Dituria e vërtetë bazamanet i moralit dhe besimit 
 
 
 
 




Shkruar nga Dr.Hafiz Hajredin Hoxha 
   


Thotë Allahu xh.sh. ne Kuranin famelarte:(Suretu El-Israe.36.)

 
 
“Mos iu qas asaj për te cilën nuk ke njohuri, pse te dëgjuarit, te pamet dhe 
zemra, për te gjitha këto ka përgjegjësi.” 
Allahu xh.sh. me ketë ajet kur’anor qartazi na ndalon qe te ndjekim ndonjë ide 
apo besim përderisa nuk kemi argument te forte dhe te sigurte rreth qeshtjes ne 
fjale, qofte ai argument ne aspektin e besimit apo te moralit.
Ky ajet kur’anor përmban edhe një ligj tjetër, e ai është qe dituria e sakte 
dhe e vërtetë duhet te jete kriter për te gjitha problemet ne tere sferat e 
jetës.
Çka do te thotë fjala dituri (Ilm) ? Apo çeshte dituria?
 
Dituria është: te dish ose te kuptosh diçka ashtu si është ne realitet, qofte 
ajo çështje konkrete apo abstrakte. Pa dyshim, supozimet nuk mund ti quajmë 
dituri, mirëpo këto janë rruge qe na shpijnë ne dituri, e ne ende nuk e kemi 
kaluar ketë rruge.
Ku qëndron mençuria ne ketë qeshtje? dhe çfarë demi i sillet njeriut nëse ai i 
mbyll sytë e tij nga realiteti dhe argumentet e vërteta?
Përgjigjja është se ky ligj-vendim ka lidhshmëri te forte me vendimin themelor 
para këtij vendimi, e ai është domosdoshmëria e besimit ne Allahun xh.sh. dhe 
nënshtrimi ynë ndaj ligjeve te Tija.
Për te arritur deri te besimi ne Allahut xh.sh. duhet te ndiqet rruga e 
diturisë se sakte dhe e bindjes se forte, dhe t’iu shmangemi supozimeve dhe 
mendimeve te pa baza, përndryshe po te ndiqej kjo rruge e dyshimte, kishte me 
qene tejet e rrezikshme.
Shkaku i devijimit te ateisteve ne qeshtjen e ekzistencës se Allahut xh.sh. 
është kjo, d.m.th.: bazimi i tyre ne supozime dhe ideja te pa baza ( dhunun ), 
e jo ne dituri te vërtetë.
Ndërsa shkaku i mosdevijimit te besimtarëve, dhe besimi i tyre ne Allahun 
xh.sh. është se ata kanë qene dhe janë te bazuar ne (ilmul-jekijm) dituri te 
vërtetë dhe këta te tillët i ka përmendur Allahu xh.sh. ne Kuran.
Çka u cek me larte ishte një mençuri, ndërsa mençuria tjetër është se: njeriu 
influencohet nga ambienti i tij se ku jeton, dhe ne te shumtën e rasteve i 
nënshtrohet mendimeve dhe supozimeve te ndryshme çka janë te pa baza, si p.sh. 
fjale vjen: dyshimi i tij për dike tjetër, rezistenca e tij ndaj dikujt tjetër, 
egoizmi, epshet dhe qëllimet e tija te ndryshme. Me kësi lloji problemesh 
ballafaqohen popujt dhe njerëzit. E shpëtimi i njeriut nga këto kurthe dhe 
gracka është qe ai ta pastroj kokën dhe zemrën e tij nga këto mendime te 
dyshimta dhe te pa baza. Ndonjëherë njeriu e urren dike tjetër dhe i 
nënshtrohet ligjeve te mendjes se tij dhe fillon te flasë kundër tij, tjetri 
ballafaqohet me ndonjë problem te kësaj jete dhe fillon ta gjykoj mendjen e tij 
se si te shpëtoj nga ky preokupim, tjetrin e mundon fanatizmi familjar ose 
fisnor dhe lufton ndaj dikujt tjetër për ketë fanatizëm familjar ose fisnor, 
duke mos u bazuar ne( hak )-ne realitet dhe ne te vërtetë etj. Kjo dukuri apo 
kjo sëmundje konsiderohet një lloj robërie e cila është ma e rrezikshmja, kur 
logjika e vërtetë dhe mendja e kulluar e cila nuk gjykon sipas diturisë se 
vërtetë i robërohet dhe i nënshtrohet problemeve te kësaj jete.
Si te lirohemi nga kjo robëri dhe si te shërohemi nga kjo sëmundje, dhe kah 
t’ia mbajmë? Lirimi nga kjo robëri vjen kur njeriu mbështetet dhe bazohet ne 
peshojën e diturisë se vërtetë dhe kërkon ndihme me mjete te cilat Allahu 
xh.sh. e pajisi njeriun: mendja, te dëgjuarit, te shikuarit dhe shqisat tjera. 
Kur njeriu fillon ti përdor këto mjete duke ia pasuruar dhe zgjeruar diapazonin 
e tyre, atëherë si rezultat i kësaj dot jete, se efekti i atyre problemeve ne 
ambientet e ndryshme çka u tha me pare, dot reduktohet, dhe nuk do te ndikon 
negativisht.
S’do mend se ata te cilët janë te dyshimte dhe labil, ata janë me larg nga 
fusha e diturisë se vërtetë, e ndërsa ata te cilët merren dhe ballafaqohen me 
dituri dhe me qëllime te sinqerta ata janë me afër hakut dhe ma stabil.
Shkaku i rendesise se mendjes dhe i shqisave tjera ka qene, qe njeriu është 
obliguar me amanetin me te madh i cili dot përgjigjet para Allahut xh.sh. nëse 
e humb atë, gjë qe edhe Ajeti Kur’anor e flet ketë qartazi, dhe qe ai person 
nesër dot llogaritet për këto te mira nga Allahu xh.sh. Thote Allahu xh.sh.” 
pse te dëgjuarit, te pamet dhe zemra, për te gjitha këto ka përgjegjësi.” 
Suretu El-Israe.36.
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan