė i frikėsohet mė shumė Atij. Vėrtet, Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm
dhe pėr Atė asgjė nuk ėshtė e fshehtė." (El-Huxhurat, 13)
Nė kėtė rast, vėmendjen do ta pėrqendrojmė tek agresiviteti si motiv
shoqėror i natyrės negative, i pranishėm gati te tė gjitha qeniet e
gjalla, sidomos te njeriu.
Atėherė lind pyetja: Ēfarė ėshtė agresiviteti mes njerėzve? Si mund tė
zhvillohet? A mund tė kontrollohet?
Psikologėt kanė bėrė kėrkime tė shumta rreth pėrkufizimit tė
agresivitetit, e ndėr pėrkufizimet e shumta kemi marrė atė qė
agresivitet quhet ai veprim apo sjellje qė shkaktohet nga qėllimi
paraprak pėr tė dėmtuar fizikisht ose psiqikisht, pėr tė fyer apo edhe
asgjėsuar njė person apo grup tjetėr. Njė pėrkufizim tjetėr, gati tė
ngjashėm e jep edhe I. Todorova (1994) ku agresivitetin e pėrkufizon
si prirje tė njė individi pėr tė sulmuar ose pėr t'u bėrė dėm njerėzve
tė tjerė fizikisht ose me fjalė.
Njeriu zakonisht reagon me sjellje agresive ndaj shkeljeve tė tė
drejtave dhe lirive tė njerėzore tė tij, duke mos tentuar qė me butėsi
t'i zgjedhė konfliktet e ndryshme, por duke marrė hapin mė ekstrem,
duke ia kthyer me tė njėjtėn monedhė, e kjo, pėr fat tė keq, merr me
vete shumė tė kėqija, siē janė: vrasjet, luftėrat, e shumė probleme tė
tjera serioze.
Njeriu reagon edhe ndaj frustracionit, kur kushtet e jashtme jetėsore
pengojnė synimet pėr tė arritur qėllimet apo pėr tė realizuar dėshirat
e tij. Nė shumė studime psikologjike gjejmė tė dhėna se kjo formė e
reagimit ėshtė e trashėguar d.m.th e lindur. (Konard Lorenc & Sigmund
Freud), por sot tė dhėnat mė tė reja shkencore tregojnė se sjellja
agresive fitohet nė jetė (A.Bandura& R.Baron). Kėtė, mė sė miri e
argumenton edhe studimi i Margaret Mid, i bėrė me fisin Arapesh, tek
tė cilėt dominon qėndrimi miqėsor qė nga vegjėlia. Pra, reagimet e
njerėzve me sjellje agresive mėsohen qė nė fėmijėrinė e hershme,
zakonisht mėsohen, sė pari, nga prindėrit, ku prindi agresiv ushtron
ndikim nė zhvillimin e sjelljes agresive te fėmija ose pėr shembull,
kemi rastet kur prindi lėshon pe sė tepėrmi, ia plotėson tė gjitha
dėshirat fėmijės, me qėllim qė tė largojė sjelljen agresive. Nė raste
tė tilla arrihet efekti i kundėrt, d.m.th agresiviteti nėn ndikimin e
tolerimit shfaqet edhe mė shumė. Mėnyra mė e thjeshtė e tė mėsuarit tė
sjelljeve agresive nga prindi ėshtė edhe imitimi i tij dhe i sjelljeve
tė tij. Duke ditur ndikimin e madh tė prindit nė zhvillimin e sjelljes
agresive te fėmija (i cili njė ditė do tė bėhet i rritur) dhe mė i
fuqishėm, prindėrit duhet qė tė pėrmbajnė vetveten e tyre dhe tė
pengojnė nė ēdo mėnyrė agresivitetin dhe shfaqjen e tij nė prani tė
fėmijėve. Pėrveē familjes sė ngushtė, nė sjelljet agresive
kontribuojnė edhe institucionet e tjera, mbi tė gjitha shkolla, duke
mos iu ofruar nxėnėsve edukatė tė mirėfilltė, pastaj televizioni,
pėrmes shfaqjes sė filmave, ku tematikė kryesore kanė acarimin e
marrėdhėnieve ndėrnjerėzore. Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė botoi
njė studim 10 vjeēar mbi pasojat e shikimit tė televizorit. Pėrfundimi
ishte se shikimi i dhunės nė televizor mund tė ngjallė sjellje
agresive te shikuesit. Po ashtu edhe R. Filips ka bėrė tė ditur se
numri i sulmeve dhe i vrasjeve rritet nė mėnyrė tė dukshme pas
transmetimit tė ndeshjeve tė boksit nė televizion. Kjo, sipas
psikologėve ndikon nė masė tė madhe nė rritjen e shkallės sė
agresivitetit, por nuk ndodh e njėjta kur filmi pėrfundon me porosi tė
qartė tė dėnimit tė agresivitetit.
E gjithė kjo mėnyrė e reagimit, me apo pa agresivitetet, varet nga
personaliteti i formuar nė baza tė shėndosha apo i ndikuar nga
faktorėt e dėmshėm, tė cilėt bėjnė qė individi tė humbasė shpejt, tė
nxehet, duke e prishur kėshtu ekuilibrin emocional.
Pėr kontrollin dhe zvogėlimin e sjelljes agresive, pėrveē mendimit
tradicional, se vetėm dėnimi ėshtė mėnyrė efikase kundėr kėsaj
sjelljeje, sot psikologėt bashkėkohorė propozojnė metoda tė tjera tė
zvogėlimit, ose edhe eliminimin e agresivitetit; pėr shembull shumica
e psikologėve klinikė propozojnė formimin e grupeve psikoterapeutike,
ku individėt agresivė kanė rast t'i shprehin tendencat e tyre
agresive.
Por mė e rėndėsishmja, pėr zbutjen e intensitetit tė agresivitetit
ėshtė kultura familjare, si dhe angazhimi i rrethit social, ku
sjelljet agresive i zėvendėsojnė porositė e Krijuesit pėr zemėrėgjesi,
butėsi, durim dhe kontroll tė vazhdueshėm tė sjelljes. Edhe porosia
hyjnore e Krijuesit qetėson zemrat e njerėzve: "Nuk barazohet e mira
me tė keqen! Tė keqen ktheje me tė mirė e atėherė armiku yt do tė tė
bėhet menjėherė mik i ngushtė." (Fusilet - 34)
Ndonėse besimi islam kėrkon nga besimtarėt e vet tė jenė tolerantė, tė
sjellshėm dhe tė gėzueshėm, sidoqoftė, ai nuk i pėrjashton ndjenjat e
zemėrimit apo hidhėrimit, qė janė parakusht i agresivitetit. Pėr kėtė
arsye Islami nuk kėrkon nga njerėzit qė t'i pėrjashtojnė kėto ndjenja
nga emocionet e tyre, as nuk i konsideron ndjenja tė tilla mėkatare,
por ai thjesht nxit qė vetėkontrolli ta dominojė agresivitetin. Ai
kujdeset qė ndjenja tė tilla tė mos shndėrrohen nė smirė dhe nė
urrejtje, por duke i spastruar ato pėrmes fisnikėrimit. Pėr tė arritur
kėtė, Islami nuk sugjeron ndrydhjen e detyruar tė emocioneve
shkatėrrimtare, por e kėshillon njeriun qė ta shfrytėzojė mundėsinė
pėr 'tu forcuar kundėr tundimit. I Dėrguari i Allahut (s.s), pėrmes
hadithit, tė cilin e transmeton Ebu Hurejre (r.a), ka thėnė: "Nuk
ėshtė trim ai qė fiton nė (mundje), por trim ėshtė ai qė e pėrmban
veten nga zemėrimi."
Si pėrfundim mund tė themi qė agresiviteti, mė sė miri mund tė
zvogėlohet me edukimin e tė rinjve, me sjellje joagresive prej
fėmijėrisė, deri nė moshat mė tė rritura, nė familje, nė shkollė, etj.
Sidomos kėshillohet largimi i fėmijėve nga programet dhe veprimet e
tjera me pėrmbajtje agresive.
Lumturie Arifi
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---