Prizren, protesta për Gazën
Qindra qytetarë të Prizrenit protestuan kundër dhunës së Izraelit ndaj popullit 
palestinez.
E premte, 16 Janar 2009 15:05

Për dallim nga protesta e kaluar, që u mbajt para disa ditësh, këtë herë qindra 
qytetarë të Prizrenit u tubuan në Sheshin Shadërvan pas namazit të xhumasë për 
të protestuar kundër dhunës së Izraelit ndaj popullit palestinez në Rripin e 
Gazës. Protestuesit brohoritën slogane në gjuhën shqipe, turke dhe angleze në 
të cilat bëhej thirrje për ndalimin e dhunës dhe të luftimeve si dhe slogane 
fetare. Shumica e protestuesve ishin të moshave rinore të cilët mbanin shami 
tradicionale palestineze, pankarta dhe flamuj. Disa nga protestuesit e rinj 
mbanin në duart e tyre kukullat foshnje të përgjakura të cilat simbolizonin 
vrasjen e fëmijëve në Gaza. Turmë së protestuesve pastaj iu bashkuan edhe 
qindra qytetarë të tjerë të cilët lëvizën në mënyrë paqësore nga Sheshi i 
Shadërvanit në drejtim të Kuvendit Komunal. Edhe në këtë pikë u brohoritë 
slogane të ndryshme dhe më pastaj masa e madhe e protestuesve lëvizi kah "Rruga 
unazore" deri tek xhamia Namazgjah. Protesta përfundojë pa asnjë incident, 
ndërsa populli u shpërnda në qetësi. Protesta në Prizren u përcoll edhe nga një 
numër i vogël i policëve dhe të ushtarëve të KFOR-it. 
Edhe në Prishtinë disa qindra qytetarë kanë protestuar para Teatrit Kombëtar 
pas namazit të xhumasë. Protestuesit mbanin pankarta të shkruara me slogane të 
ndryshme. Turma e protestuesve më pastaj lëvizi në mënyrë paqësore deri te 
hoteli Grand ku protesta përfundoi pa ndonjë incident. /mesazhi.com/  Allahu 
Ekber...Allahu i shperblefte krejt qe jan mundu me ardh ne proteste.
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan