Extra : Demokracia Myslimane Shqiptare, partia më e re në Shqipëri 
 


Kyqur 2009/1/20 10:10:00 (19 Lexime) 
 
http://www.breziiri.com/modules/news/article.php?storyid=425
 


Është parti e qendrës, me orientim drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Qytetet 
ku llogaritet të marrë më shumë vota janë Kavaja, Shkodra, Elbasani, Tirana, 
Durrësi dhe Berati. Alarm në forcat tradicionale politike. Refuzohen 
koalicionet me Berishën, Shehin dhe Metën

Tiranë, 19 janar 


Shfaqet në Shqipëri demokracia myslimane e qendrës, me orientim euroatlantik. 
Burime nga drejtuesit e forcës më të re politike bënë të ditur se ata kanë 
refuzuar ofertat e Berishës, Metës, Shehit etj. Të cilët, pas tyre, 
përfaqësojnë forca politike të përfolura për korrupsion. 

Këto ditë pritet shpallja zyrtare në qytetin e Shkodrës, me mirëkuptimin e 
anëtarësisë kavajase, e një force të re politike, të quajtur Partia Demokratike 
e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH). 

E përjavshmja “Lajmi” ka siguruar kopjen e vendimit të gjykatës së rrethit 
gjyqësor të Tiranës, e cila regjistroi si person juridik, më 4 korrik të vitit 
të kaluar, formacionin më të ri politik, inovacion dhe në nivel ndërkombëtar. 

Befasia e vitit 2009

Kur një parti politike e djathtë e pakicës religjioze të katolikëve shqiptarë, 
sikurse është Partia Demokristiane, arriti njëfarë afirmimi, forca e re e 
demokratëve myslimanë shqiptarë, që nuk pozicionohet as djathtas as majtas, 
besohet të jetë përcaktuese në qeverisjen e ardhshme të një vendi me 70 për 
qind të popullsisë të religjionit mysliman. Brenda pak kohësh do të mbahet dhe 
kongresi i parë i partisë, ku do të miratohen dhe kandidatët për deputetë në të 
12 qarqet e vendit, si dhe do të zgjidhen forumet drejtuese dhe kryetari i ri i 
partisë, ku shanset më të mëdha i ka një nga intelektualët më të kompletuar të 
komunitetit mysliman, Kreshnik Osmani, i Forumit Mysliman Shqiptar. 

Aktualisht, pozitat më të forta kjo parti i ka në Kavajë, Shkodër, Elbasan, 
Tiranë, Durrës, Berat. Në përbërje të saj ka shumë të zhgënjyer nga partitë e 
tjera. Parashikohet që kjo parti të jetë befasia e vitit 2009, ndonëse krerët e 
saj janë tepër të matur në deklarata, pasi kanë ende punë për konsolidimin 
organizativ. 

Krijimi 

Sipas provave të paraqitura qysh më 20 dhjetor 2007 në gjykatën e Tiranës, një 
grup nismëtarësh-anëtarë themelues janë mbledhur dhe, pas një diskutimi të 
gjerë, kanë vendosur krijimin e Partisë Demokratike të Bashkimit Mysliman të 
Shqipërisë (PDBMSH). 

Në këtë mbledhje u vendos krijimi i partisë dhe u miratua akt-themelimi, 
statute dhe programi i saj, si dhe u zgjodhën organet drejtuese, si dhe 
kryetari i partisë, z. Osman Mema. Por gjykata e Tiranës e ka regjistruar më 4 
korrik 2008. 

Për gjyqtarin A. Gaxhi, PDBMSH-ja, është krijuar në përputhje të plotë dhe në 
respektim të ligjeve në fuqi. 

Kjo parti nuk është deklaruar për krahun politik nga do të anojë. Programi i 
saj është i një partie joideologjike, të qendrës moderne. 

Në BE & NATO 

Bie në sy fakti që demokratët myslimanë shqiptarë në programin e paraqitur kanë 
si përparësi “futjen e Shqipërisë në Evropë dhe integrimin e saj në të gjitha 
strukturat euro-antlantike”. Shqiptarët myslimanë i dëshmojnë kështu botës se 
demokracia e vërtetë, mbështetur dhe më mësimet kuranike, nuk ka asgjë të 
përbashkët me ksenofobinë dhe urrejtjen për kulturën e tjetrit. Ky fakt përbën 
një inovacion në peizazhin politik ndërkombëtar, të mbarsur dhe me paragjykime. 

PDBMSH-ja ka një frymë tejet moderne, teksa deklaron se synon “respektimin e 
lirive dhe të drejtave të njeriut, konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit 
ligjor”. Ajo do të mbrojë dhe inkurajojë pronën private, ekonominë e tregut të 
lirë; kryerjen e reformave institucionale etj., si dhe do të bëjnë përfaqësimin 
me kuota të caktuara të grave dhe të rinjve në forumet e saj. 

Marrëdhënie vetëm me partitë “e virgjëra” 

Sipas statutit dhe programit të partisë, demokratët myslimanë shqiptarë do të 
mbajnë lidhje me të gjitha ato parti brenda dhe jashtë vendit, që respektojnë 
parimet dhe vlerat e demokracisë së zhvilluar. Por parësore në këto marrëdhënie 
është lufta kundër korrupsionit. 

Kjo është arsyeja që PDBMSH-ja nuk ka pranuar të bëjë koalicione parazgjedhore 
me asnjë nga partitë në qeverisje apo në opozitë, liderët e të cilave janë të 
përfolur për korrupsion. 

Demokratët myslimanë kanë deklaruar se ata janë të hapur për anëtarësim dhe të 
jobesimtarëve apo të ushtruesve të besimeve të tjera, me kushtin që të mos jenë 
të përfolur për korrupsion apo për krim të organizuar dhe të kenë një figurë të 
pastër morale. / NOA


P.S.
Artikujt e publikuar në këtë rubrikë nuk tërheqin domosdoshmërisht edhe 
pajtueshmërinë e redaksisë sonë në atë se çfarë përmban tërësia e tyre!


___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your 
favourite sites. Download it now at
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan