Islami në Maldivë

*johje e shkurtër me Maldivën*

Republika e Maldivës konsiderohet si një arkipelag në formë drejtkëndëshi,
ku dominojnë ishuj të shumtë koralorë, të cilët shtrihen në Oqeanin Indian.
Republika e Maldivës shtrihet në jugperëndim të Indisë dhe Sri Lankës. Ky
vend përbëhet nga më shumë se 1000 ishuj të ndarë në 19 krahina, (në ujdhesa
të ndara).

Kryeqyteti i Maldivës është "Mali" dhe shkruhet:
"Maleh"1<http://www.klubikulturor.com/tema/2009/islami_ne_maldive.htm#_ftn5>.


Banorët e Maldivës flasin gjuhën e tyre, të ashtuquajtur "Sunhali" si dhe
gjuhën angleze, mirëpo si gjuhë zyrtare konsiderohet gjuha "Sunhali". Gjuha
arabe konsiderohet si gjuhë e tretë e këtij vendi, e cila është e përhapur
te dijetarët dhe te studentët e mësimeve islame. Banorët e vendit janë të
ndarë në tri raca (origjina):

1- Racë Sunhali
2- Racë Dirafdi|
3- Racë 
Arabe2<http://www.klubikulturor.com/tema/2009/islami_ne_maldive.htm#_ftn5>

Kur flasim për besimet fetare si dhe shkollat juridike në shtetin e
Maldivës, mund të themi se të gjithë banorët e këtij vendi i përkasin
besimit islam dhe praktikojnë shkollën juridike shafiite (medhhebin
shaafii). Po ashtu, në këtë vend, krahas muslimanëve, vërejmë një numër të
vogël besimtarësh të krishterë. Banorët vendas, për të gjitha problemet dhe
çështjet e tyre jetësore gjykohen sipas legjislacionit islam. Meqenëse feja
islame është fe zyrtare e shtetit, nuk ua lejon të drejtën e kombësisë atyre
që janë jomuslimanë. Banorëve të Maldivës që u përkasin feve të tjera u
lejohet e drejta e qëndrimit ne këtë vend si dhe e drejta e
punësimit3<http://www.klubikulturor.com/tema/2009/islami_ne_maldive.htm#_ftn5>.


Maldivë është vendi i dytë islam pas Indonezisë. Është shtet republikan.
Dikur ishte nën sundimin e Britanisë së Madhe dhe në vitin 1965 fitoi
pavarësinë. Është vend shumë i nxehtë dhe me lagështirë. Ekonomia e Maldivës
është e varur nga peshkimi dhe turizmi. Po ashtu ka të ardhura në fushën e
pemëtarisë, si: arrë indie dhe fruta, ndërsa përqindja e punimit të tokës
është vetëm 10%. Ndërsa 80% e fuqisë punëtore është e përqendruar në
sektorin e peshkimit. Të ardhurat vjetore për një person arrijnë shumën:
600$. Rinia e Maldivës është e shkolluar. Vetëm 7% nuk njohin shkrim
leximin.

Dikur, banorët e Maldivës kishin pranuar Budizmin. Prezencën e kulturës dhe
traditës budiste në Maldivë e vërtetuan gjurmimet e lashta arkeologjike, të
bëra gjatë mijëvjeçarit të parë. Tani ka mbaruar zbulimi i disa statujave
dhe ikonave budiste dhe ky zbulim nxiti shtimin e marrëdhënieve të mira
kulturore mes Maldivës dhe
Indisë.4<http://www.klubikulturor.com/tema/2009/islami_ne_maldive.htm#_ftn5>

Në vitin 85 hixhrij (704 të erës sonë) u ndriçuan ishujt e Maldivës me
dritën e Islamit. Feja islame u përhap përmes tregtarëve arabë, të cilët
kishin arritur në ato ujdhesa dhe në mes të shekullit pesë hixhrij, banorët
e Maldivës në përgjithësi përqafuan fenë e vërtetë islame, së bashku me
mbretin (sulltanin) e këtij vendi. Thirrësi (daa'i) që derdhi mundin e tij
në hapjen e Islamit ishte "Ebu El-berekaat Juusuf El-beririj", i cili kishte
ardhur në Maldivë nga popujt e "Berir El-kaatinin" në Afrikën Veriore. Dhe
Sulltani i Maldivës e emëroi veten e tij më emër islam: Muhammed bin
Abdilah, pasi emri i tij para ardhjes së Islamit ishte: (Taaruumaa Santaaraa
Sexhiinaanuu –طاروما سانتارا سجينانوا).
Për këtë arsye, ky vend konsiderohet prej shteteve të cilat e pranuan
udhëzimin islam me këshillë dhe shembuj të mirë.

* Shënim i 
përkthyesit*5<http://www.klubikulturor.com/tema/2009/islami_ne_maldive.htm#_ftn5>

Shteti i Maldivës është vend me një sipërfaqe të vogël gjeografike. Numri i
saktë i ishujve është 1192. Prej tyre, 200 janë të banuar me banorë vendas,
kurse 87 të tjerë janë vetëm për relaksifikime dhe vizitorë të huaj, e
veçanërisht për vizitorët evropianë. Sipas burimeve gjeografike, Republika e
Maldivës ka 26 rajone, mirëpo vetëm 19-të prej tyre administrohen nga ky
shtet dhe për këtë arsye autori i librit, Muhammed Awed, ka cekur vetëm 19
si ishuj dominues të këtij vendi. Presidenti i këtij vendi ka mbaruar
studimet në Egjipt dhe në pasaportën e Maldivës në gjuhën arabe shkruan:
Republika e Maldivës.


 Përktheu: Mr. Fehim Dragusha
25.1.2009
www.klubikulturor.com
------------------------------

  1*  *Maldivë është emër arab*. *
  2  Meshhur Hassen Hamud, *Faqe 338*.
 3 Abdullah Mubeshir Ettarazi , *Faqe 92 –**93* .
  4  Abdullah Mubeshir Ettarazi, *Faqe 93* – Shih edhe Meshhur Hassen Hamud,
*Faqe 339*  .
  5Këto të dhëna i kam marrë nga shoku im, Rifaan Ahmed, banor i Maldivës
dhe student në Fakultetin e Edukimit pran Universitetit të Bruneit. Pra,
shënimet që kam sjellë këtu janë të sakta dhe ajo që më shtyu në këtë ishte
se  autori M . Awed në punimin e tij kishte sjellë shënime, mirëpo jo të
mjaftueshme

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan