Fillimi i një viti 
 
 
 



Shkruar nga Bledar Haxhiu    

E Shtune, 17 Janar 2009 23:19 


 
Falënderimi i takon Allahut, i cili e fillon krijimin dhe e përsërit atë. Na ka 
dhuruar ne mirësi të pafundme dhe Ai është i Larti i Falënderuari. Nuk ka 
udhëzim për atë që Ai e ka humbur dhe nuk ka humbje për atë që ai e ka udhëzuar 
dhe Ai vepron ç’të dojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç 
Allahut, i vetëm dhe i pa shok, dëshmi kjo me të cilën arrihet shpëtimi dhe 
ruajtja nga një dënim i ashpër,
si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, për të qofshin 
selamet dhe paqja e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij, si dhe të gjithë 
ata të cilën ecin në rrugën e tyre dhe pasojnë metodën e tyre deri në ditën e 
premtimit.
 
O ju muslimanë! Robër të Allahut, frikësojuni Allahut me një frikë të vërtetë, 
ata të cilët kapen pas litarit të shpresës tek Ai, do ta ndihmojë e udhëzojë, e 
kush strehohet tek Ai, do ta furnizojë e do ta ruaj.
 
Nata dhe dita afrojnë çdo gjë që është e largët, ato vijnë me çdo premtim dhe 
besimtari është mes dy frikave: të exelit i cili i shkoi dhe që nuk e di se çdo 
të bëjë Allahu me të dhe të exhelit që i ka mbetur, në të cilin nuk e di se 
çfarë i ka përcaktuar Allahu.
 
Dhe ja një vit i ri i cili ka hapur fletët e bardha të punëve, në të cilat robi 
nuk e di  se çfarë do të shkruhen e që të cilat do ta çojnë për në një takim të 
panjohur prej tij.
 
Kalimi i ditëve dhe i netëve e shtyn të mençurin që ulet me vetveten dhe t'i 
kërkojë llogari asaj për atë që ka bërë, kështu që i merr në konsideratë 
gjynahet, pendohet tek Zoti i tij dhe i rishikon punët e tij, nëse janë të mira 
i shton e nëse janë të urryera i jep fund dhe i asgjëson. Robi do të vazhdojë 
të jetë në mirësi përderisa ka ndjenjë të brendshme që e kritikon. 
 
Hasan el Basri ka thënë: “Njeriu me llogari më të lehtë ditën e gjykimit është 
ai i cili e ka marrë veten në llogari në këtë botë, duke qëndruar tek punët e 
tyre, nëse ajo që mendonin ishte për Allahun, atëherë e ndërmerrnin atë, e nëse 
është për egon e tyre e linin. Llogaritje të vështirë do të kenë ata të cilët 
nuk i dhanë rëndësi kësaj gjëje dhe i vepronin punët pa i llogaritur, por ata 
do të gjejnë ditën e gjykimit se Allahu u ka llogaritur gjithçka”.
 
Realiteti i kësaj jete nuk është gjë tjetër veçse vite që kalojnë, e vitet 
përbëhen nga ditët, ndërsa ditët ndërtohen nga frymëmarrje, ndaj është mirë që 
çdo njëri prej nesh t'i japë rëndësi çdo frymëmarrje e të mendoj gjithmonë për 
çdo njërën prej tyre që ikën se patjetër një gjë e tillë do ta çojë përpara 
frymëmarrjes së fundit. Nëse arrin këtë kufi, dije se nuk ke më mundësi ta 
kthesh kohën prapa, ajo nuk pret, nuk ka shpresë optimiste si e jotja, ajo 
ecën, vetëm ecin e ti e unë papritur gjejmë se jemi rrudhur, kërrusur e tharë, 
por më e keqja e këtyre se jemi shumë larg nga Krijuesi i Cili patjetër që do 
të na marrë në llogari. Llogarite veten tashmë sa ke mundësi ta korrigjosh se 
përndryshe do të humbësh e do ta pësosh.
 
أَن تَقُولَ نَفْسٌ يَا حَسْرَتَى علَى مَا فَرَّطتُ فِي جَنبِ اللَّهِ وَإِن 
كُنتُ لَمِنَ السَّاخِرِينَ}أَوْ تَقُولَ لَوْ أَنَّ اللَّهَ هَدَانِي لَكُنتُ 
مِنَ الْمُتَّقِينَ}أَوْ تَقُولَ حِينَ تَرَى الْعَذَابَ لَوْ أَنَّ لِي كَرَّةً 
فَأَكُونَ مِنَ الْمُحْسِنِينَ}بَلَى قَدْ جَاءتْكَ آيَاتِي فَكَذَّبْتَ بِهَا 
وَاسْتَكْبَرْتَ وَكُنتَ مِنَ الْكَافِرِينَ}وَيَوْمَ الْقِيَامَةِ تَرَى 
الَّذِينَ كَذَبُواْ عَلَى اللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ أَلَيْسَ فِي 
جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ
 
“Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, sepse 
atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e asaj që ju 
është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa e ndier 
atë, që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj 
Allahut, madje, edhe jam tallur!” 
 
Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i 
devotshëm”. 
 
Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t’u kthyer 
edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë”! (Allahu do t’u thotë): “Me të 
vërtetë, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bëtë 
mendjemëdhenj e jobesimtarë”. Zumer, 56-60.
 
Shfletoi fletët e librit të jetës; kërko punët më të mira të tuat që t'i bësh 
sjellje dhe moral të vetes dhe çdo gjë që të frikëson për në botën tjetër 
largoje, sepse nëse e lë pas dore ajo do të ngelë një njollë e zezë të cilën 
nuk do të dëshiroje ta shikoje në një ditë ku gjykimi është i drejtë e në të 
cilën do të kërkoje që ndoshta dhe të mos ekzistoje.
 
Ja viti i ri sapo ka hyrë, fletët e tij janë bërë gati e lapsat janë mprehur 
për të hedhur në to atë se çfarë do të bësh e do të punosh. Tashmë je i sigurt 
se një vit të ka ikur nga jeta dhe se ai ka marrë me vete shumë nga 
frymëmarrjet e tua dhe se vdekja merr më shumë të rinj sesa pleq. Atëherë edhe 
një herë po të pyes ty dhe veten: Akoma do të vazhdosh të shënosh në këto fletë 
të bardha të zezat e tua? 
 
Për të gjithë njerëzimin kaloi një vit i mbushur plot ngjarje. Disa u pasuruan 
e të tjerë u varfëruan, disa vdiqën e shumë të tjerë lindën, disa u çliruan e 
shumë të tjerë u pushtuan.
 
قُلِ اللَّهُمَّ مَالِكَ الْمُلْكِ تُؤْتِي الْمُلْكَ مَن تَشَاء وَتَنزِعُ 
الْمُلْكَ مِمَّن تَشَاء وَتُعِزُّ مَن تَشَاء وَتُذِلُّ مَن تَشَاء بِيَدِكَ 
الْخَيْرُ إِنَّكَ عَلَىَ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
 
“Thuaj (o Muhamed): “O Allah, Zotëruesi i gjithë Pushtetit! Ti ia jep pushtetin 
kujt të duash dhe ia heq kujt të duash. Ti lartëson kë të duash dhe poshtëron 
kë të duash. Çdo e mirë është në Dorën Tënde! Ti je vërtet i Plotfuqishëm për 
çdo gjë”. Al Imran, 26. 
 
Ata që u gëzuan nuk qëndruan gjatë me gëzimin e tyre sepse shumë shpejt vendin 
e tij e zunë brengat dhe dhimbjet. Ata që u pasuruan nuk lumturuan për jetë me 
pasurinë sepse në një ditë u zgjuan të varfër. E tillë është jeta në të ka 
gëzime dhe hidhërime, lumturi dhe fatkeqësi, të qeshura dhe të qara, lindje dhe 
vdekje, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se kjo botë nuk është e përhershme 
dhe se ata në të janë udhëtarë e që të vihen në sprovë.
 
Një herë e pyetën Aliun: "Na trego si është dynjaja?" Ai tha: "Kush është me 
shëndet të plotë në të, nuk është i sigurt; kush sëmuret në të ndjen keqardhje; 
kush varfërohet mërzitet dhe kush pasurohet sprovohet; në hallallin e saj ka 
hesap ndërsa në haramin e saj ka dënim. Allahu i madhëruar na e ka treguar 
realitetin e saj.
 
اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ 
بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلَادِ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ 
الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرًّا ثُمَّ يَكُونُ حُطَامًا 
وَفِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ وَمَا 
الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ 
 
“Ta dini, se jeta në këtë botë, nuk është tjetër veçse lojë, dëfrim e zbukurim, 
si dhe mburrje ndërmjet jush e rivalitet për më shumë pasuri dhe fëmijë! Ajo i 
shëmbëllen bimës, e cila pas shiut rritet dhe i gëzon bujqit, por më vonë 
zverdhet, thahet dhe mbetet pa vlerë. Në botën tjetër ju presin vuajtje të 
mëdha ose falja e Allahut dhe kënaqësia e Tij; jeta në këtë botë është vetëm 
kënaqësi e rreme”. Hadid, 20.
Besimtari në këtë botë është si i huaj, e di se ajo nuk ka vlerë dhe se të 
mirat e saj nuk e bëjnë të përjetshëm; mendjen e tij e mban në vendin e 
gëzimeve dhe merr prej kësaj dynjaje atë që do ta ndihmojë për në botën tjetër. 
 
Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: Nëse dynjaja do të peshonte tek 
Allahu sa krahu i një mushkonje, atëherë Allahu jobesimtarëve nuk do t’i jepte 
prej saj qoftë dhe një gllënkë ujë”. Muslimi.
 
Shtrojani rrugën vetes, para se të dënoheni, përgatituni për udhëtim përpara se 
të shqetësoheni, sepse ai është qëndrim i drejtë, llogari e vërtetë dhe pyetje 
ndaj obligimeve. Në këtë rrugë, furnizimi më i mirë është ai të cilin e 
shoqëron devotshmëria. Ndërsa puna më e mirë është ajo të cilën e paraprin 
qëllimi i sinqertë; nuk ka dyshim se njeriu me gradë më të lartë është ai i 
cili i frikësohet Allahut më shumë dhe kush i afrohet bregut të fundit (të 
jetës), ai padyshim që do t'i shfrytëzojë të gjitha çastet.
 
 
II
Falënderimi i takon Allahut, për mirësitë e Tij, Atij i jemi mirënjohës për 
suksesin dhe mirësjelljen e Tij. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të 
drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shok, si madhërim për qenien e Tij, si dhe 
dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, selamet dhe paqja e Allahut 
qofshin për të, mbi familjen dhe shokët e tij.
 
Pjesa e njeriut nga kjo botë është jeta e tij, kush i shton gjynahet dhe të 
këqijat në të do ta shkatërrojë mallin e tij. Ndaj i zgjuari është ai i cili e 
llogarit veten sot, para se ta llogarisë Allahu dhe i suksesshmi është ai i 
cili e shfrytëzon momentin dhe di të dallojë ilaçin nga sëmundja.
 
Le t’i lemë gjynahet, sepse lënia e gjynahut është më e lehtë se kërkimi i 
teubes dhe jeta e kësaj bote është një mejdan i hapur për shtimin e punëve të 
mira.
 
Ja pra tashmë kemi hyrë në një vit të ri, le të jetë llogaria me të cilën do të 
qëndrojmë me vetet tona, ajo që Allahu na ka këshilluar më parë në librin e Tij:
 
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنظُرْ نَفْسٌ مَّا 
قَدَّمَتْ لِغَدٍ وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا 
تَعْمَلُونَ{وَلَا تَكُونُوا كَالَّذِينَ نَسُوا اللَّهَ فَأَنسَاهُمْ أَنفُسَهُمْ 
أُوْلَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ
“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka 
përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni 
ju! Mos u bëni si ata që e harruan Allahun, kështu që Ai i bëri të harronin 
vetveten! Pikërisht ata janë të pabindurit (ndaj Allahut)”. Hashr, 18-19.
 
Bledar Haxhiu
Burimijetes.com
17.01.2009
 
 
  
 

LAST_UPDATED2 
_________________________________________________________________
Cut through the jargon: find a PC for your needs.
http://clk.atdmt.com/UKM/go/130777504/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan