*Përshpëritja e shpirtit*
Shkruan: Fejzullah Arifi
A vërtetë mendoni se do ta kisha marrë me aq seriozitet shoqërimin tim me
ju, në këtë jetë, ku, konfliktet dhe zënkat janë gjëra të përditshme, dhe të
bëjnë ta humbasish durimin aq të nevojshëm për vazhdimin e udhëtimit të
amshueshëm, sekondat e para të së cilit janë shumë më të gjata se të gjithë
jetrat tuaja së bashku.
Vallë po të isha bërë aq mendjelehtë sa të kisha harruar që jam vetëm
në një fillim të posa filluar, do ta mendoja çdo brengosje të kësaj bote si
një fund dhe kalim në botën e harresës dhe hiçit, atëherë pa dyshim do të
isha bërë më i humburi i këtij fillimi dhe i atij pambarimi, por ndërgjegjja
se ai pambarim është në vetë fillimin e tij, atëherë kjo më bën të
ndërgjegjshëm se sa të kota do të ishin brengosjet dhe pikëllimet e mija të
cilat ndoshta do të ma kishin përvetësuar vëmendjen dhe do të më
nënshtronin, të shkallmuar e të sfilitur mbi këtë tokë të ftohtë e të
pashkëlqim, duke më lënë të ngunjuar dhe pa fuqi ngritësë drejt lartësive të
pafundshme dhe spektakulare me shkëlqimin dhe surprizat të njëpasnjëshme që
e shoqërojnë këtë udhëtim drejt të vërtetës, Krijuesit të vetëm dhe absolut,
drejt Atij që nuk është i krijuar por krijon çdo gjë, që nuk ka lindur por i
dha jetë çdo gjëje, të Atij që nuk është nevojtar por të gjithëve ua
plotëson nevojat. Pra si mund ta humbasi këtë udhëtim që në fillimin e tij,
e të fundosem thellë në brengosjet dhe pikëllimet e kësaj bote ku vuajtjet
dhe shqetësimet janë shoqëruesit të pandashëm dhe më besnik. Sa e pakuptim
do të ishte sikur ta bëj këtë, kur ende portat e kthimit dhe të shpresës
janë të hapura para meje, vallë pse duhet të pres? Jo, pritja nuk ka kuptim.
Atëherë do ta shfrytëzoja të përkohëshmen në të mirë të së amshueshnmes. Sa
do që të përsëriten gjërat në të përkohëshmen nuk janë tjetër pos një fillim
që do të gëlltitet nga e amshueshmja në një moment të vetëm dhe nuk do të
duket më kurrë.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---