Biseda fetare-14
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=599


*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

31

Njerëzimi kujton se vlerat e tij gjenden jashtë rrugës së quajtur fe ose
rrugë e drejtë e Allahut. Disa njerëz mund të mos pajtohen me konstatimin
tim pasiqë mund të mendojnë dhe logjikojnë me kokët e tyre se ekzistojnë
shumë fe në rruzullin tokësor e për këtë arsye nuk guxojmë që mendime tona
ti lansojmë dhe ti kufizojmë vetëm në këtë drejtim. Edhe pse ndoshta kanë të
drejtë të mendojnë dhe të logjikojnë në atë formë, ne duke u bazuar në
thëniet e Allahut të madhèruar se fe e vetme e pranuar tek Allahu është
Islami, ne si fe llogarisim vetëm Islamin dhe jo edhe sistemet ose fetë
tjera. Disa mund të më kundërshtojnë për këtë gjë të pacipë e cila vepron në
suaza të veprimtarisë së tyre e cila kërkon një rikthim të tolerancës në
mesin e njerëzve. Disa mund edhe të më akuzojnë për intolerancë ndaj
pakicave tjera fetare ose ideologjike tè cilat ekzistojnë në rruzullin
tokësor. Ndoshta edhe kanë të drejtë për arsye se ata nuk e njohin
realitetin dhe urdhërat e Allahut të madhërishëm. Nga kjo nuk d.t.th. se ne
përjashtojmë edhe idetë dhe ideologjitë e të tjerëve. Ne i pranojmë se
ekzistojnë në rruzullin tokësor njejtë sic pranojmë se ekzistojnë e keqja
dhe e mira në mesin e popujve të ndryshëm. Edhe pse bëjmë një pranim të
këtillë ne aspak nuk guxojmë që të dalim jashta koncepteve dhe sistemeve të
cilat i ka urdhëruar Allahu i Plotëfuqishëm. Pra, Allahu na ka urdhëruar që
ta falim namazin, ta japim zekatin, ta agjërojmë Ramazanin, të kryejmë
haxhin, të urdhërojmë për të mirën dhe të ndalojmë nga e keqja. Pjesa e
fundit i urdhërohet cdo njeriu që e ndien veten musliman dhe që kryen
adhurimet e Allahut. Urdhërimi në të mirën dhe ndalimi nga e keqja, pamarë
parasysh se si e quajnë disa njerëz, është përgjegjësi dhe urdhër për të
gjithë. Dikush mund të thotë se është përzierje profesionesh, por e vërteta
dhe urdhëri i Allahut nuk është për tu kuptuar në këtë formë. Sipas disave
me shkrime dhe analiza fetare duhet të merren vetëm hoxhallarët dhe askush
tjetër. Ndërsa të tjerët duhet që të mirren me gjëra tjera jashta fesë.
D.m.th. mjafton që ka hoxhallar dhe ne aspak nuk duhet të brengosemi për
pozitën e njerëzve në rruzullin tokësor. Ndërsa historia e përhapjes se
fjalës së Allahut në rruzullin tokësor thotë krejt të kundërtën e kétyre
konstatimeve té kétyre njerézve té cilét menzi presin qé dikush té veprojé
né rrugén e Allahut dhe ta etiketojné se po pérzihet né profesione té
ndryshme. Armiqt e Allahut pér ta ndaluar depértimin e fjalés sé Allahut,
thirrésve musliman i thoshin mos u pérzini né kéto gjéra, sepse ju nuk jeni
kompetent, duhet té jeni hoxhallar nése duhet qé té thirrni né rrugén e
Allahut. Ky virus ose ky sindrom ka hyré edhe né mesin e njé grupi té
konsiderueshém té rinjshé né mesin e popullit toné té cilét né vend qé té
pérkrahin té rinjté dhe rininé né thirrje né islam, ata i sulmojné dhe i
nxisin drejté karrierizmit té tyre meskin né rruzullin tokésor. Hasan el
Benna njeriu i cili ndryshoi pamjen e rruzullit tokésor, nuk ishte hoxhé.
Por, ai zgjoi komplet ummetin islam prej gjumit. Edhe né kohén e tij kishte
njeréz té cilét deklaronin se me fené duhet té mirret hoxha dhe jo
tjetérkush. Edhe pse jetojmé né njé kohé té profilimeve dhe specializimeve
té ndryshme muslimanét duhet qé té thérrasin njerézit né islam. Sipas
konstatimeve té disave uné do té béja thirrje né Islam nése komplet i
pérmbahem profesionit tim si ekonomist, do té shkrueja pér kamatén, pér
rrjedhat ekonomike, pér inflacionin, pér dukurité e ndryshme qé ndodhin né
bursa, do rregulloja jetén time financiare, falem pesé heré né dité, nuk i
béj keq askujt, jap zekatin, sadakaté, shkojé né haxh, por nuk shkruaj pér
fe dhe nuk mundohen qé té thérras diké né Islam. D.m.th. duhet té jem njé
musliman i cili i mbahet profesionit, nuk i bén keq askujt, nuk démtoj aské,
jetoj né suaza té njerézve té kéqij dhe duke iu frikésuar karrierés ose
mosardhmérisé sé karrierés sime né kété shtet ku jetojé duhet té hesht dhe
té mos thérras njerézit né Islam. Ndoshta edhe kané té drejté njerézit e
kétillé té veprojné dhe té mendojné né kété formé, ndoshta edhe i pélqen njé
jeté e kétillé. Edhe pse do paraqes njé fshehtési pér lexuesin se njé jeté e
kétillé, me njé karrier té sigurt mu ka ofruar edhe né kété moshé qé kam.
Por, kam refuzuar sepse i frikésohem Allahut dhe jo mosarritjes sé karrierés
time, dhe jo furnizimit tim né kété boté.

32

Si cdo njeri né kété boté qé ka dobési dhe mangési, edhe uné né mesin e tyre
kam dobésité dhe mangésité e mia. Tema e kétij diskutimi éshté pérzierja e
njerézve né profesione té ndryshme. Nése thuhet me qéllime objektive kjo gjé
nga njeréz té caktuar, normalisht se edhe objektivisht do té pranohej pa
kurréfar pengese. Por, kur thuhet nga njeréz té cilét vet kané pérzier
profesionet e tyre dhe né esencé mendojné se nuk kané pérzier se ato kané té
drejté dhe té tjerét jo, atéheré nuk e marrim si objektive konstatimin e
tyre. Koha né kéto zhvillimet e fundit tekniko teknologjike éshté shumé e
shkurt. Éshté béré e pamundur qé njeriu té absorbojé dituri té ndryshme, ose
té jeté njeri me dituri universale nga lémi té caktuara. Edhe pse jetojmé né
njé kohé té kétillé, urdhnat e Allahut nuk zhvlerésohen pasiqé vlejné pér
cdo kohé dhe pér cdo periudhé té njerézimit. Allahu i urdhéron besimtarét qé
té thérrasin né Islam. Dikush késaj thirrje ose urdhéri té Allahut mund ti
pérgjigjet né formé pak ma ndryshe. Pérshembull, béhet ekonomist ose ekspert
i ekonomisé dhe pérmes ekspertizave té tij arriné qé té mbrojé pozitén e
muslimanéve né shoqéri e qé té béj thirrje né té vértetén dhe largimin nga e
pavérteta. Ka njeréz té kétillé qé ekzistojné edhe né shoqériné toné
shqiptare. Por, ka edhe té tillé qé kané shumé keqkuptime, qé shkojné né
xhami, e qé e duan Skenderbeun, qé me dhuné mundohen qé tia imponojné ideté
té tjeréve, qé i néncmojné té tjerét duke i théné se vec se ke qélluar jetim
nuk té ngucé mé shumé se me pas qené pak mé ndryshe do ta kisha treguar
qejfin. Edhe kéta njeréz akuzojné té tjerét se po pérzihen né profesione té
ndryshme duke mos pasur fare friké Allahun dhe urdhérat e Tij se si duhet té
sjellet né rradhé té paré me jetimét e mépastaj me té tjerét. Kéta njeréz té
pérjashtojné prej shoqérisé vetémse nuk iu bindesh mendimeve té tyre, pér ta
éshté e drejté qé té mendojné cdo gjé dhe té veprojné si té duan ata drejté
ideve dhe mendimeve té ndryshme, por éshté e ndaluar qé ti prekésh dhe qé
tia prishésh mendimet dhe ideté e tyre. Edhe pse jané njeréz té miré dhe té
sinqert, por kané shumé keqkuptime mbi jetén, islamin, veprimtariné islame
dhe emancipimin e késaj veprimtarie né suaza kombétare. Pér hir té
nacionalizmit té pérjashtojné prej shoqérie, pér hir té mentaliteteve
kombétare jané né gjendje qé té etiketojné me fjalé té rénda qé vetém
muslimanét mund ti falin.
Uné mendoj se cdo njeri duhet qé té gjejé veten e tij aty ku mund té jap
kontribut. Por, askush nuk ka té drejté té sulmojé njé musliman duke i théné
se po pérzihet né profesione, askush nuk ka té drejté qé ekonomistit Amér
Halid ti thoté se pse ti shkruan pér fe , askush nuk ka té drejté qé
fizicientit Sejjid Kutub ti thoté se ti ke béré gabim qé ke komentuar
Kuranin Famélart, askush nuk ka té drejté qé mendimtarit musliman shqiptar
Behgjet Jasharit ti thoje se ti e ke gabim qé shkruan pér fe, pasiqé nuk je
hoxhé. Askush nuk ka té drejté qé mjekut té njohur Dr.Ali Iljazit ti thoté
se e ka gabim kur bén hutbe pér né xhuma. O ju njeréz, ju lutem leni té liré
njerézit qé jané té lindur shkrimtar té kryejné detyrat e tyre ndaj Allahut
dhe ndaj muslimanéve. Askush nuk ka té drejté qé hoxhés sé nderuar Bashkim
Aliut ti thoté se e ka gabim kur shkruan opinione politike, dhe séfundi
askush nuk ka té drejté qé té riut Hamdi Nuhiju ti thoté se e ka gabim kur
bén njé shkrim fetar pér hir té Allahut xh.sh. O Allah na pastro zemrat
tona, na forco pendén toné, na shto dituriné dhe na mundéso qé té mos
keqkuptohemi nga xhemmati musliman. Té Allahut jemi dhe te Ai edhe do té
kthehemi.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan