11 Rregullat për mediat në lidhje me Lindjen e MesmePo ju paraqesim 
ekskluzivisht 11 rregullat që duhet të ndjek gazetaria e cila merret me 
çështjet e Lindjes së Mesme.E premte, 09 Janar 2009 18:40Po ju paraqesim 
rregullat e gazetarisë që secili prej jush duhet të mbaj në mendje tek sa sheh 
"Lajmet e Natës" apo teksa është duke lexuar gazetën në mëngjes. Kjo do t'ju 
ndihmoj te kuptoni më qartë.Rregulli numër 1: Në Lindjen e Mesme janë gjithmonë 
Arabët ata që sulmojnë të parët, dhe është Izraeli ai që duhet të mbrohet prej 
tyre. Reprezalja e Izraelit është gjithmonë e arsyetuar.Rregulli numër 2: 
Arabët, Palestinezët, Libanezët nuk kanë të drejtë të godasin civilët: kjo 
është terrorizëm.Rregulli numër 3: Izraeli ka të drejte të godas civil Arab: 
kjo është vet mbrojtje...Rregulli numër 4: Kur Izraeli masakron një numër të 
madh civilësh, fuqitë perëndimore bëjnë thirrje për moderim të dhunës. Kjo merr 
emrin "Reagim i Bashkësisë Ndërkombëtare".Rregulli numër 5: Palestinezët dhe 
Libanezët nuk kanë të drejtë të kapin rob ushtarak izraelit, edhe nëse numri i 
tyre nuk i kalon 3 ushtarë.Rregulla numër 6: Izraelitët kanë të drejtë të 
rrëmbejnë sa të dëshirojnë prej palestinezëve (për momentin numërohen rreth 
10.000 të burgosur, 300 prej të cilëve nën moshën madhore). Izraelitët nuk kanë 
asnjë limit, atyre nuk u duhet të paraqesin asnjë provë për fajësinë e të 
burgosurve. Mjafton që të shqiptojnë fjalën magjike: "terrorist".Rregulli numër 
7: Kur përmendni "Hezbollah", duhet të shoqërohet gjithmonë me shprehjen: "të 
mbështetur nga Siria dhe Irani".Rregulla numër 8: Kur të përmendet Izraeli nuk 
duhet të dalë kurrë shprehja: "të mbështetur nga Amerika, Italia dhe Bashkimi 
Evropian" sepse kjo mund të bëj të kuptohet që po bëhet fjalë për një konflikt 
me përmasa jo të barabarta.Rregulla numër 9: Të mos flitet kurrë për "zona të 
pushtuara", për rezolutat e OKB-s, as për cenimin e të drejtave ndërkombëtare, 
për Konventën e Gjenevës, etj. Kjo rrezikon të turbulloj teleshikuesit apo 
dëgjuesit e radios.Rregulla numër 10: Izraelitët flasin Italisht më mirë se 
Arabët, kjo është arsyeja përse atyre gjithmonë u jepet fjala, në këtë mënyrë 
mund t'i shpjegojnë më qartë rregullat e sipër përmendura (nga 1 gjer tek 
9).Rregulli numër 11: Nëse nuk jeni në dakord me këto rregulla apo nëse jeni të 
mendimit se ato favorizojnë njërën prej palëve në konflikt për kundër 
tjetrës...atëherë dijeni se ju jeni "antisemit" të rrezikshëm.Nga Italishtja : 
Vajada K.M
 
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan