Llojet e varfërisë
 
Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Varfëria është dy lloje:
Varfëria e detyrueshme, kjo i kaplon të gjithë njerëzit, ngase All-llahu, 
subhanehu ve teala, nxori njeriun prej barkut të nënës, nuk posedon asgjë e 
këtë e kupton çdokush, nuk ka dallim në këtë i devotshmi apo mëkatari dhe kjo 
varfëri nuk sjell as lavdërime dhe as nënçmime, as sevape dhe as mëkate.
Varfëria jo e detyrueshme,  e kjo është si rezultat i dy komponenteve  
madhështore: 
1.      Njohja e All-llahut, subhanehu ve teala. 
2.      Njohja e vetvetes.
Atëherë kur t'i realizojë këto dy elemente rezulton varfëria e cila është 
realiteti i pasurisë, parullë e gëzimit dhe moto e shpëtimit.
Dallojnë njerëzit në këtë varfëri aq sa është dallimi në njohjen e këtyre dy 
komponenteve. Ai i cili e njeh se All-llahu, subhanehu ve teala, posedon pasuri 
të pakufishme, kupton se ai është më i varfër dhe se ka nevojë për All-llahun, 
subhanehu ve teala, në çdo moment.


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan