*Më falni, unë nuk flas!

*

 Në njërën nga qendrat tregtare, në mesin e madh të njerëzve bie në sy një
djalosh i zhvilluar, i cili sillej rreth dyqaneve, nga njëri te tjetri.
Sikur synonte diçka. Hynte në njërin dyqan, qëndronte disa minuta dhe më pas
kalonte te tjetri, kurse në dorë mbante një çantë. Po t'i afrohesh më afër,
të tërheq vëmendjen një letër e vendosur në shpinën e tij "Më falni, unë nuk
flas!"

Cili është sekreti i kësaj letre të varur, çfarë mban në dorë dhe pse sillet
në këtë mënyrë?

Ai ishte një fëmijë i butë dhe më shëndet të mirë. Mësonte në shkollë si të
tjerët, por kur arriti në klasën e gjashtë të fillores, Allahu e sprovoi me
një sëmundje në kordat e zërit, kështu që zëri filloi t'i dobësohet
gradualisht, saqë nuk pati më mundësi të flasë. Kështu ndodhi.
Djaloshi po jeton dhe po i kalon ditën pa gjuhë dhe mundësi për komunikim.
Me kalimin e kohës, shokët filluan të mërziten prej tij, saqë e ndiente
veten të tepërt nëpër takime. Vetëm dëgjonte dhe nuk kishte mundësi të
bisedonte. Kështu ndihej keq dhe u largua prej tyre.
Djaloshi u rrit dhe filloi të kërkojë vende ku nuk kishte nevojë për fjalë e
biseda. E gjeti veten në dëgjimin e ligjëratave shkencore dhe mësimeve
edukative. Kështu filloi të ndikohet nga mësimet mbi rëndësinë e shërbimit
mbi Islamin dhe thirrjes në fenë e Allahut të Lartësuar. Ai nuk e injoroi
veten duke u arsyetuar se nuk kishte mundësi, por kontribuoi në shërbim të
fesë së tij me ato mundësi që i përgjigjeshin gjendjes së tij.
Ai punonte si fotokopjues dhe nga paga e marrë kishte vendosur që të ndante
një pjesë për të blerë kasata (CD) dhe broshura edukative. Filloi të ecte
nëpër qendra tregtare duke shëtitur nga një dyqan në tjetrin. Atë të keqe që
e shihte, zgjidhte CD-në e nevojshme dhe ia dhuronte pronarit ose pronares.
Këtë e bënte me buzëqeshje dhe dilte nga dyqani duke i bërë me shenjë në
shpinë për letrën e varur "Më falni, unë nuk flas!". Kështu vepronte gjatë
tërë javës.
Unë nuk di si ta shpreh habinë time: për vendosmërinë e tij në thirrjen e
Allahut apo për shikimin e tij pozitiv mbi jetën dhe për atë me të cilën
është sprovuar?

Një njeri e kishte pyetur pasi i kishte ndjekur lëvizjet e tij në davet: -A
ke pasur reagime ose suksese?
Djaloshi i shkroi: -Po, pasi kam hyrë në një dyqan dhe pashë veprime të
këqija, i dhurova shitësit një CD me vlerë dy rijalë (40 centë). U largova
dhe pas disa muajsh kalova sërish atypari. Në realitet e kisha harruar se
kisha hyrë në atë vend një herë. Me të hyrë në dyqan, shitësi më takoi me
buzëqeshje dhe më përqafoi.
I habitur paksa i thashë: -Kush jeni ju, ndoshta doni dikë tjetër? Më tha:
-Ty të dua. A nuk jeni ti që ma dhurove atë CD-në?! Dhe e nxori nga xhepi. I
thashë: -Po, unë jam. Më pas tha: -Vëlla, ne jemi tetë veta që nuk kemi
ditur asgjë për Islamin përveç emrit (Islam).
Bënim çdo të keqe. Pasi dëgjuam CD-në, deshi Allahu i Lartësuar dhe më pas
shkaktar ishe edhe ti dhe u kthyem në rrugën e Tij. Jemi larguar nga veprat
që bënim dhe i kemi përmirësuar lidhjet me Allahun. Allahu të shpërbleftë!

Vetvetiu pyetja bëhet: Edhe pas kësaj, vallë, a mund të gjejë i arsimuari
arsye neglizhence në shërbim të Islamit?




Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu
18.1.2009
www.klubikulturor.com

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan