*Prostitucioni (Zinaja)
*

 Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Krijuesit të mbarë botëve. Atë e
falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Përshëndetjet më
të përzemërta qofshin mbi të Dërguarin e njerëzisë, Muhamedin alejhi selam,
mbi familjen e tij të dashur, mbi shokët e tij të ndershëm dhe mbi të gjithë
ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij gjer në Ditën e Llogarisë.

Sëmundja shoqërore e cila quhet "prostitucion" ka marrë hov të madh, sidomos
në kohën e fundit, pothuajse në tërë botën. Më e keqja është se po merr hov
të madh edhe në vendin
tonë.1<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn1>

Një sëmundje e tillë nuk ka qenë aq e përhapur në trojet tona shqiptare.
Islami i ndërpret rrugët të cilat çojnë drejt kësaj vepre të turpshme, të
pamoralshme dhe rreptësisht të ndaluar. Feja islame ndalon edhe nga të
gjitha ato rrugë të cilat të çojnë në këtë krim të turpshëm. Islami ndalon
shikimin me qëllim epshi, prekjen, llafosjen me qëllime të tilla, nëpërmjet
të cilave njeriu bie në këtë vepër të ligë. Kjo sëmundje shoqërore ka
përfshirë më tepër popujt e arsimuar dhe me kulturë të lartë, të
ashtuquajtur me kulturë perëndimore, sesa popujt që janë në nivel më të ulët
të kulturës. Në këtë kohë tejet të vështirë, njerëzimit po i kanoset rreziku
i dekadencës dhe i deformimit të pjellës njerëzore po nga kjo sëmundje
shoqërore. Prostitucioni, qoftë ai në shtëpi publike ose në mënyrë ilegale
po merr përmasa të gjera ndër radhët e rinisë, sidomos të asaj shkollore.
Kjo vepër aq e shëmtuar dhe e dobët është e palejuar dhe dënohet nga etika
dhe mjekësia. Edhe feja e sheh me përbuzje, e sidomos feja islame e gjykon
si krejtësisht të ndaluar veprën e prostitucionit. Islami në të gjitha
mënyrat dëshiron që kjo sëmundje të evitohet e të mos ekzistojë në radhët e
besimtarëve. Për këtë Allahu xh.sh. thotë:

* "Mos iu afroni imoralitetit, sepse është me të vërtetë një rrugë shumë e
keqe."*2 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn2>
*

I nderuar xhemat**!*

Me ajetin e lartpërmendur, Allahu xh.sh. së pari na bën me dije që të mos i
afrohemi imoralitetit, ngase dëshira për të bashkuarit e gjinive të kundërta
ka aktivizuar dhe aktivizon shumë energji, emocione, synime, shpresa por
edhe shpirtligësi. Sot në botë po ndodhin shumë vrasje, grabitje, dhunime,
vetëm e vetëm duke mos pasur mbështetje te Krijuesi i gjithësisë dhe
mospasja frikë prej Tij. Po ashtu, Allahu Fuqiplotë në suren Furkan, thotë:
* "Edhe ata që pos Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër, nuk e vrasin njeriun
që Allahu e ka ndaluar përveç kur meriton dhe nuk bëjnë zina (kurvëri),
ndërsa kush i bën këto ai gjen
ndëshkim."*3<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn3>

Pejgamberi alejhi selam thotë: "*Tre grupeve të njerëzve Allahu xh.sh. nuk
do t'u flasë në Ditën e Gjykimit, nuk do t'i pastrojë (për xhenet), e as nuk
do t'i shikojë ata dhe ata do të kenë dënim të rëndë (të dhimbshëm dhe të
madh): plakun lavir, mbretin rrenacak dhe të zotin e shtëpisë
mendjemadh."*4<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn4>

Po ashtu, i Dërguari alejhi selam thotë: *"Sa herë që kurvëria është shfaqur
te një popull, aty janë përhapur sëmundje që nuk ishin të pranishme në kohën
e stërgjyshërve të tyre."

*Gjithashtu edhe në hadithe të tjera është përmendur zinaja (prostitucioni),
ndaj dhe kur është pyetur i Dërguari alejhi selam se cili mëkat është më i
madh, ai ka thënë: "*T'i bësh Allahut shok kur Ai të ka krijuar. Pastaj
cili? Të mbysësh fëmijën tënd duke pasur frikë se mos po ushqehet me ty.
Pastaj cili? Të bësh zina me gruan e
fqinjit."*5<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn5>
*

"Ai që bën zina (kurvari) nuk është besimtar në kohën kur bën prostitucion
(kurvëri)..."*6<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn6>

Pasojat e prostitucionit janë shumë të mëdha, prandaj nuk është e tepërt që
të njihemi me disa sëmundje sipas burimeve mjekësore. Më të rrezikshmet
janë: sida (AIDS), sifilizi, gonorreja etj. Këtë më së miri e elaborojmë me
një thënie të Dr. Fourner, i cili thotë: "Gruaja e një të sëmuri nga
sifilizi kishte lindur nëntëmbëdhjetë fëmijë, prej të cilëve 5 kishin lindur
të vdekur, kurse të tjerët kishin vdekur pas 1-6 muajsh jetë." Masat e gjera
të popullatës, pjesëtarët e Islamit të vendit tonë, e në veçanti rinia, i
njohin shumë pak pasojat që vijnë nga binaja (prostitucioni). Prostitucioni
i zgjeruar në një popull sjell fatkeqësi, pakënaqësi, shton numrin e të
papunëve([7]<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn7>
), të cilët janë në gjendje të bëjnë çmos kundër rendit shoqëror dhe
parimeve fetare. Prostitucioni humb të gjitha vlerat morale. Për këtë kemi
thënien e të Dërguarit alejhi selam, i cili thotë: *"O ju muslimanë, ruajuni
nga imoraliteti, sepse nga ai vijnë të gjitha të këqijat. Në këtë botë të
ikën fytyra, të shkurtohet jeta dhe të ndjek pas varfëria, ndërsa në botën
tjetër të pret zemërimi i Allahut të Madhëruar, llogaria e keqe dhe
ndëshkimi me zjarr."**


Xhemat i nderuar!*

Në fund, duhet të jemi të vetëdijshëm se Allahu i Madhërishëm na ka mësuar
se çfarë të veprojmë me laviret dhe lavirët, kur ata kapen duke bërë kurvëri
dhe njëherazi na mëson se me kë duhet të martohen ata që bëjnë prostitucion.
Ja se çfarë thotë Krijuesi Fuqiplotë kur është fjala për dispozitat e
Allahut: * "Laviren dhe lavirin rrihini secilin prej tyre me nga njëqind të
rëna dhe mos u tregoni zemërbutë ndaj tyre në këto dispozita të
fesë."*8<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn8>

Për sa i përket lidhjes martesore Allahu e ka treguar mjaft bukur në ajetin
vijues, ku thotë: * "Laviri nuk duhet të martohet me dikë tjetër, vetëm me
ndonjë lavire ose idhujtare e me laviren nuk duhet të martohet askush tjetër
përveç ndonjë laviri apo idhujtari. Ajo është e ndaluar për
besimtarët."*9<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftn9>

Falënderimi i qoftë Allahut xh.sh., i Cili na bëri prej besimtarëve të
drejtë dhe përmes argumenteve të Tij na tregoi se çfarë pasojash na sjell
kjo rrugë e keqe dhe e shëmtuar. Në të njëjtën kohë e lusim Allahun xh.sh.
që të na ruajë ne dhe të gjithë besimtarët nga kjo vepër e shëmtuar. Amin!


Përgatiti: Mr. Fehim Dragusha
25.1.2009
www.klubikulturor.com

  1 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref1> Nga
aktivistë ndërkombëtarë e vendorë për të drejtat e njeriut është vërtetuar
se "në Kosovë ka prostitucion dhe ka edhe klientelë". Qindra e ndoshta me
mijëra vajza të reja po kalojnë në Kosovë kalvarin e "zanatit më të vjetër
në botë". Mosha mesatare e tyre, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim
(IOM), është 23 vjeç, ndërsa rrugëtimi i pjesës dërmuese të tyre është i
ngjashëm me të gjitha rrugëtimet e shoqeve të tyre nëpër botë, vetëm se në
Ballkan duket që shkalla e "egërsisë" së bosëve  është më e madhe. Policia e
Kosovës, që drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ka zbuluar disa
shtëpi publike nëpër qendra të ndryshme të Kosovës. Janë arrestuar në vitet
e pasluftës disa dhjetëra persona, ndërsa mbi 100 femra janë riatdhesuar me
ndihmën e IOM-it.
   2 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref2>Kurani,
El-Isra; 32.
   3 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref3>Kuran,
Furkan; 68.
   4 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref4>Muslimi
1/102, 103 nr: 107; Nesaiu 6/86.
   5 
<http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref5>Transmeton
Buhariu v. 8, f. 163, nr: 4477: Muslimi v. 1, f. 90, nr: 86;
Tirmidhiu nr: 3181; Nesaiu v. 7, f. 89; Ebu Davudi nr: 2310 dhe Imam Ahmedi
1/280.
   6 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref6>Buhariu
5/119 nr: 2475; Muslimi 1/76, nr: 57; Ebu Davudi nr: 4689; Tirmidhiu
nr: 2627; Nesaiu 8/64.
  7 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref7>
 Statistikat
thonë se 70 për qind e këtyre femrave në vendet e tyre kanë marrë paga më të
vogla se 20 euro në muaj, prandaj ato bëhen lehtë pre e agjencive të
ndryshme, edhe "turistike". Shumë prej tyre besojnë se do të shkojnë në
Gjermani, Francë apo Itali për të punuar si kujdestare fëmijësh apo si
kameriere, por përfundojnë në Kosovë. Ndërkaq, 48 për qind e prostitutave të
ardhshme rekrutohen nga vetë femrat, të cilat pastaj ua dorëzojnë ato
"kodoshëve", që vazhdojnë rrjetin ndërkombëtar. Rreth 71 për qind e femrave
që punojnë në Kosovë pohojnë se u janë nënshtruar abuzimeve seksuale të
"bosëve" dhe miqve të tyre menjëherë pasi janë futur në këtë rrjet.
Atyrezakonisht u merren dokumentat e identifikimit dhe mbahen në vende
të
mbyllura. Gjashtëdhjetë për qind e tyre pohojnë se kushtet në të cilat
jetojnë e punojnë në Kosovë janë tepër të rënda dhe të dhunshme. Shumë prej
tyre kanë pohuar se janë ushqyer shumë keq (shpeshherë vetëm me një
hamburger në ditë), janë detyruar të kenë marrëdhënie seksuale me shumë
persona brenda një dite, ndërsa paratë u janë marrë (dhe u merren) nga
bosët. Një e re nga Moldavia, para se të riatdhesohet, ka pohuar se "është
rrahur pamëshirshëm nga bosët, të cilët e kanë shitur e stërshitur disa herë
me radhë".
   8 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref8>Kur'an,
Nur; 2.
   9 <http://www.klubikulturor.com/hytbe/2009/prostitucioni.htm#_ftnref9>Kur'an,
Nur; 3.

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan