Katari dhe Mavritania i ndërprejnë marrëdhëniet me
Izraelin
Katari dhe Mavritania kanë ndërprerë marrëdhëniet ekonomike dhe politike me
Izraelin për shkak të luftës në Gaza.
E premte, 16 Janar 2009 17:02Katari
dhe Mavritania kanë njoftuar se i kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre
ekonomike dhe politike me Izraelin si shenjë proteste për shkak të
luftës në Gaza. Ky veprim edhe pas thirrjes së udhëheqësit politik të
Hamasit në ekzil, Halid Meshal dhe të Presidentit të Sirisë, Beshir Al
Asad, të cilët kërkuan nga vendet arabe që t'i ndërprenë marrëdhëniet
me Izraelin. Presidenti i Sirisë bëri thirrje që vendet arabe t'i
ndërprenë të gjitha lidhjet direkte dhe indirekte me Izraelin.
Edhe
kryeministri Turk, Tajip Erdogan, në një fjalim të tij bëri këtë
pyetje: "Si mundet që një shteti, i cili totalisht ignoron dhe nuk
implementon rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-s, t'i lejohet
hyrja nëpërmjet dyerve të Kombeve të Bashkuara. Ndërtesa e OKB-s në
Gaza u bombardua gjatë kohës kur Sekretari Gjeneral i OKB-s gjendej në
një vizitë në Izrael. Kjo është një sfidë e hapur kundër botës, është
ngacmim kundër botës". /al jazeera/
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---