E vërteta rreth VehabizmitShprehja vehabizëm është një shprehje e marrë nga 
emri i një dijetari arab nga Arabia Saudite, i cili ka vdekur para dy shekujve. 
Emri i tij i plotë është Muhamed Abdul Vehab, i cili ishte reformator, një 
patriot, një dijetar dhe njeri i devotshëm, i cili tërë jetën e tij punoi 
palodhshëm për vetëdijesimin e shoqërisë dhe ngritjen e saj. Arriti të bëje 
reforma të mëdha në vendin e tij. Thjesht, ky dijetar, sikurse edhe të tjerët 
para tij, vdiqën dhe shkuan, as nuk ishte i pari e as i fundit.Muhamed Abdul 
Vehabi sot mësohet nëpër shkolla fillore në disa vende, në veqanti në Arabin 
Saudite, por vetëm si një dijetar dhe reformist dhe kaq. Por në kohën e fundit 
disa nga armiqët e islamit kamë filluar t’i akuzojnë të gjithë ata muslimanë, 
në veqanti rininë, e cila kthehet në praktikimin e islamit të shëndoshë, duke u 
bazuar në Kuran dhe Sunet, i akuzojnë se jan “vehabistë”. Kjo u është dedikuar 
edhe muslimanëve të Arabis Saudite, por edhe muslimanëve të tjerë, për t’i 
përfshirë më vonë të gjithë muslimanët kudo që janë, deri këtu tek ne në 
Kosovë. Kështu që, kjo shprehje ka arritur edhe te kosovarët, gjegjësisht tek 
ata të cilët nuk e donë islamin, tek ata të cilët i pengon lëvizja islame, i 
pengon kthimi masiv i rinisë në përqafimin e fesë islame në baza të shëndosha, 
e mjerisht këtë e hasim nganjëherë edhe tek disa hoxhallarë të cilët janë 
mësuar ta mbajnë fenë me hajmalia e mevlude, tallkina e qelime, janë mësuar që 
xhaminë ta kenë vetëm me pleq të mbi 60 apo 70 vjet dhe që ata pleq kurrë mos 
t’ua prishin. Prandaj për ta është rëndë ta shohin rininë shqiptare se si me të 
madhe po i kthehet fesë së tyre të natyrshme, fesë islame duke u bazuar në 
Kuran dhe Sunet.Këta të rinjë dhe të reja tashmë janë të liruar nga 
indoktrinuat komuniste. Këta donë ta praktikojnë lirshëm fenë e tyre duke mos i 
penguar askujt praktikimin e secilës fe që i përkasin. Këta të rinjë me siguri 
se nuk e dine se çfarë është vehabizmi e as kush është Abdul Vehabi, këtë nuk e 
dinë as ata që flasin për vehabizëm, nuk e dinë sepse nuk egziston. Nuk ka 
vehabizëm në Kosovë. Kjo është tepër e sigurt. Në Kosovë ka një kthim të mirë 
në islam, nuk e mohojmë se ka euforizëm, apo nguti nga disa persona, të cilët 
më vonë edhe ata e kuptojnë realitetin dhe kthehen, por euforizëm ka edhe në 
segmentet apo drejtimet e tjera të jetës, në çdo segment mund të ketë euforizëm 
jo vetëm në atë fetar. Ndërsa si rrymë apo fraksion, apo sekt nuk është e 
vërtetë asnjëherë se ka diçka që e ka emrin “vehabizëm”’ Thjesht kjo është 
shpifje.Dr. Shefqet Krasniqi 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan