Per Pejgamberin Muhamed a.s Jetim ti linde dhe i tille u rrite edukove njerez, megjithese shkrim nuk dite. Tek ti merrnin mesime Qe kur ishe i ri Tek ti linin thesaret Se kishe besnikeri. Kur arrite te dyzetat Dihet mire se cfare ndodhi Allahu i madheruar Pejgamber ty te zgjodhi Te ofruan ty pushetet Por kete e refuzove Te premtuan pasuri perseri ti se pranove. Me pas shume u torturove Nga vendlindja u largove Por edhe atje ku shkove Thirrjen tende se harrove. Ne medine u vendose Nje xhami atje ndertove Thirre njerezit ne besim Edhe kurre nuk u dorezove Kurre nuk the se u lodha Gjithmone njerezit keshillove Ne Islam i vellazerove. Rrugen e drejte ju mesove Bere njerezit qe te njohin Allahun e Madheruar I bere ata qe te kuptonin Qellimin pse jane krijuar. I tregove mbare botes Se nje i bardhe dhe nje i zi Nuk kane asnje ndryshim Perve?se ne devotshmeri. Nuk ndertove grada?ela As organe te pajtimit Por ndetove per te tere Ndertesen e bukur te besimit. Kjo keshtjelle qe ti ndertove Sprishet prej shiut as prej dimrit Ajo do te jete ne kembe Deri ne diten e gjykimit. Keshtjella qe ti ndertove Nuk eshte prone e padishahut Por ne te do te valevitet Flamuri i njehsimit te Allahut. Eshte Drite e Zotit Është dritë e Zotit Rrugën na ndriçon, Nga terri i kobshëm Të gjithëve na shpëton. Më e vleshmja dhuratë Nga i madhi Perëndi, Amanet i parë dhe i fundit Për krijesën njeri. Që nga hazreti Ademi Njeri e pejgamber i parë, Kjo e vërtetë nga All-llahu Përherë është shpallë. Sa herë që njeriu Është tjetërsuar, Pejgamberi i kohës E ka udhëzuar. E ka udhëzuar Njeriun e shkretë, N’udhëkryqe të jetës Sa herë që ka mbetë. Në formën e përsosur Kjo Fe e Vërtetë, Ju shpallë e plotësuar Të Lavduarit-Muhammed. Këtë e dëshmon Kur’ani Fjala e Perëndisë, Të vërtetën e plotësuar Që ia shpalli njerëzisë. Kush është besimtar Le të jetë krenar, Aq më tepër vlen Kur t’jetë atdhetar…! La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ullah. Fjala e dëshmisë Shenjë e dashurisë. Rreze e jetës Thelb’i së Vërtetës. Gur’i besës Shkëndijë e shpresës. Dritë e amshuar Zjarr i pashuar Gjurmë ndër shtigje Urë ndër brigje. Dy emra në fjali Më e shtrenjta stoli. La ilahe il-lall-llah Muhammedur-resul-ull-llah. _________________________________________________________________ Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
