E vrarë nga Izraelitët, e ngrënë nga qentë 
 
"Kemi parë pamje tronditëse gjatë këtyre 18 ditëve. Kemi mbledhur trupat e 
fëmijëve tanë të djegur apo të shqyer, por asgjë si kjo."thotë doktori i 
emergjencës.
E enjte, 15 Janar 2009 19:11
 
"O Zot! Kurrë nuk kam parë pamje kaq trishtuese," thotë Kayed Ebu Avkal duke 
qarë Doktori i emergjencës nuk mund ti besonte syve të tij kur pa pjesët e 
mbetura të vajzës që para disa ditëve quhej Shehd, Palestinezja 4 vjeçare me 
trupin e saj të plotë. Ajo vdiq kur një bombë Izraelite kishte rënë në oborrin 
e shtëpisë së saj në Xhabalia në veri të Gazës, ku ajo ishte duke luajtur. Kur 
prindërit e saj u ngutën për ta shpëtuar fëmijën e tyre, e cila kishte rënë në 
tokën e mbushur me gjak, një rrebesh plumbash Izraelit i ndaluan ata ti 
afrohen. Për pesë ditë trupi i Shehdës kishte mbetur shtrirë jashtë që qentë ta 
shqyenin atë. "Qentë nuk kishin lënë asnjë pjesë të trupit të saj pa e prekur," 
thotë me sy të mbushur me lot Ebu Evkal. "Kemi parë pamje tronditëse gjatë 
këtyre 18 ditëve. Kemi mbledhur trupat e fëmijëve tanë të djegur apo të shqyer, 
por asgjë si kjo."thotë doktori i emergjencës. Për pesë ditë vëllai i Shehdës, 
Matari dhe kushëriri Muhamedi, ishin munduar ta merrnin atë por kot. Ata 
sulmoheshin nga trupat Izraelite gjatë gjithë kohës. Duke parë trupin e 
engjëllit të vogël të llomitur nga qentë endacakë, ata provuan për herën e 
fundit, dhe ishte kjo e fundit. Ata ishin goditur nga plumbat Izraelit pa e 
arrirë trupin e saj, duke iu bashkangjitur numrit prej 920 viktimave të vrara 
prej 27 Dhjetorit nga Izraelitët. Qëllimisht Omran Zejda, një i ri nga fqinjët, 
thotë se Izraelitët e dinin çka po bënin. "Ata e ndoqën familjen e saj si dhe 
nuk i lejuan ta arrijnë atë, duke e ditur se qentë do ta hanin," thotë ai. "Ata 
jo veç se po na vrasin fëmijët, Ata qëllimisht po e bëjnë atë në mënyrën më të 
neveritshme dhe jo njerëzore." Zejda thotë se fjalët e tij e as kamerat nuk 
mund ta përshkruajnë atë pamje të tmerrshme. "Nuk mundeni të imagjinoni se çka 
i kanë bërë trupit të saj të pafajshëm qentë," thotë ai, duke u munduar ti 
ndalë lotët. Shumë Palestinezë thonë se Shehda nuk është rasti i parë i këtij 
lloji. Në Xhabalia, kur familja e Abd Rabuas dëshironte ti varroste tre prej të 
vdekurve nga familja e tyre, ushtarët Izraelitë filluan të shtënë në ta, thonë 
dëshmitarët. Dhe pastaj ata lëshuan qentë në trupat e pajetë, të cilët ishin 
mbetur vetëm për shkak se xhemati ishin larguar të shpëtonin nga sulmet, thonë 
ata. "Çka ndodhi është e tmerrshme dhe e paimagjinueshme," thotë daja i një të 
vdekuri. "Fëmijët tanë vdesin para syve tanë dhe ne nuk lejohemi ti varrosim 
ata." "Izraelitët i lëshuan qentë e tyre në trupat e viktimave thua se s'kanë 
bërë mjaft." 
 
Marr nga: http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=9048  

See all the ways you can stay connected to friends and family
_________________________________________________________________
Imagine a life without walls.  See the possibilities
http://clk.atdmt.com/UKM/go/122465943/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan