Biseda fetare-15   http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=603

*Shkruan: Hamdi NUHIJU*

33

" Vendosa në emër të Allahut të fal sunnetin e namazit të drekës, në kohë u
ktheva kah kibla."( Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.33)
Shpirti i njeriut dhe trupi i tij e gjejnë qetësinë dhe rehatin në namaz.
Këto dy komponente nuk dalin jashtë qetësisë dhe rehatisë poqese nuk e falin
namazin në kohë dhe me rregull.
Në dy Sahihët, transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s kur hapte
namazin thoshte:" O Allah, më largo nga gabimet e mia ashtu siç ke larguar
lindjen nga perëndimi. O Allah, më pastro nga gabimet e mia ashtu siç
pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia! O Allah, laji gabimet e mia me
ujë, borë dhe akull!"( Shiu i rrëmbyer i fjalës së mirë, Ibën Kajjim
el-Xhevzi, Tiranë,2006, fq.144) Pra, Pejgamberi s.a.v.s hapte çdo namaz të
tij me këto fjalë të cilat depërtojnë thellë në zemrën dhe shpirtin e çdo
njeriu. Njeriu më i dashur i Allahut edhe sunnetin e namazit të drekës e
hapte me këto fjalë mallëngjyese dhe këto ndjenja të cilat e ngritnin
shpirtin e tij lart mbi qiej. Prej kësaj lutje ose duaje a mund që të ketë
ndonjë kontakt trupi dhe shpirti i njeriut me përditshmërinë? Mesiguri se ne
të cilët e kuptojmë se para kujt dalim dhe i kërkojmë që të na pastrojë
shpirtërat tonë prej cytjeve të djallit të mallkuar, mesiguri që ne veprojmë
në këtë formë si veprojë Resulullahi s.a.v.s. Është me rëndësi të dihet se
sunneti i namazit të drekës është një shtyllë prej shtyllave që mban fort
lidhjen tonë me Allahun në rradhë të parë e mëpastaj me Resulullahin
s.a.v.s. E është bërë praktik e disa muslimanëve të moderuar që sunnetin e
namazit të drekës të mos e falin dhe të presin ta falin direkt farzin dhe
menjëherë të ikin për në shtëpi ose ti kryejnë punët e tyre të përditshme.
Kjo praktik patjetër që duhet të ndryshojë nëse duam që raportet tona me
Allahun ti kemi ashtu si do Allahu dhe rruga e drejtë e jo ashtu si do
djalli i mallkuar që ne ti kemi raportet me Allahun. Nëse nuk ndryshon
atëherë shpirti jonë për shumë kohë do të lëngojë nga sëmundjet dhe veset të
cilat i nxitë djalli i mallkuar. Ne do të kemi një jetë të ç`rregulluar dhe
e gjithë veprimtaria jonë do të hasë në probleme dhe sfida të rënda. Disa
njerëz e shohin me përtesë faljen e sunnetit të namazit të drekës, e kur e
shohin me përtesë këtë gjë, atëherë ato njerëz pritojnë që të falin edhe
namazet tjera. Ose edhe ndoshta falen, vetëm sa për ta hjekur obligimin prej
supeve, ndërsa nuk i përmbahen asnjë rregulle dhe nuk shohin asnjë ndishmëri
në namazin e tyre. Forma mekanike e realizimit të sunnetit të namazit të
drekës është formë e cila nuk duhet që të bijë ndesh me formën shpirtërore
ose të brendshme. Ne vlojmë prej brenda, prej halleve dhe cytjeve të
ndryshme që na ndodhin në jetë dhe aspak nuk ndryshojmë edhe kur hyjmë të
falim sunnetin e namazit të drekës. Ne vlojmë edhe atëherë kur neve na
sygjerojnë njerëzit që të veprojmë sipas tekave të tyre, ndërsa aspak nuk
brengosemi se na ikën sunneti i namazit të drekës pa u falur. Gjithmonë
gjejmë arsye të llojllojshme për t`i ikur faljes së sunnetit të namazit të
drekës dhe gjejmë arsye të llojllojshme për të qenë pranë të dashurave tona.
Nëse nuk e duam Allahun dhe Resulullahin s.a.v.s. si mund që ti duam
njerëzit, nënën, gruan e fëmijët? Ne i gënjejmë se i duam njerëzit kur nuk e
duam Allahun dhe Resulullahin s.a.v.s. Hipokrizia e njerëzve mund të
shprehet edhe në këtë formë e cila është mjaft e përhapur në rrethet tona ku
jetojmë. Ne nuk falim sunnetin e namazit të drekës a thuam se e duam
Resulullahin s.a.v.s., ne nuk falim fare namazin a themi se e duam Allahun,
nuk kujdesemi që të falim namazin në kohë, ndërsa shprehemi se ne do fitojmë
xhennetin etj. Allahu na mundësoft që të gjitha sunnetet e namazit të drekës
ti falim në kohë dhe të përqëndrohemi me trup e me shpirt gjatë faljes së
sunneteve të namazit të drekës dhe të namazeve tjera.
34

"Vendosa në emër të Zotit të Madhërueshëm për të falë farzin e drekës, në
kohën e vet, u ktheva kah kibla."( Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.34)
Kjo rrugë të cilën ne e ndërtojmë me veprat dhe jetën tonë duhet të jetë
gjithmonë në vijë të drejtë me realizimin e urdhnave të Zotit. Nëse ndjekim
diskurset e kundërta me këtë vijë, atëherë ne tentojmë që të zhdukim vlerat
njerëzore në vet jetën tonë. Sepse përgjegjësia e faljes së namazeve është
për njerëzit dhe jo kafshët, e nëse ne i ikim kësaj përgjegjësie kemi
tendencë që ti përngjasojmë krijesave të cilat i përmenda në fillim të kësaj
fjalie. Paramendo njeriun i cili delë para Allahut xh.sh. duke iu lutur dhe
duke kërkuar ndihmë prej Tij? Ky njeri kur hynë në farzin e namazit të
drekës harron jetën në këtë botë dhe hynë në botën e qetësisë, harmonisë dhe
dëshirës. Ai i frikësohet Allahut dhe me këtë frikë mundohet që në formën sa
më të mirë të kryej faljen e namazit të drekës. Përderisa mundohet që në
këtë formë të kryej farzin e namazit të drekës, ai padyshim se do të jetë
një njeri prej të përgëzuarve me xhennet. Njerëzit duhet që të ndërtojnë
jetën e tyre përmes veprave të mira dhe duhet që të menjanojnë prej jetës së
tyre të gjitha ato vepra ose dukuri të cilat nxisin që ai të gjendet në një
përballje ose sfidë e cila kreiron metodologji të largimit të tij rreth
kësaj rruge. Prandaj, ky njeri duhet që namazin e tij ta falë në emër të
Zotit dhe në kohë të caktuar. Veprimtaria njerëzore është e shumëllojshme
saqë këto njerëz gjejnë arsye për mosfaljen e namazit në kohë se nuk kanë
kohë e janë të nxënë. Në esencë nëse analizojmë faljen e namazit dhe
qëllimin e tij do të kuptojmë se kjo arsye e disa njerëzve është aq
paradoksale saqë edhe qiejt do të qesheshin me një arsye të këtillë. Koha
është ajo që na dha Zoti dhe Ai na mundësoi që në kohë të jetojmë dhe në
hapësirë. Falja e namazeve e sidomos e namazit të drekës në kohë është ajo
që na urdhnohet prej Allahut të Lartësuar i cili krijoi edhe kohën.
Njeriu në farzin e namazit të drekës duhet që të hyjë i lirë dhe pa pengesat
e kësaj jete. Ai duhet që komplet mendjen dhe trupin e tij ta çliroj dhe të
orientohet drejtë kryerjes së këtij riti i cili për njerëzit që kanë mend
dhe logjikojnë nuk është gjë lodhëse, por më shumë është një identitet i
cili ndryshon rrjedhat e jetës së tij për shumë vite. Reflektimi i
kënaqësisë sonë në namazin e drekës e më saktësisht në farzin e namazit të
drekës ku jemi bashkë me xhemmatin dhe ku bashkarisht i drejtohemi një Zoti
të vetëm, është i dukshëm edhe në përditshmëri. Në këtë namaz nuk ka ndasi
politike, e as sociale, të gjithë kryejmë ritet njejtë para Allahut të
Plotëfuqishëm. Të gjithë në kohën dhe vendin e caktuar, të drejtuar kah
drejtimi i njejtë falin farzin e namazit të drekës, duke iu lutur Allahut
xh.sh. për paqe, mirësi, dashuri, rrespekt e shpërblim në dynja e në ahiret.
Të bardhë e të zi, puntor krahu e profesor univerziteti, pleq e të rinjë,
shqiptar e jo shqiptar, të gjithë para Allahut të barabart me gjuhën e bukur
të namazit e cila nuk njeh nacionalizma e cila nuk pranon asnjë antologji të
fjalës së humbur të krijimit të kombeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

35

" Vendosa në emër të Allahut të fal sunnetin e namazit të drekës, në kohë, u
ktheva kah kibla."( Dritat e zemrës, Tetovë,2007, fq.34)
Ky sunnet i namazit të drekës dallon prej sunnetit të parë ose para farzit
të namazit të drekës. Sunneti para farzit të namazit të drekës falet në
katër rekatë, ndërsa ky pas farzit të namazit të drekës është dy rekatësh.
Thjeshtë është një përmbyllje dhe një përkujtim i mirë i riteve tona
drejtuar Allahut xh.sh. Forma më e përshtatshme dhe më e mirë e këtyre
riteve është përmes faljes dhe bërjes së rukusë e sexhdes tonë. Besimtari
pastron shpirtin dhe ndjenjat e tij kur është në sexhde, pasiqë gjendet më
afër Allahut xh.sh. Ai përmes këtij veprimi arrinë që të forcoj ndjenjat e
tij prej të gjitha stuhive të djallit të mallkuar që ekzistojnë dhe do të
ekzistojnë në rruzullin tokësor. Ai bëhet imun karshi të gjitha lëvizjeve të
këtilla të cilat mundohen ta mposhtin atë. Kulmi i përsosmërisë së një
namazi është përfundimi i saj përmes faljes dhe në fund dhikri i përbashkët
që bëhet me xhemmatin musliman.
Sunneti i fundit i namazit të drekës është një galaktikë e cila qëndron mbi
vezullimin e mendjes dhe shpirtit të çdo besimtari. Nuk është galaktikë pa
shtylla, pasiqë shtyllë e kësaj galaktike është vet besimtari i cili me
vëmendjen më të madhe i drejtohet Allahut Fuqiplotë për ndihmë dhe falje.
O Allah na mundëso që të mos na ikë asnjë namaz i drekës në jetën tonë pa e
falur në kohë dhe me xhemmat. Amin !

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan