*Vlera e Kuranit *
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili e bëri obligim haxhin për ata të cilët kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit. Me të vërtetë Kurani është fjala e Allahut të Madhërishëm, që ia zbriti Pejgamberit Muhamed salallahu alejhi ue selem për t'i treguar njerëzimit rrugën e drejtë dhe ai i cili i përmbahet Kuranit, do të jetë i udhëzuar. E kush largohet nga ai, do të jetë në një humbje të mjerueshme. Allahu i Madhërishëm në shumë ajete ka folur për vlerën dhe pozitën e lartë të Kuranit. Allahu i Madhërishëm thotë: *"S'ka dyshim se Ne e bëmë atë Kuran arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni. Dhe se në librin amzë (Levhi Mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi."* (Ez-Zuhruf, 3-4) Dhe thotë: *"Ata që e mohuan Kuranin kur u erdhi janë të marrë; ai është një libër ngadhënjyes (i pashoq). Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit."* (Fusilet, 41-42) Dhe nuk ka asnjë send që është e keqe e që Kurani nuk i është kundërvënë. Allahu i Madhërishëm thotë: *"Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë."* (El Furkan, 33) Dhe thotë: *"Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.)."* (El Enbija, 18) Allahu i Madhërishëm e ka quajtur Kuranin dritë dhe shërim për njerëzimin, ku thotë: *"Po kështu me urdhrin tonë Ne të shpallëm edhe ty shpirtin (Kuranin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kurani) as ç'është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë."*(Esh-Shura, 52) Dhe thotë: *"O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kurani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët."* (Junus, 57) Kurani ka vlerë aq të madhe, saqë kur e kanë dëgjuar atë xhinët, janë mahnitur dhe menjëherë i kanë besuar atij. Allahu i Madhërishëm thotë: *"Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kuran që mahnit, që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askënd."* (El Xhin, 1-2) Allahu i Madhërishëm e ka marrë përsipër mbrojtjen e tij nga devijimi. Allahu i Madhërishëm thotë: *"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij."* (El Hixhër, 9) Dhe gjithashtu e ka ftuar të gjithë njerëzimin që ta bëjë një Kuran të tillë, po qe se kanë mundësi, ku thotë: *"Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri-tjetrin."* (El Isra, 88) Përktheu Eroll Nesimi Vazhdon (insha Allah) 18.1.2009 www.klubikulturor.com --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
